Të punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij!

Të punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij!
Të punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij!

Florim Zeqa

  • 09 April 2021 - 10:02

Shkruan:Florim Zeqa

Përpara shumkujt që është bërë deputet, ministër, kryeministër apo president e kam pasur ofertën dhe mundësinë që të bëhem pjesë e pushteteve të deritanishme në Kosovën e pas luftës, por e kam preferuar t'i qëndroj besnik idealit dhe përkushtimit tim jetësorë, i të qenurit në shërbim të qytetarëve të vendit tim dhe  jo servil i pushtetarëve, për ta thënë të vërteten lakuriqe ashtu siq është dhe jo të kamufluar me flamuj partiak apo ideologjik.

I pandryshuar në mendime dhe veprime

I falenderohem zotit dhe prindërve të mi që nuk e kam në shpirtë lakminë, urrejtjen dhe as xhelozinë, prandaj e kam në shpirtë dashurinë dhe respektin,  besnikërinë dhe guximin për t'u përballë me secilin duke ia thënë të vërtetën në sy. 

Lumturinë në jetën time e ndjejë me të arriturat dhe sukseset me djersën e ballit dhe asnjëherë nuk e ëndërroj të pasurohem mbi kurrizin apo fatkeqësinë e tjetrit.

Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjtë. 

Sikurse që nuk kam vrapuar pas pushtetarëve të vjetër nuk do të vrapoj as pas këtyre të rinjëve. Ashtu siq i kam mbajtur në thumb të kritikës pushtetarët e kaluar do i mbajë në shënjestër edhe pushtetarët e rinjë. Sa herë që punojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve do ta kenë mbështetjen time të parezervë, porqë sa herë e bëjnë të kundërtën nuk do t'i kursej me vërejtje dhe kritika të shëndosha derisa të përmirësohen!

Të mos ngutemi në vlerësime

E nisa në këtë mënyrë shkrimin për t'iu treguar lexuesve të rreshtave të mëposhtëm se nuk ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa ndërgjegja e pastër. Pasuria më e madhe në jetën e njeriut është pastërtia shpirtërore.

Pushtetet shkojnë e vijnë, ndërsa partitë njëra ngritet e tjetra bie, por ekzistenca dhe forcimi i shtetit mbanë gjallë shpresat, kurse zhvillimi ekonomik e ngritë vetëdijen qytetare.

Që të mos gabohemi në vlerësimet tona, pushtetarëve të rinjë duhet t'u jepim kohë që të punojnë. Vetëm pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, kur edhe mund t'i shohim rezultatet e para, atëherë mund t'i bëjmë vlerësimet e preliminare. 

Të mos ngutemi me glorifikime dhe kritika, të mos u thurim "hymne" dhe as të mos i "kryqëzojmë" para kohe qeveritarët e rinjë. Ndryshe, ngutia në vlerësime mund të na kthejë në servil apo në armiq të padenjë të pushtetarëve të rinjë!

Çdo herë ndërrimet e pushteteve shkaktojnë emocione të përziera, dikush gëzohet, e kush tjetër hidhërohet.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit gjysma e qytetarëve të Kosovës i është gëzuar ndërrimit të pushteteve, kurse gjysma tjetër ende mbajnë nostalgji dhe shpresë për rikthimin e pushtetarëve paraprakë.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pushtet që i përmbush të gjitha pritjet e qytetarëve, sikurse që nuk ka pushtet që i zhgënjen të gjithë!

Zhvillimet e gjithmbarshme në vend nuk shiqohen me syze "bardh e zi", por me e objektivin e mendjes së kthjelltë, me logjikën e shëndoshë dhe paanësinë partiake.

Kur bukuria dhe paraja e mjegullojnë intelektin e njeriut, humbet arsyeja e veprimit dhe logjika e të menduarit pozitiv

Të mos i krijojmë iluzione vetes dhe as të tjerëve për pushtetarët e rinjë, ngase as këta sikurse pararëndësit e tyre nuk e kanë shkopin magjik për zgjidhjen e të gjitha problemeve të akumuluara ndër vite e dekada.

Qeveria e re do të mirret me problemet e vjetra dhe të rejat që do të lindin ndërkohë si produkt i pandemisë globale, siq janë shëndeti i qytetarëve dhe kriza sociale si pasojë humbjes së vendeve të punës.

Nuk ishin të gjithë politikan të këqinjë në pushtetet e deritanishme, por disave prej tyre ua turbulloj mendjen lakmia pas gjërave të bukura, pas pasurimit, kënaqjes së egos dhe epsheve shpirtërore.

Na mbetët të shpresojmë që pushtetarët e rinjë nuk do t'i prishë lakmia për pasurim dhe nuk do të ndikohen nga epshet e brendshme shpirtëore. 

Vetëm nëse punojmë të gjithë pa u ndalur për shtetin pa llogaritur asnjëherë në përfitime personale dhe privilegje do ta bëjmë Republikën e Kosovës vend të zhvilluar dhe demokratik, të dashur dhe tërheqës për të jetuar në të.

Ndryshimi nuk arrihet asnjëherë me riciklimin e figurave politike, por me ndryshimin e çasjes tonë ndaj shtetit. 

Mentalitetin e marrjes nga shteti ta kthejmë në mentalitetin e dhënjes gjithçka për shtetin, ashtu siq e kishim ne veprimtarët e viteve të '90-ta, ku secili prej nesh bënim garë se cili po bëjmë më shumë duke dhënë gjithçka nga vetja pa marrë asgjë prej shtetit në embrion.

Atdhetari nuk bie pre e lakmisë, i ngjanë një shigjetari në maje të bjeshkës, që  godet pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".