A do të udhëhiqet arsimi në Kosovë me njerëz kompetentë?!

A do të udhëhiqet arsimi në Kosovë me njerëz kompetentë?!
A do të udhëhiqet arsimi në Kosovë me njerëz kompetentë?!

Ismail Muçiqi

  • 07 April 2021 - 15:37

Shkruan:Ismail Muciqi

Sistemi i Arsimit është plaga më e rëndë e cila donë trajtim dhe shërim sa më parë për ta ndalur degradimin shumë vjeçare që i ndodhi Kosovës. Politika ishte ajo e cila me qellim apo pa vetëdije, duke u munduar të bëjë eksperimente, në arsim përmes Kulikulave të pa qëndrueshme e rrënoj sistemin e arsimit cilësinë dhe vlerat programore.

Pas konstituimit të Qeverisë së re mora lajmin se në krye të Ministrisë së Arsimit po bëhen reforma të nevojshme në aspektin kadrovikë dhe organizativ në kabinetin e Ministres Arbëria Nagafcit. Më bëri shumë optimist edhe zgjedhja e Dugagjin Popovcit për zëvendës Ministër të Arsimit të Republikës së Kosovës. Personaliteti i Dugagjin Popovcit është i njohur për botën e arsimit njeri, i cili decenie me radhë ka punuar me përkushtim si reformator në avancimin e sistemit arsimor.

Për fat të keq shumë iniciativa të ndërmarura nga ky për ta përmirësuar gjendjen në arsimin e Kosovës kanë mbetur të pa realizuara, për shkak të pa përgjegjësisë jo profesionalizmit të ish ministrave të cilët po thuajse asnjë prej tyre nuk e ka qu mandatin deri në fund.

Duhet theksuar se pas luftës arsimi u anashkalua, nuk ishte prioritet i asnjë qeverie. Ministrat të emëruar ishin ministra politikë, të cilët nuk kishin kapacitet të dijes, profesionit apo të titujve shkencorë. Aty ku politika i futi duart dështimet ishin të pa ndalshme. Këto gabime u pan edhe me rastin e hapjeve të universiteteve të reja nëpër disa qendra të Kosovës.

Shumë persona të cilët ishin të pa njohur për opinionin gjatë natës u bënë profesor duke ligjëruar në disa universitete. Mjerisht sistemi arsimor u zhvillua shkel e shko pa ndonjë strategji të mirëfilltë kombëtare për nevojat e Shtetit të Kosovës dhe për tregun e punës. Askund në Botë nuk ka arsim i cili nuk është i programuar dhe i harmonizuar duke e lidhur teorinë me praktikën. Kosova ka nevojë më shumë se asnjëherë që të shkolloj dhe aftësoi kuadra profesionale të përgatitura për hulumtimin dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe ekonomike të vendit.

Shpresoj se emrat e njohur të cilët janë emëruar në Ministrin e Arsimit më në fund do të arrin ti parandalojnë defektet dhe anomalitë të cilat i kanë ndodhë arsimit dhe edukimit të Republikës së Kosovës. Në Sistemin e Arsimit tani nevojiten hapa konkret në ndërtimin e strategjisë afatgjate, duke i bashkërendua dijen profesionale, intelektuale dhe shkencore në institucionet e arsimit.

Është më se e nevojshme që në gjithë sistemin arsimor të Kosovës të bëhet një analizë adekuate profesionale në vlerësimin e punës dhe dijës të një numëri të personelit arsimor me një fjalë të behet një lloj vetingu në arsim.

Eshtë për tu vlerësuar organizata jo Qeveritare e cila e monitoron cilësinë në universitet. Kjo organizatë përmes monitorimit të punës në Universitetin Hasan Prishtina ka zbuluar një varg dobësish dhe të meta të cilat ja kanë zbehur imazhin sistemit arsimor në Kosovë.

Kjo organizatë në mënyrë transparente e ka bërë publikimin e të gjeturave duke i bërë transparente shumë dukuri negative nga stafi ligjërues {profesorët}, deri tek institucioni i Rektoratit. Shpresojmë se Qeveria Kurti më në fund do ta trajtoj me përkushtim Sistemin e Arsimit në Kosovë, si kauzë kombëtare e pa kontestueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".