Prokuroria Speciale, avokate e krimit, i injoron kallëzimet penale nga AKK-ja!

Prokuroria Speciale, avokate e krimit, i injoron kallëzimet penale nga AKK-ja!
Prokuroria Speciale, avokate e krimit, i injoron kallëzimet penale nga AKK-ja!

Ragip Guraziu

  • 15 April 2021 - 17:28

Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu

Prokurori ka njoftuar se janë ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shenjëstruara vitin paraprak, kurse deri tash janë shënjestruar rreth 60 raste të reja, dhe prej tyre 35 kanë të bëjnë me korrupsion 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera veç janë në fazën e pezullimit. Gjendja e ngarkuar me raste të korrupsionit të nivelit të lartë në Prokurorinë Speciale flet më së miri se zvarritja dhe pezullimi i këtyre rasteve ka një lidhje të ngushtë të Prokurorisë Speciale me krimin e organizuar, pasi që rastet e tilla nuk japin rezultate konkrete, për periudhë të shkurtër kohore, marrin vite të tera madje duke përfunduar edhe në tejkalim të afatit, parashkrim të sinkronizuar dhe orkestruar në bashkëpunim të prokurorët që ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar.

Se korrupsioni që po i gërryen zemrat e qytetarëve të Kosovës, edhe pas 23 viteve, flet vetë zvarritja dhe pezullimi i këtyre rasteve nga organet e caktuara me ligj për ta luftuar këtë të keqe. Kjo gjendje flet më së miri për lidhjen e ngushtë të prokurorisë speciale me krimin e organizuar, pasi që rastet e tilla nuk japin rezultate konkrete, as pozitive dhe as negative për një kohë të shkurtër, por minimalisht duhet pritur hetimet që zyrtarisht duhet të zgjasin së pakut për dy vjet, e mundë të shkojnë deri në 10 vite! Shi për këtë, po shihet e po raportohet me shqetësim se si po vazhdon Prokuroria Speciale që ta pengon dhe pamundëson në mënyrë tepër të pa skrupull e skandaloze, edhe angazhimin pozitiv e serioz të Agjencionit Kundër Korrupsionit, në hetimin, zbulimin por edhe në publikimin e detajuar të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit, mënyrën sesi është ardhur deri të krijimi i asaj pasurie dhe cila është ajo! Sipas njoftimeve zyrtare nga vetë AKK-ja, Agjencia Kundër Korrupsionit po vazhdon të dërgojë pandërprerë kallëzime penale për korrupsion në prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen me prioritet të duhur, kur dihet se Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion.

Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori, por prokuroria po e injoron bashkëpunimin që e ka obligativ sipas ligjit me AKK-më dhe këto kallëzime penale mbeten të deponuara në sirtarët e Prokurorisë. Sipas raportimeve nga PSRK-ja, janë disa raste të zyrtarëve të lartë të shtetit, në proces të punës të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion, por nuk zbulohen detajet kush janë , kur janë dorëzuar dhe kur pritet ngritja e aktakuzave. Prokurori ka njoftuar se janë ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shenjëstruara vitin paraprak, kurse deri tash janë shënjestruar rreth 60 raste të reja, dhe prej tyre 35 kanë të bëjnë me korrupsion 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera veç janë në fazën e pezullimit. Gjendja e ngarkuar me raste të korrupsionit të nivelit të lartë në Prokurorinë Speciale flet më së miri se zvarritja dhe pezullimi i këtyre rasteve ka një lidhje të ngushtë të Prokurorisë Speciale me krimin e organizuar, pasi që rastet e tilla nuk japin rezultate konkrete, për periudhë të shkurtër kohore, marrin vite të tera madje duke përfunduar edhe në tejkalim të afatit, parashkrim të sinkronizuar dhe orkestruar në bashkëpunim të prokurorët që ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".