Me Serbinë e përkëdhelur nga BE-ja, nuk ka dialog pa kushte

Me Serbinë e përkëdhelur nga BE-ja, nuk ka dialog pa kushte
Me Serbinë e përkëdhelur nga BE-ja, nuk ka dialog pa kushte

Faik Krasniqi

  • 01 April 2021 - 08:02

Shkruan: Analist - Faik Krasniqi

Serbia është e përkëdhelura e Bashkimit Evropian. Këtë gjë e ka dëshmuar. Ata pavarësisht se çfarë sulme të egra kanë bërë ndaj shtetit të Kosovës, Bashkimi Evropian kurrë nuk ka ndërmarr masa ndaj tyre. Kurse neve na ka qortuar për çdo gjë. Edhe mirë na e ka bërë. Pse po e them këtë? Sepse pushtetarët e djeshëm luanin rolin e servilit karshi tyre.

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka vënë si prioritet bisedimet me Serbinë. Gjë shumë e qëlluar. Për të na dëshmuar BE-ja që e ka seriozisht me ne, së pari duhet të na heq vizat. Kusht shumë njerëzor: Na i heqin vizat i vazhdojmë bisedimet. Pas heqjes se vizave mund të ulemi dhe të vazhdojmë dialogun, por jo më me kushtet e Serbisë dhe të përkrahur nga BE-ja. Edhe ne i kemi kushtet tona dhe nuk janë të pakta!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".