Dakord me z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së!

Dakord me z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së!
Dakord me z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së!

Skender Kapiti

  • 30 March 2021 - 08:09

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI 

Z. Haziri në lidhje me zgjedhjen e Znj. Osmani për Presidente deklaroi sot se: “Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin e brendshëm në lidhje me rolin tonë politik, në krijimin e institucioneve karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK do të evitojë çdo llojë obstruksionist, çdo lloj pengese, me rolin e vet pozitiv, konstruktiv dhe me funksion të stabilitit në mënyrë që të mbyllet cikli i institucioneve”, ka thënë Haziri.

Dhe jam i sigurtë se kjo pritej edhe nga LDK-ja si organizatë politike, por edhe nga publiku i gjërë shqiptar në Kosovë shprehur dhe në përputhje e në respekt të rezultatit të zgjedhjeve  14 Shkurtit 2021, gjë që tregon pjekurinë dhe konstriktuvitetin legjitim e konstitiucional të një politike të mirëfilltë e të përgjegjshme të Kryesisë së LDK-së.

Ky është një deklarim  i qartë dhe  i përgjegjshëm para interesave kombëtare, para interesave të shtetit demokratiko-ligjor dhe karakteristikë e tipar ky i një politikani modest, tolerant, i përgjegjshëm dhe që ka intersin e përgjithshëm dhe atë kombëtar mbi atë personal e partiak, gjë për të cilat gjithmonë dhe më heret është konstatuar qëndrimi i urtë, i drejtë dhe demokratik nga ana e Z. Haziri i cili deklaron se nuk do të ketë pengesa për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Besoj se me Z. Haziri dhe me Kryesinë e e re të  LDK-së do të jenë edhe deputetët e LDK-së, pasi z. Haziri është një politikan me pëvojë dhe që shëmbulli i tij u tregua edhe në votimin për kryetar të LDK-së, me sjelljen e tij mjaft të kulturuar, demokratike dhe aspak egoiste ndaj fituesit Z. Abdixhiku. Edhe unë që e ndjek me shumë interes dhe përkushtim politikën në Kosovë e përshëndes qëndrimin parimor dhe burrëror të z. Haziri dhe të kryesisë së LDK-së për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, për njohjen dhe respektimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 dhe të respektit që z. Haziri ka treguar gjithmonë për ishkolegen Znj. Osmani i cili gjithmonë ka vlerësuar kontributin e saj në politike, edhe kur ishte antare e LDK-së, por edhe tani që ajo doli me Listën “GUXO”.

Me vendimin e kryesisë s LDK-s tashmë besoj se janë  edhe antarësia e LDK-së, dhe se me zhvillimet më të fundit në LDK , me zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të kryesisë së re, LDK do të ripërtërihet dhe do të bëhet më e fortë në opozitë dhe alterativë e fuqishme politike duke ia kthyer LDK-së lavdinë e dikurshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".