Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të burgosen urgjentisht!

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të burgosen urgjentisht!
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të burgosen urgjentisht!

Dardan Grapci

  • 14 April 2021 - 07:20

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Unë edhe si qytetar kërkoj nga hetuesia të shikojnë se kush po qëndron prapa kësaj loje , sepse 948.825 mijë euro nuk janë pak për aq pak hapësirë pune. Prandaj me çdo kusht duhet të gjinden fajtoret dhe të arrestohen, ndryshe kjo shumë thuajse 60%-shit të kostos së renovimit të platos mbi “Kurriz” do futet përsëri në xhepat e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu në këto dy mandate të Qeverisjes në Prishtinë, nuk kanë bërë asgjë të dukshme e të prekshme për të mirën e qytetarëve.E kane bere te kunderten . Nëse i shikojmë rrugët, ndërtesat, vend parkingjet për vetura etj, e vërejmë se thuajse asgjë nuk është bërë në këtë drejtim për ta evituar mbingarkesën e komunikacionit, mbingarkesën e veturave të parkuara në trotuare, nuk ka ende hapësirë për ngasësit e biçikletave dhe motoçikletave etj, diçka e premtuar qysh në mandatin e parë. Gjithçka ishte mashtrim dhe meremetime shkel e shko sa për përfitimet personale, nëpërmes dhënies së tenderëve për kompanitë e caktuara me përparësi dhe paraprakisht të premtuara.

Dështim spektakuIar i dy mandatave të shpend Ahmetit dhe pasqyrë e keq menaxhimit është edhe projekti në lagjen Dardania, një projekt që është realizuar deri më tani p asnjë të mirë, shkel e shko, vetëm sa për të përfituar e pasuruar vetë kryetari Ahmeti me vartësit e tij sejmen, e jo për të ju shërbyer banorëve të kësaj lagje. Përderisa ka filluar me një kohë të caktuar të fillimit dhe mbarimit të punimeve në këtë projekt, shtrohet pyetja pse atëherë nuk është përfunduar?. Pse bash tani kur Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut po ju dridhet karrigia po dëshirojnë që edhe më tutje të investojnë në të njëjtën lagje, e në të njëjtin projekt, por tani kinse për ta gjelbëruar dhe rregullimin e këndit për fëmijë?. Mendoj që kjo çka po planifikohet të bëhet përsëri në “Kurriz” është një krim i drejtpërdrejtë nga Kryetari i Prishtinës, Ahmeti dhe Sejdiu, organet e drejtësisë duhet urgjentisht ta anulojnë këtë projekt të ri në këtë lagje dhe në këtë objekt, të shpalosen denoncimet penale të ushtruara nga banorët në të kaluarën dhe ti dënojnë me burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun.

Prokuroria Speciale e Kosovës gjithashtu duhet ta hetoj edhe kompaninë "Rexha&Loni" pse ky projekt nuk është finalizuar në të kaluarën sipas projektit që e kishte pranuar kompania nga komuna, dhe pse tash i njëjti po ri aktivizohet edhe njëherë. Unë edhe si qytetar kërkoj nga hetuesia të shikojnë se kush po qëndron prapa kësaj loje , sepse 948.825 mijë euro nuk janë pak për aq pak hapësirë pune. Prandaj me çdo kusht duhet të gjinden fajtoret dhe të arrestohen, ndryshe kjo shumë thuajse 60%-shit të kostos së renovimit të platos mbi “Kurriz” do futet përsëri në xhepat e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".