Gjykata Kushtetuese vendos në bazë të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese vendos në bazë të Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese vendos në bazë të Kushtetutës

Muhamet Kelmendi

  • 29 March 2021 - 16:50

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

 Në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë e subjekteve juridike parlamentare, e grupit të qytetarëve, e Avokatit të Popullit dhe të Presidentit të bëjnë padi për kushtetutshmëri. Pra, nuk është asgjë e re, pse Lista Serbe e ka dërguar në Gjykatë padinë dhe pse kërkon "dy" ministri.

Në Kushtetutën e Kosovës, neni 96, paragrafi 3, qëndron: "Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër jo shumicë në Kosovë.

Nëse janë më shumë se 12 ministri, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë". Nga ky përkufizim kushtetues vërehet se në Kosovë kur ka mbi 12 ministri, minoritetet i kanë tre ministri. Mirëpo kjo nuk i takon vetëm minoritetit serb.

Ministri i tretë mundë të jetë ashkali, rom, turk, egjiptian, boshnjake etj. Jo, pra, domosdo vetëm serb.

Unë nuk di sa ministra i kanë minoritetet. Por, nëse nuk janë 3 ministra kur Qeveria e Kosovës i ka mbi 12 ministri, Gjykata do të kërkon që edhe një ministër nga ndonjë komunitet jo shumicë të caktohet në Qeveri.

Tash a është ministri nga komuniteti rom, turk, egjiptian, ashkali, boshnjak a serb, varet nga Qeveria. Gjykata nuk mund të obligon Qeverinë që këtë a atë ministër, të këtij a atij komuniteti, të caktohet nga Qeveria në Ministër të tretë të komuniteti Qeveria është e lirë për të vendosur mbi ministrin e tretë në Qeveri dhe askush nuk mund të detyron përkatësinë nacionale të Ministrit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".