A po reflektojnë shenjat e "kiametit" në planetën e universit!

A po reflektojnë shenjat e
A po reflektojnë shenjat e

Ismail Muçiqi

  • 13 April 2021 - 09:27

Shkruan:Ismail Muciqi

Shumë mendimtarë Teolog dhe Intelektual predikues tëfesë i kam dëgjuar duke thënë se Libri i Shenjët Kurani e pohon se shenjat e para te Kiametit janë kur bletët vdesin {zhduken} kur delet nuk shtohen, kur rahmeti ndaj prindërve largohet kur vllau, vllaun mundohet ta zhduk dhe kur paraja shndërrohet mbi vlerat morale dhe njerëzore të shoqërisë.

E nisa këtë shkrim nga shtytja emocionale dhe shpirtërore për situatën aktuale në të cilën po jetojmë. Këto ditë pata rastin që në shumë fshatra të dëgjoi se njerëzve u kanë vdekur bletët. Vitin që shkoi ndodhi fenomeni bletët nuk dhanë fare mjaltë.

Tani të rralla janë familjet apo fshatrat ku njeriu mund të shoh ndonjë kupe delesh të cilat janë të bekuara edhe nga Zoti. Përditë e më shumë dëgjojmë lajme senzacionale se djali e rrahu babanë apo e ndoqi nga shtëpia nënën duke e larguar mëshirën ndaj prindërve të cilët e kanë lindur dhe e kanë rritur.

Përditë e më shumë po shtohet numëri i pëlqeve dhe i plakave të cilët po kërkojnë strehim në shtëpitë e pleqve për shkak të mos kujdesit, presionit dhe përbuzjes nga fëmijët e tyre.

Shumë here kam pasur rastin të dëgjoi të vjetërit duke thënë se për {iks} {ipsilonin} janë quar peshë këta i pret një taksirat. Sot mëshira dhe respekti ndërmjet vëllezërve ka ra në fund të pusit. Janë të shpeshta rastet kur vëllezërit të një nëne dhe të një babe me vite nuk komunikojnë mes veti. H

asmëria dhe urrejtja shifet kudo. Klasa politike ka humbur çdo arsyeje me sjelljen kundër misionit të saj për ta ndërtuar shtetin. Paraja është shndërrua në kauzë të jetës së përditshme, pa respektuar rregullat dhe normat të cilat i përcakton ligji apo kodi moral i etikës së njeriut që puna të sjell mirësi dhe begati në çdo familje.

Shume herë kam dëgjuar teolog të shkolluar të cilët duke e komentuar Kuranin duke thënë.. “Se një popull i cili nuk vedisohët por e lëshon rrugën e Zotit, Zoti ka me e dënuar – me mallkuar.

Sot ne Shqiptarët e kemi humbur rrugën duke hargjuar energji për ta shkatërruar njëri tjetrin. Kemi filluar të harrojmë zullumin dhe okupimin me vite e decenie nga anemiku i përbetuar serbin.

Ne nuk po e dimë apo nuk dojm ta dimë se shteti serb është duke punuar ditë e natë, po armatoset me armë moderne dhe vazhdimisht po krijon formacione elite të policisë dhe ushtrisë duke bërë trajnime dhe ushtrime të vazhdueshme kundër Shtetsisë së Kosovës.

Qka të themi në fund këto fenomene dhe ndodhi që i përmendëm më lartë po i vërteton edhe misteri i ashtuquajtur Koronavirus i cili përnjëherë e kaploi gjithë planetin. Në shekullin e 21 Shkenca e Mjekësisë dhe institucionet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjinden në panik dhe në kolaps dhe nuk janë në gjendje ti a shpjegojnë njerizimit se qka po i ndodh planetës dhe universit.

Sot ka humbur ndjenja e ngrohtësisë dhe kënaqësisë që nga familja deri te maja e shtetit. Nuk gjen njeri i cili edhe pse ka kapitalë apo para që pohon se është i lumtur me jetën. Prandaj po troket ora në ndërgjegjen shpirtërore të njerëzimit që të mendojë thellë se qka do të sjellë e nesërmja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".