Dosjet e dëmeve të luftës, të bllokuara me urdhër të Thaçit!

Dosjet e dëmeve të luftës, të bllokuara me urdhër të Thaçit!
Dosjet e dëmeve të luftës, të bllokuara me urdhër të Thaçit!

Dardan Grapci

  • 11 April 2021 - 08:27

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrin veprime pozitive sipas ligjit, të urdhërojnë riaktivizimin e lëndëve të bllokuara e te refuzuara pa asnje baze ligjore , mos të pranojnë që palët e dëmtuar të detyrohen të shkojnë në Serbi, si cjapi te kasapi, por kryesit e veprës që është Serbia, zyrtarët përgjegjës, t’i sjellë këtu për gjykim, ose të gjykohen në mungesë, sepse këtë kompetencë të plotë e kanë Gjykatat e Kosovës.

Unë them që duhet menjëherë të riaktivizohen këto lëndë, posa të krijohen kushte normale te punës në të gjitha institucionet e shtetit, por edhe sa me pare të vaksinohen të gjithë qytetarët e Kosovës, të përfundon kjo pandemi dhe të fillohet me procedimin e lëndëve për krime dhe dëme lufte të mbetura në arkivat e Gjykatës së Apelit me urdhër të ish-Kryeministrit dhe Ish Presidentit Thaçi. Gjykimi duhet të ndodhë dhe të realizohet në shtetin e Kosovës dhe jo në Serbi, sikur që po kërkohet për ti manipuluar palët deri më tani. Kur flitet për 250 apo rreth 300 lëndë, kjo nuk është pak, por kur është fjala tek Gjykata dhe dëmet që i ka bërë Serbia në Kosovë, atëherë pse këta të dëmtuar të gjykohen në Serbi , kur tani mund ta bëjnë gjykatat tona në Kosovë?

I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrin veprime pozitive sipas ligjit, të urdhërojnë riaktivizimin e lëndëve të bllokuara e refuzuara pa asnje baze ligjore , mos të pranojnë që palët e dëmtuara të detyrohen të shkojnë në Serbi, si cjapi te kasapi, por kryesit e veprës që është Serbia, zyrtarët përgjegjës, ti sjellë këtu për gjykim, ose të gjykohen në mungesë, sepse këtë kompetencë të plotë e kanë pasur dhe e kane edhe sot Gjykatat e Kosovës.

Palët e dëmtuara duhet të protestojnë kundër vendimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, dhe mos të pranojnë që të shkojnë në Serbi për tu Gjykuar një proces dhe një rast që është denoncuar nga ana e tyre, për krime e dëme të luftës.

Gjithashtu kjo është përgjegjësi edhe e Ministrese së Jashtme, Donika Gërvalla e cila duhet të ju bëjë thirrje edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, si dhe Serbisë që qytetarët e Kosovës të mos detyrohen të shkojnë në Serbi per te paditur Serbine, përkundrazi duhen vetë zyrtarët serb të vijnë në Kosovë për tu Gjykuar sepse edhe dëmet e luftës dhe krimet nga më monstruozet këtu janë bërë, dhe për këtë e gjithë bota demokratike ka intervenuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".