Sistemi i kapur i drejtësisë qëllimisht ka dështuar në ndalimin e kriminelëve, nga zyrat e tyre po ua bëjnë avokatinë!

Sistemi i kapur i drejtësisë qëllimisht ka dështuar në ndalimin e kriminelëve, nga zyrat e tyre po ua bëjnë avokatinë!
Sistemi i kapur i drejtësisë qëllimisht ka dështuar në ndalimin e kriminelëve, nga zyrat e tyre po ua bëjnë avokatinë!

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2021 - 07:44

Shkruan: ANALIST- Muhamet Kelmendi

Ndërtimi i shtetit të së drejtës është një ndër detyrat kryesore dhe shumë e madhe e Republikës së Kosovës. Se si dhe sa do të ndodhi kjo dhe kur mundë të shërohet ka mendime të ndryshme. Mjetet dhe metodat e shërimit janë të ndryshme dhe e përbashkëta është ndërtimi i sistemit që mbështetet në ligj dhe që nuk ka dallime në kuadër të pozitës në shoqëri dhe të faktorëve tjerë dallues. Zakonisht krimi dhe korrupsioni si dukuri luftohen me mjete juridike të shtetit. Organet funksionojnë në zbatim normat ligjore ku masat penale janë adekuate me veprat e kryera penale. Këtu ka dallime! Vepra penale e kryer nga një parapërgatitja, me një organizim profesionalo-mafioz, si dhe nga grupimet e njerëzve te rëndësisë se veçantë ne shoqëri janë shume të rrezikshme dhe ndaj tyre kërkohet thellimi i masave juridike.

Kosova po vuan shumë. Krimi dhe korrupsioni është shtrirë shumë në organet e shtetit. Sistemin drejtësisë ka dështuar në parandalimin dhe në ndëshkimin e kriminelëve. Ka shumë fakte qe flasin e deshmojne. Mirëpo ai më kryesori është bashkëpunimi i hapur i krimit me organet e drejtësisë deri edhe ne berjen e avokatise . Dhe këtu lypsen masa adekuate ne respekt e zbatim te detyrueshem te ligjit. E masa më e madhe është largimi e spastrimi i sistemit nga njerëzit e korruptuar ne organet e zbatimit te ligjit dhe ndërtimi i tij me kuadro profesionale dhe të moralshëm e me etike e integritet. Sa do të realizohet kjo varet nga vullneti i politikës se shendoshe.

Gjermetani politika ka dështuar shumë, edhe qellimisht. Edhe tash po shihet se asaj nuk po i intereson shteti, populli dhe lufta për të drejta dhe liri shoqërore, por vetëm përfitimet individuale. Të vjen shumë rëndë dhe natyrisht shumë jo produktive veprimi i qeverisë tash. Ajo ka humbur karakterin e vetë dhe ka ikur nga detyrat që është zgjedhur. Nuk po vepron në drejtime adekuate. Projektligj mbi zgjedhjet ishte kulmi i anës negative. Qeveria po donte për të shkuar përsëri me zgjedhje. E këtë e pamë me projektligj. Asaj nuk po i intereson shërimi i sistemit, lufta kundër pandemisë, gjendja ekonomike e sociale si probleme, kundruall zgjedhjeve.

Por duhet thënë se pavarësisht nga ecet sistemi i drejtësisë mbetet një detyrë që kërkon shërim sa me shpejt. E shërimi është vetëm me Ligjin mbi funksionimin e sistemit juridik në bazë të ligjit ( VETTING). Në vend që këtu të punohet ne pamë një tragjikomedi në Kuvend me gjoja të drejtën që mërgata të voton, duke fshehur qëllimin kryesor, largimin e pengesës që në zgjedhje të reja Albin Kurti të jetë bartës i listës zgjedhore. Thjeshtë ishte heqja e normës për dënimin në tri vitet e fundit. Natyrisht se mërgata ka të drejtë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhe. Kjo duhet rregulluar me ligj patjeter. Por jo në këtë kohë, sepse juridikisht shkohet në zgjedhje tek pas katër vjetëve. Pra kishim synim mënjanimin e mases juridike për pengesat ne zgjedhje për vepër penale. Pse?! Kjo është shqetësuese.!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".