Krimi dhe korrupsioni nuk luftohet me fushata propagande e raste të zhurmshme

Krimi dhe korrupsioni nuk luftohet me fushata propagande e raste të zhurmshme
Krimi dhe korrupsioni nuk luftohet me fushata propagande e raste të zhurmshme

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2021 - 19:11

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Luftimi i krimit dhe i korrupsioni në shtetin e Kosovës nuk mund të arrin sukseset e veta nëse luftohen vetëm rastet e pambrojtura, pa i goditur kokat e krimit. Lufta këtej është e rëndë dhe kërkon kohë dhe guxim për të vepruar.

Mënyra e goditjes së krimit, sikurse ishte rasti i filluar në muajin nëntor, kur u burgosën disa veta dhe tash, kur kemi vazhdimësi të aksionit dhe të të arrestuarave, janë çështje që nga jashtë është e rëndë të thellohet dhe të konstatohet mënyra e tillë e veprimit. Mundë të ndodhë që situata të shkon në vazhdimësi te aksionet. Këtu po përmendi si shembull rastet në RFGJ që tash e me vite rrjedh aksioni në Berlin e gjetiu kundër klanit arab. Gjatë tri a katër vjetëve kemi bastisje dhe arrestime të vazhdueshme. Tash a kemi në Kosovë në rastin e tillë një vazhdimësi të pranuar në luftimin e krimit, mbetet të pritet dhe të vërtetohet! E përbashkëta është se si Policia e Kosovës, ashtu edhe Prokuroria, po mbështetën në raste të zhurmshme dhe po i japin një pompozitet të lartë gjëja të luftës kundër krimit. Sa është e mirë kjo? Natyrisht se në raste të ndryshme del ndonjë prokuror a hetues dhe shpjegon gjendjen zhvillimore të veprimit të luftës kundër krimit. Por këtu jo për propagandë, por për të treguar gjendjen dhe aksionin. Megjithatë mbetet për organet e luftimit të krimit sfida më e madhe, sfida e luftimit të krimit në nivelet e radhëve të organeve të drejtësisë dhe të politike në vend. Në këto dy nivele, pa përjashtuar as sektorin privat, si dhe atë publik, është kriminaliteti më i ashpër. Ato nivele janë pasuruar shumë. Kanë arritur të shtrihen në gjerësi dhe tash janë shumë të fortë dhe pothuajse të paprekshëm. Mendohet se nga pasuria e përgjithshme në vend në sektorin personal dhe privat janë mbi 80% të koncentruar në duart të një përqindje të vogël. Si u arrit kjo? Natyrisht me krim dhe me korrupsion. Tjetër formë në një vend si Kosova të pasurimit pa krim të lartë nuk ka. Dhe, natyrisht se pa e luftuar këtë nivel, nuk ka perspektivë ndërtimi i shtetit ligjor. E kjo arrihet, po e përsëris ndoshta me dhjetëra herë, është vetëm Ligji mbi pastërtinë e te punësuarave ne organet e luftimit te krimit dhe të formave të tjera te dukuritë kriminale. VETTING-u është arma kryesore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".