Paralajmëron Ish-agjenti i SHIK-ut: Ky është multi-milioneri i radhës që pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale

Naim Miftari

  • 10 April 2021 - 14:43

Miftari paralajmëron arrestime nga Specialja

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar arrestime të reja të Gjykatës Speciale.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se së shpejti në Hagë do iu bashkohet edhe një përforcim i ri.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet Hashim Thaçi, Kadri Veseli tashmë të arrestuar, së bashku me Azem Sylën dhe Xhavit Halitin.

Sipas aludimit të Miftari i arrestuari i radhës mund të jetë Azem Syla.

“Dy multi milionerëve me seli në burgun e Hagës ju shkon se shpejti edhe një përforcim ishalla nuk ma zanë SPO në befasi dajën pa pizhame tani në naj mëngjes pranveror!”, ka shkruar Naim Miftari në Facebook.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".