Janë plot 60 raste të shënjestruara të nivelit të lartë, dosje e pa falshme për vendet e BE-së

Janë plot 60 raste të shënjestruara të nivelit të lartë, dosje e pa falshme për vendet e BE-së

Hajrullah Tërnava

  • 04 April 2021 - 16:04

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti 2, me premtimet e dhëna elektoratit gjatë zgjedhjeve të fundit, se do ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe në bazë të po atyre premtimeve elektorati e shpërbleu me vota maksimale që asnjëherë nuk i ka fituar asnjë parti deri më tani, dhe po që se do të ju përmbahet atyre premtimeve të tij, dhe me një seriozitet të plotë do ta luftoj krimin, është shumë normale që do ta këtë rastin dhe shansin historik që në mandatin e kësaj ta fiton “shpërblimin” e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës, një proces i shumëpritur, i premtuar për plot një dekadë nga qeveritarët e kaluar dhe të korruptuar, por pikërisht për shkak të dështimit në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, procesi për ne kosovaret ka mbetur i bllokuar.

Njohësit e politikes së integrimeve evropiane, me të drejtë ka zbuluar fakte të reja për shkak të të cilave vendet më me ndikim në BE akoma rezistojnë që ta japin votën e tyre për lirinë e lëvizjes, për qytetarët e Kosovës sepse vërejtjet e tyre të bazuara janë në mos luftimin e krimit në përgjithësi. BE-ja është duke kërkuar qartë luftimi i korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave, dhe më konkretisht, është duke u fokusuar numri i rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë është në rritje, janë shënjestruar mbi 60 raste të korrupsionit që i përkasin profilit të lartë. Madje kjo listë ju është dorëzuar edhe institucioneve të Kosovës dhe kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit e BE-së në Kosovë. Prandaj është pikërisht ky fakt pse këta të korruptuar që tash janë në opozitë, janë në gjendje të bëjnë gjithçka të keqe që është në dorën e tyre vetëm që të mos përballen me drejtësinë e shumë premtuar nga Qeveria Kurti 2, që të shpëtojnë duke blerë kohë e të mos përfundojnë tepër shpejt në burg prapa grilave, sepse prangosja dhe burgosja e tyre i zhvesh edhe nga pasuria që ja kanë vjedhur shtetit, dhe mbaron përjetësisht karriera e tyre politike, jo vetëm si individ, por e dëmton edhe subjektin politik të cilit i takojnë. Kosova ka mbushur tani 5 vjet nga nënshkrimi dhe fillimi i zbatimit të MSA-së por Akoma nuk arriti ta fitoj Liberalizimin e vizave. Euro deputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës me Bashkimin Evropian se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës, dhe që ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, por fatkeqësisht në ketë kontekst, liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë që tani dhe menjëherë. Prandaj një luftim i krimit në përgjithësi dhe korrupsionit në përmasa gjithëpërfshirëse do ia shpejtonte lejimin e liberalizimit të vizave nga ana e BE, sepse është e pakuptimtë nëse kosovaret janë të bindur se BE, ja paska inatin Kosovës dhe ky është shkaku që s’po na e lejon liberalizimin e vizave, më në fund edhe politikanët tonë e deritashëm që u treguan tepër të kriminalizuar, po shërbehen para opinionit me këto fakte, por në realitet Qeveria Kurti 2, duhet të bëjë çmos dhe ta luftoj krimin në përgjithësi dhe korrupsionin, e sidomos ata që me këto veprime janë pasuruar skajshmërish, t’iu konfiskohet pasuria e arritur përmes krimit dhe korrupsionit, dhe një luftim i tille tani do të jetë mësim edhe për qeveritë tjera në ardhje, por Qeveria Kurti 2, po e luftoj krimin në mënyrë të rreptë, mandati i tyre për të ardhmen do të jetë i siguruar gjithsesi për dy e ndoshta edhe për tre mandate. Sepse populli është i stërlodhur me ato garnitura politikanësh të kriminalizuar që tash e 21 vite e kanë zhvatur këtë vend që tani gjithkujt ia kanë humbur shpresën për të jetuar në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".