Vuçiqi kurrë nuk është ndarë nga e kaluara gjenocidiale!

Vuçiqi kurrë nuk është ndarë nga e kaluara gjenocidiale!
Vuçiqi kurrë nuk është ndarë nga e kaluara gjenocidiale!

Muhamet Kelmendi

  • 31 March 2021 - 17:54

Shkruan: Analist Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Dialogimi me shtetin kriminal serb është një ndër detyrat më të rënda që ka Kosova. Beogradi dhe Vuçiq me klikën e vetë kurrë nuk janë ndarë nga e kaluara e tyre gjenocidiale dhe asnjëherë nuk i kanë dënuar masat gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Ata e shohin Kosovën pa shqiptar dhe të serbizuar.

Grisja e marrëveshjes nga krimineli serb Vuçiq është një tjetër dëshmi në rrugën e tillë kriminale dhe që tregon pikësynimet e shtetit serb. Mirëpo kjo marrëveshje nuk është bërë me Kosovën po me SHBA-të dhe atyre iu takon që të marrin qëndrim mbi Serbinë dhe mbi marrëveshjen. Ndërsa ajo se tash do të punojnë për zhbërjen e njohjeve fare nuk ka rëndësi në raport me Kosovën, sepse një punë të tillë ata kështu e ashtu veç e kanë ndërmarr dhe kurrë nuk kanë hequr dorë ndaj pikësynimit serbomadh për ripushtimin e Kosovës. Është mirë pse veproi krimineli serb ashtu me marrëveshje. Duke e grisur marrëveshjen e tillë u pa dhe nëse donë BE dhe SHA-të, ata e dinë se çfarë krimineli është Vuçiq dhe ku duhet të drejtohet edhe presioni. Kosova ka punuar dhe duhet të punoje për interesa të veta shtetërore dhe kurrsesi nuk duhet të shqetësohet pse ky kriminel vepron dhe tregon qëllime luftarake e kriminale të Beogradit. Republika e Kosovës është e lirë dhe duhet punuar për ta ndërtuar më tej dhe zhvilluar. Nëse donë Serbia marrëveshje dhe dialogim mbi baza të njëjta shtetërore duhet dialoguar. Në të kundërtën çdo pikësynim tjetër kërkohet për të refuzuar sepse dialogimi me shtetin serb është i rendë!

Marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe është shpallur nga Gjykata Kushtetuese antikushtetuese dhe as Albini dhe as kushdo tjetër nuk ka të drejtë të del në kundërshtim me vendimin e tillë. Vendimi i Gjykatës është i formës së prerë dhe çdo veprim që është në kundërshtim konsiderohet antiligjore dhe nuk ka vend për zbatim. Kjo çështje është e qartë dhe e keqja është pse ish qeveria e pranoi dhe e nënshkruajti një marrëveshje të tillë. Por pavarësisht kësaj pse dhe si u nënshtrua, marrëveshjet me element të huaj ose ndërkombëtare, hyjnë në fuqi vetëm kur nuk ka kundërshtim dhe pasi të ratifikohen në Kuvend. Verdiktin ë Gjykatës Kushtetuese, edhe pse fare Kuvendi nuk e shqyrtoi, e bënë Marrëveshjen për Asociacionin serb nulë në aspektin juridik. As Kuvendi dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë pranuar një marrëveshje të tillë. Ndërsa në Kuvend as që është paraqitur për diskutim dhe aprovim, pasi që e njëjta u shpall antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, fakti se si dhe a duhet të bindet Serbia me faktin se Asociacioni është antikushtetues nuk duhet fare ta shqetëson Kosovën. Serbia e din se është antikushtetuese. Mirëpo Serbia e don Kosovën të pushtuar dhe të serbizuar ose ndarjen e saj sipas interesit serbomadh, deri në Prishtinë dhe në Brezovicë. Këtu nuk ka lëshime. Këtë pretendim duhet kundërshtuar në çdo mënyrë. Dhe këtu e kësaj ideje i ka shërbyer shumë z. Lajçak dhe z.Borel nga BE me deklaratat se të dy shtetet duhet të bëjnë ndryshime në Kushtetutat e veta. Kosova duke pranuar Asociacionin dhe gjoja Serbia duke e hequr nga preambula elementin se Kosova është territor i shtetit serb. Madje është shkuar deri edhe te ndarja e Kosovës. Këtu del fakti se nuk duhet pranuar Asociacionin dhe asnjë pretendim territorial të shtetit serb. Asociacioni serb në fushën jurudiko-politiko e ekzekutiv nënkupton shkatërrimit e Republikës. Ndërsa në Serbi fare nuk ka rëndësi preambula. Ajo nuk e dëmton fare atë. Nuk po diskutohet këtu për Asociacionin e komunave shqiptare Këtu është reciprociteti. Ajo që duhet të analizoj Kosova është marrëveshja për ndërrimin e territoreve që iu bashkuan Kosovës në vitin 1950 dhe rikthimi i tërësishëm, e përsëris, i tërësishëm i Kosovës Lindore në kuadër të shtetit të Kosovës. Në këtë ndërrim nuk duhet lejuar që Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të diskutohen dhe të futën në ndërrim. Këto janë vende të Kosovës dhe kurrsesi nuk ndërrohen me asgjë. Pjesa e Veriut, Leposaviqi me rrethin, mund të shkojnë në Serbi. Ndërsa, Medvegja, Bujanovci dhe Presheva të ribashkohen me Kosovën, si tërësi territoriale. Kjo është zgjidhja e vetme dhe shumë e qëndrueshme e raporteve me Serbinë. Të shpresojmë se kështu kuptohet. A do të veprohet dhe si do ti qaset kësaj Prishtina, Beogradi, BE dhe SHBA- të mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".