Pse humbën PDK, AAK, NISMA e LDK në Kosovë dhe pse duhet të ndëshkohet edhe Partia Socialiste në Shqipëri!

Pse humbën PDK, AAK, NISMA e LDK në Kosovë dhe pse duhet të ndëshkohet edhe Partia Socialiste në Shqipëri!
Pse humbën PDK, AAK, NISMA e LDK në Kosovë dhe pse duhet të ndëshkohet edhe Partia Socialiste në Shqipëri!

Skender Kapiti

  • 14 April 2021 - 09:47

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit 2021 fituan bindshëm dhe thellë VETEVENDOSJA dhe Lista          “Guxo”. Ajo e cila doli në dukje ishte humbja e hellë e partive politike të Kosovës, ato të dala nga lufta,

Po cila ishte arësyeja e humbjes së thellë politike të tyre?

Kur ata te cilët luftuan dhe deklarohen si   ishkomandanta të UÇK-së;kur disa prej tyre    i dhanë të drejtë vetes që për ndonjë meritë të tyre ata te ishin të justifikuar  për  padrejtësitë për të bërë gjithcka dhe për të mos u ndëshkuar aspak;  dhe  kur ata filluan, devijuan dhe i tradhtuan interesat, sakrificat dhe  aspiratat e popullit, si dhe kur ata manipuluan dhe i pervetsuan vlerat e luftës clirimtare kombëtare dhe i zëvëndësuan ato me intriga, hipokrizi dhe me lakminë e pangopshme  për pushtet dhe sidomos  për pasuri dhe për paranë, ata i hapën rrugën dhe instaluan hajdutërinë, krimin , korrupsionin, tradhtinë dhe u bënë  mëkatarë të mëdhenj. Dhe prej mëkateve të veta ata u ndëshkuan politikisht nga populli dhe demokracia, por që e pësoi dhe po  vuan  jo pak  populli dhe shteti i Kosovës.

Po për këtë arsye u ndëshkua ashpër edhe LDK-ja, lidershipi i së cilës vetëm sa kontrabandoi, shfrytëzoi dhe spekulloi me historikun dhe me vlerat e hershme të LDK-së si dhe i konsumoi të gjitha ato marifete amorale duke e keqpërdorur antarësinë e LDK-së si masë njerëzore për interesa personale korrupsioni,pushteti e hajnije.  

Po kështu me 25 Prill 2021 duhet  edhe në Shqipëri të ndëshkohet Partia Socialiste,duhet që të dëbohet nga pushteti Edi Rama dhe Rilindja Socialiste, duhet bërë ndryshimi ashtu sikurse ndodhi në Kosovë, dhe ndryshimi është ky: duhet të vijë në pushtet Partia Demokratike me Bashën Kryeministër që të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni edhe në Shqipëri.Fatkeqësisht ajo që është prezente në Shqipëi, është edhe  puna mercenare e mediave të Tiranës ku shumica e tyre, ato më kryesoret madje, i bëjnë opozitë opozitës politike demokratike  si dhe fresko, reklama e avokatira të pështira dhe servile  pozitës dhe Edi Ramës.  Në këtë punë nuk mbeten pas humbësit dhe dështakët politikë, disa farë mediatikësh nga Kosova si puna e Baton Haxhiut dhe e disa rrangalla komuniste të Kosovës.

Duhet të dëbohet E. Rama nga pushteti  që  të mos ikin  shqiptarët nga Shqipëria

Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm  e rilindjes,  e Ramës dhe  e oligarkëve të cilët  vetëm  sundojnë, grabisin, vjedhin  dhe i zhvasin Shqipërinë dhe shqiptarët. Pa pikë turpi Rama dhe Rilindja kërkojnë mandatin e tretë. Po për cfarë e duan ata mandatin e tretë ,për ta gllabëruar e vjedhur edhe ato që i kanë mbetur pa i rrëmbyer akoma Shqipërisë; e duan mandatin e tretë për të vazhduar tradhtitë dhe pazaret antikombëtare  të hapësirës ujore të Shqipërisë dhe për ndarjen e Kosovës; e duan mandatin e tretë për boshatisjen e Shqipërisë; e duan mandatin e tretë për monopolin e kultivimit  dhe të trafikimit  të drogave dhe të kanabisit nëpër Europë?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".