Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike !

Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike !
Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike !

Skender Mulliqi

  • 14 April 2021 - 09:40

Shkruan: Skënder MULLIQI 

Nese qeveritë dhe qeveritartë  e deridjeshëm nuk e plotësuan misionin e vet, se nuk ishin të interesuar më bërë punë të mira, nuk kan të drejtë , të lëshohen në opstrukcione jo parimore politike   ndaj Qeverise premtuese të Albin Kurtit.Ka kaluar koha e fallcifikimeve dhe falcifikatorëve, ka kaluar koha e mistikëve dhe te teorive te gabuara  politike.Shumë gjatë nuk është kuptuar nga qytetarët së pushtetet nuk ishin duke punuar  mirë.  

Përgjigjën e duhur e morën  me 14 shkurt, por shumë vonë dhe këtë më pasoja politike dhe më pasoja ekonomike për Kosovën. Me pasoja së nuk u kryen shumë punë të rëndësishme për qytetarët dhe as në shtëtndërtim.Dominuan egot dhe plotësimi I dëshirave personale. Qytetarët po i shohin të metat 20 vjeqare të pushteteve të korruptuara që i kishin . Sigurishtë së janë të vetëdijshem dhe mëndojë së duhet ta përkrahin klasën e re politike në pushtet.

Përkrahja po , por që pritet edhe realizimi i premtimeve të dhëna  .Ministratë dhe  zëvëndës ministratë  duhet të punojnë ndërshmerisht dhe më pëgjëgjësi të lartë politike . Hapat që ka filluar më i marrë Qeveria  kunder dukurive negative , në këtë contest edhe të  konfiskimit  të pasurive te paligjshme janë shpresëdhnëse, së më në fund proceset do të kthehën për së mbari.Nuk pritet që kjo qeveri qysh në start të bën mrekullira , kur dihet së së sa janë te grumbulluara problemet politike dhe veqmas ato ekonomike gjatë këtyre viteve  , të cilat kërkojnë kohë që të zgjedhen.  

Kaosi dhe komoditeti nuk kan vend , nese vërtetë mendojmë më formuar shtet ligjor, demokratik  dhe funksional. Ka ardhur koha që frika dhe pasiguria ti mbetën të së kaluarës . Punët e mira nuk bëhën më nguti , as me eufori ,  ato planifikohen  mirë  .Po hymë në një epokë të re , duke lënë ërrësirën mbrapa. Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike , që të kemi stabilitet shoqëror dhe politike ne vend .Natyrisht së një opozitë parimore është shumë e dobishme sikur  në qdo vend tjetër demokratik , por jo edhe opozite destructive . Gjenerata e re është  irituar në gardën e vjetër politike e cila  nuk u kujdes që të rinjët tanë përspektiven e tyre ta kerkojnë në vendlindje , e jo ate ta kërkojnë   duke  u larguar  nga Kosova e tyre e dashur… 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".