Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit çartet opozita, ja mësyen ta rrëmbejnë Komunën e Prishtinës: për jetë a vdekje!

Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit çartet opozita, ja mësyen ta rrëmbejnë Komunën e Prishtinës: për jetë a vdekje!
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit çartet opozita, ja mësyen ta rrëmbejnë Komunën e Prishtinës: për jetë a vdekje!

Muhamet Kelmendi

  • 30 March 2021 - 13:32

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Prishtina është Kryeqendra më e madhe e Kosovës dhe në fushë politike ka rëndësi të madhe se kush e fiton. Nuk thuhet kot se kush e ka Prishtinën e ka tërë Kosovën. Këtej janë edhe mësymjet e partive opozitare që tash po fokusohen me të gjitha forcat qe u kane mbetur pas goditjerve te marra edhe për zgjedhjet lokale, për kryetar dhe asamble komunale të Prishtinës.

-Të gjitha partitë politike opozitare po përpiqen t’i vendosin njerëzit më të fuqishëm në kandidatura për kryetar të ardhshëm të Prishtinës. Natyrisht se Prishtina i ka karakteristikat e veta të veçanta. Si e tillë po merret dhe kështu do të kemi një konkurrencë mjaftë domethënëse në zgjedhjet komunale qe po vijne shpejt. Këtu është shumë e vështirë, nëse konkurron Shpend Ahmeti që ta fiton edhe mandatin e tretë!.

Shpendi nuk ka bazë të organizuar fare dhe as mbeshtetes, përveç nëse i bashkohet ndonjë subjekti parlamentar. Edhe kjo është e vështirë, nuk e do askush. Se kush do ta fiton Prishtinën mbetet të shihet. Do të kemi një luftë tepër të ashpër. Kandidatët janë mjaftë të fortë dhe ajo e tërheq edhe konkurrencën e fortë. Mbetet të shohim tash dhe ne muajt në vijim...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".