Testi me Projektligjin për zgjedhjet i zbuloi minat që ja kishin montuar Qeverisë Kurti blloku opozitar i partive politike në shërbim të Aleksandër Vuçiqit

Testi me Projektligjin për zgjedhjet i zbuloi minat që ja kishin montuar Qeverisë Kurti blloku opozitar i partive politike në shërbim të Aleksandër Vuçiqit
Testi me Projektligjin për zgjedhjet i zbuloi minat që ja kishin montuar Qeverisë Kurti blloku opozitar i partive politike në shërbim të Aleksandër Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 03 April 2021 - 15:22

Shkruan. Dr. Hysni Aliu

 Për njerëzit që i kuptojnë nderskamcat në politikë, zhvillimet e fundit në parlamentin e Kosovës, nuk ishin aspak të papritura.  Në shkrimin e fundit, bëra një përshkrim të detajuar të qëllimeve të LDK-së, për të larguar elektoratin nga Znj Vjosa  Osmani, dhe në të njëjtën kohë pengimin e saj që të bëhet presidente e vendit.  Ashtu siç  din LDK me akademikët e vetë që i shërbejnë dreqit dhe Serbisë, tentoi ti bënë kurthe VV -së dhe znj. Osmani, duke u shtirë që po votojnë për të presidente, pore ja që 3 apo 4 deputet nga LDK nuk votuan, si rrjedhojë vendi do shkonte në zgjedhje dhe LDK do të shtirej si parti e reformuar, e që si rrjedhojë votuesit e Vjosës do ju kthenin LDK- së në zgjedhjet që do pasonin.

  Në këtë mënyrë, me një gjuajtje do i eliminonte dy objektiva.  LDK që nga viti 2014, ka qenë një kancer i Kosovës, dhe fatkeqësisht ky kancer ende nuk është eliminuar.  Zgjedhja e z. Isa Mustafa si kryetar nderi dhe trupë këshillë dhënës, menjëherë pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetare, ishte sinjal i qartë që kjo parti nuk e ka as afër të lirohet nga ndikimi i Vuçiqit. 

Këta që deri dje, robëruan tërë popullin dhe tentuan ta ndajnë e shpërbëjnë shtetin e Kosovës, dje silleshin sikurse janë shpëtimtarë të shtetit e demokracisë. Z. Abdixhiku e kushtëzoj Vjosën me tjetërsimin e votës së elektoratit, si shpërblim për zgjedhjen presidente, gjë të cilën Vjosa  as nuk e ka bërë e as nuk e bënë kurrë. Z. Abdixhiku, e kushtëzoj Vjosën, që në momentin që të bëhej presidente, deputetët e saj të ja kthejnë shpinën elektoratit që votoi për ndryshimin, dhe  të ju bashkëngjiten opozitës, si rrjedhoje, qeveria Kurti do të rrëzohej nga pushteti me një mocion mosbesimi, ku në momentin që deputetët e listës Vjosa do të i bashkëngjiteshin  këtij mocioni, kjo qeveri do të binte.  Pra metodologjia që përdori PDK kundër qeverisë së Z. Isa Mustafa, pasi që Thaçi u bë president. 

 Pra, EGZAKT, kriminelët po e përsërisin vetveten dhe po përdorin metodologjinë e vjetër të Thaçit, Isa Mustafes dhe Vuçiqit, që ashtu siç bën herën e kaluar me qeverinë Kurti të veprojnë sërish, duke ju bashkangjitur  qeverisjes në sy të popullit, në mënyrë që nga brenda ta rrëzojnë dhe shkatërrojnë po këtë qeveri.  Këto kurthe që vetëm Serbia me argatët e vetë në Kosovë,  din ti bëjnë, nuk po ju shiten, sepse siç po duket Vjosa dhe VV po din të ua lexojnë mendjen robëruesve 20 vjeçar. 

Në realitet, projektligji i djeshëm, për diasporën, ishte një hap i madhe për të penguar shkuarjen e vendit në zgjedhje, dhe në të njëjtën kohe një dekonspirim i mashtrimit që donte ta bënte LDK tani më e maskuar me figurën e Abdixhikut.  Përse ky projektligj qenka pengesë për ta votuar Vjosën presidente? Thotë një fjalë, " mos e vet se të kallxon vetë" , e këta të opozitës dje  në secilin deklarim, potenconin që VV me këtë projektligj po i shantazhon, e që në të vërtetë do të thotë, që me këtë projektligj VV dhe Vjosa po ju thotë që " ma mirë votoni Vjosën presidente, sesa të shkojmë sërish në zgjedhje, ku kësaj herë me këtë projektligj, vota e mërgatës, nuk do të mund të eliminohet, e si rrjedhojë VV dhe Vjosa me listën e vetë do fitojnë një shumice absolute"  që në realitet do i mjaftonte që të zgjidhte edhe presidenten pa asnjë shantazhim nga opozita.  Projektligji për votimin e diasporës, ishte një test sinqeriteti për LDK në që  po mbron krimin dhe robëruesit, në mënyrën e vetë të sofistikuar.  

Ky test me këtë projektligj, detektoj minat të cilat ju kishin montuar qeverisë Kurti. Populli, duhet ta dinë që është duke u zhvilluar një luftë e madhe në mes të robëruesve që po duan ta mbrojnë pasurin dhe pozitat e fituara nëpërmes krimit dhe kriminelëve, dhe në anën tjetër pjesa që u votua me shumicë nga populli që po tenton ta shkatërroj këtë robëri dhe këta robërues në themel. Nëse dikush dyshon në këtë analize që po bëjë, atëherë, le të  pyet veten, se a do të ishte logjike që znj Vjosa Osmani të përkrahte një projektligj të tillë, nëse do të kishte siguruar votat e LDK- së për presidente pa asnjë shantazh për epokën pas zgjedhjes së saj?! Ndërsa, sa i  përket  VV- së dhe listës Vjosa, unë dua të ju them, që ju e keni për detyrë që popullit të ju tregoni haptas dhe në mënyre të sinqertë arsyet e veprimeve tuaja, përndryshe, mbeteni fajtore, tek elektorati, gjë të cilën po e tentojnë ta bëjnë tërë kohën kundërshtarët tuaj robërues. 

Nuk mund ti thuash popullit që ky projektligj është prioritet numër një, nëse zgjedhjet do ishin pas 4 viteve. Pra nuk bënë të ja shitni pasulin për çorbë e as të ju hidhni hi syve popullit. Ne nuk duam që njerëzit në të cilët besuam, të na trajtojnë si naiv, ku misrin ja shet për grurë e grurin për misër. Nuk bën që me asnjë veprim të ju ngjani robëruesve, sepse besimi tek ju është luhatur, në momentin që keni bërë veprime që nga njerëzit që nuk e njohin politikën, nuk mund të kuptohen e as të arsyetohen. Pyetja që ua bëri Ramushi ishte e mirë, dhe asaj pyetje duhet ti jepni përgjigje.  Kuptoni që për ti kuptuar këto dredhi e taktizime të politikës, individi duhet të ketë 30 apo 40 vite shkollim, andaj duhet të jeni të qartë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".