Shpend Ahmetit, t’i hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale, të gjitha projektet kriminale të dy mandateve 2013-2021!

Shpend Ahmetit, t’i hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale, të gjitha projektet kriminale të dy mandateve 2013-2021!
Shpend Ahmetit, t’i hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale, të gjitha projektet kriminale të dy mandateve 2013-2021!

Nexhat Haziri

  • 15 April 2021 - 07:47

Shkruan: ANALIST- Nexhat Haziri

Qeverisja e Shpend Ahmetit për 8 vite të Prishtinës, 4 vite më parë si VV dhe 4 tashmë si PSD, janë 8 vite të humbura për Prishtinën dhe qytetarët e kryeqytetit. Kjo qeverisje nëse mund të quajmë si të tillë, po përmbyllet pa lënë ndonjë gjurmë të theksuar qoftë në infrastrukturë, qoftë në rregullimin dhe avancimin e planit urban të Prishtinës, ngritjes së kualitetit të jetës, mungesë rezultatesh në përmirësime e sektori të shëndetësisë, apo të arsimit, kulturës, që janë po ato që kanë qenë edhe para ardhjes së Shpend Ahmetit si kryetar.

Nëse do mund të gjeja diçka për ta përkufizuar qeverisjen e Shpend Ahmetit, do të thosha si Pushteti I kifleve për qytetarët, ndërsa pushteti real që iu ka shërbyer mafio-oligarkëve dhe grupeve të interesit të afërta më kryetarin Ahmeti dhe në katër vitet e fundit financuesve të PSD-së. Edhe ato pak projekte që ka kryer apo I ka nisur janë projekte shkel- e shko, jo transparente që kanë dyshime të bazuar për parregullsi dhe shkelje ligjore, që do të duheshin të ishin target I hetimeve nga prokuroria e shtetit për keqmenaxhimin e parasë publike dhe mos transparencën në procesin e tenderimeve dhe të përfundimit të tyre.

Megjithatë kjo neglizhencë e moshetimit serioz te Ahmetit ngaorganet e drejtësisë nuk ka se si të kuptohet ndryshe veç si e kapur dhe e blere nga nga mafio-oligarkët dhe mafia e bizneseve që janë të afërta e te lidhura me krimin e organizuar dhe me vet kreun e pushtetit në Prishtinë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".