Të korruptuarit në aksion!

Të korruptuarit në aksion!
Të korruptuarit në aksion!

Skender Kapiti

  • 01 April 2021 - 13:07

Shkruan: Analist - Skënder Kapiti

Politika e ish koalicionit të vjetër do të bëjë gjithçka të mundur për ta penguar qeverinë KURTI në realizimin e misionit historik të saj, atë të shtet ndërtimit ligjor modern e me standarde perëndimore, por që politika e vjetër po vazhdoi me avazin dhe me melodinë e vjetër do te pësojnë akoma më thellë disfatë gjithmonë e më shumë sa që mund të izolohen e të braktisen përfundimisht dhe ndoshta mund të përfundojnë në relikt e fosile politike.

Verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021, referendumi i popullit më pro amerikan në Botë, që është populli i Kosovës, përveç shumë të tjerash ua nxori në shesh politikes dhe politikanëve të Kosovës PDK-istëve, LDK-istëve dhe AAK-istëve edhe mashtrimet, spekulimet dhe falsicitetin e tyre si pro amerikanë e properëndimor. Këta edhe më herët unë i kam emërtuar saktësisht se janë falso pro amerikanë, hipokritë dhe të djallëzuar të cilët si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, politikanet servilë dhe të korruptuar si Skënder Hysenat dhe shumë edhe asi farë që e mbajnë veten edhe opinionista, gazetare e intelektualë mjeranë dikur , pasi kjo shpurë jo shumë kohë më parë KURTIN e akuzonin si anti perëndimor dhe antiamerikanë duke u munduar që të fshehin dhe ta justifikojnë grushtin e shtetit që ndërmori koalicioni i së keqes LDK-PDK-AAK-NISMA që bënë të mundur rrëzimin e qeverisë KURTI 1.Mirëpo injoranca politike dhe hajnia, krimi e korrupsioni institucional janë aq injorantë sa që e rrejnë veten se populli nuk ua kupton poshtërsitë, marrëzitë e hipokrizitë dhe se gjithçka me kalimin e kohës harrohet.

Por jo, historia ua ka hipotekuar atyre faktin se të jesh antikombëtar, i përzier në afera korrupsioni dhe aventurizmi krimi e lloj-lloj zullumi ajo tashmë është shënuar dhe vërtetuar madje që në kohën kur ata ishin lart në majë të piramidës së pushtetit e të shtetit. Tani po i pyesim këta farë fallso pro amerikanësh, rrenacako-pro europianësh se a mund të ishit ju pro amerikanë e pro evropianë kur realisht ishit kampion korrupsioni e hajnie në Evropë? Dhe a nuk e thotë këtë qartë dhe saktë edhe kancelarja gjermane Znj. Merkel kur deklarohet tani për qeverinë KURTI 2 se “Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"