Zgjedhja e Presidentëve Meta në Shqipëri dhe Osmani në Kosovë sipas parashikimeve të mia

Zgjedhja e Presidentëve Meta në Shqipëri dhe Osmani në Kosovë sipas parashikimeve të mia
Zgjedhja e Presidentëve Meta në Shqipëri dhe Osmani në Kosovë sipas parashikimeve të mia

Skender Kapiti

  • 06 April 2021 - 09:41

Shkruan: Skënder  Sadri KAPITI  

Zgjedhjen e Presidentëve si në Shqipëri të Z. Ilir Meta ashtu edhe në Kosovë të Znj. Osmani i pata parashikuar shumë kohë  para se ata të bëheshin Presidentë, Kryetarë  të të dy shteteve shqiptare. I pata parashikuar kur ata vetë nuk e kishin parashikuar një gjë të tillë.

Pashikimet e mia vinin si rezultat i njohjes dhe i ndjekjes nga afër të zhvillimeve politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Për z. Meta si President i parashikuar nga unë ishin disa qëndrime parimore, jopartizane dhe mbipolitike të tij që kishin të bënin me kundërshtinë e tij deri në greve urie kundër kodit elektoral të vitit 2008, ku listat e deputeteve i paracaktonin kryetarët e partive, pra populli votonte kandidatët e kryetarëve të partive dhe jo ata të zgjedhur nga populli, gjë prej të cilave erdhën të gjitha të këqijat zgjedhore të më pastajme në Shqipëri . 

E dyta ka të bëjë me qëndrimin dhe drejtimin kompetent të parlamentit shqiptar ku z. Meta  ish-Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë   nuk lejoi shtypjen e zërit të opozitës demokratike  nga fryma mazhoritare e Partisë Socialiste në pushtet. Së treti ishte këmbëngulja dhe insistimi i Z.  Meta në mbështetje të miratimit të VETING-ut për të marrë pjesë domosddo edhe opozita në këtë ndërmarrje jetike për Shqipërinë.

Po kështu edhe dy vite më parë e pata parashikuar Znj. Osmani që do të bëhej edhe ajo Presidente e Kosovës, pasi te ajo gjeje të mishëruar e të faktuar karakterin e fortë të një politikaneje të aftë profesionalisht, të motivuar moralisht dhe patrioitikisht si  dhe të guximshme njëkohësisht kundër të gjitha të këqjave politike, demokratike, kundër hajnisë, krimit e korrupsionit, ku së pari ajo mbi të gjitha , pra mbi partinë dhe mbi politikën kishte Kosovën , drejtësinë, shtetin dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit si dhe kundërshtinë e saj kundër marrëveshjeve te bisedimeve Kosovë-Serbi të ish-Presidentit Thaci, të ishkryetarit të LDK-së Isa Mustafa, ishkryetarit të Partisë ku vetë ajo ishte dhe kishte poste të larta drejtuese.

Si e tillë ajo gëzonte reputacionin dhe respektin më të madh kombëtar, pra atë të Kryetares së merituar të Shtetit të Kosovës dhe si rrjedhojë e këtyre meritave ajo edhe  u zgjodh Presidente me 4 Prill 2021.  Këto parashikime të mia vertetohen me shkrimet e mia botuar në disa media të shkruara dhe ato elektonike shumë kohë para se Meta dhe Osmani të zgjidheshin si Presidente të Shqipërisë e Kosovës. Parashikimin për z. META si President të  Shqipërisë e kam botuar te disa Gazeta në të cilin unë argumentoja se Z. Meta meritonte të ishte President i Shqipërisë ku ndër të tjera po citoj nga ai shkrim sa më poshtë: ” ... duke mos harruar as rolin vendimtar që luajti LSI dhe sidomos  Kryeparlamentari Z. Ilir Meta në miratimin gjithpërfshirës dhe konsensual të Reformës në Drejtësi, dhe pse jo Z.Meta të mos votohet e të mos zgjidhet President i Republikës si personi më i merituar dhe më konsensuali, më i pranueshëm tashmë si i tillë publikisht dhe ndërkombëtarisht për postin e Presidentit të Shqipërisë…. (24 Gusht 2016)  Dhe me 28 Prill 2017, pas një viti  Ilir META u zgjodh President i Shqipërisë.Ndërsa për znj. Osmani si Presidente kam botuar disa shkrime më parë, para se ajo të zgjidhej Presidente nga Parlamenti ku më i hershmi është ai i 10 Tetorit 2019, pra rreth afro një vit e gjysëm  më parë në një shkrim botuar  me titull”Nëse jo kryeministre, atëherë Vjosës verdikti i 6 Tetorit 2019 ia ka dhënë mandatin e Presidentes”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".