Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe po e mbajnë peng krejt drejtësinë kosovare!

Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe po e mbajnë peng krejt drejtësinë kosovare!
Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe po e mbajnë peng krejt drejtësinë kosovare!

Xhevat Meha

  • 16 April 2021 - 19:00

Shkruan: ANALIST-Xhevat Meha

Konsiderohet e vlerësohet se dështimi i vazhdueshëm i organeve ligjzbatuese ne (pa)drejtësinë kosovare përmbi 20 vite që ta lufton kapjen e shtetit dhe krimin dhe korrupsionin qe nga viti 1999 e deri më sot , vjen si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të strukturave të shërbimeve të fshehta sëbe në këto institucione te shtetit. Dhe kjo është shprehur dhe ka të bëjë edhe në raportet e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke filluar që në fillim të vitit 1999 , përmes ndikimit në SHIK e QPK dhe tani si në rastin: AKK-PROKURORI- GjYKATA , që nuk është duke funksionuar fare dhe si duhet.

Andaj eshtë mirë që Agjensioni Kundër Korrupsionit (AKK) te dërgon lëndë me kallezime penale në Prokurori,  edhe pse Prokuroria nuk po i trajton ato me prioritet dhe kryesisht ajo  ben avokatine e zyrtareve te dyshuar nga AKK-ja. Por problemi ka shtrirje më të gjerë. Kontrolli i prokurorisë, hetuesisë dhe gjyqësisë nga strukturat e fshehta serbe është i paprekur dhe i papenguar fare qe nga 1999 .

 Me arrestimet e efektshme nga Prokuroria speciale e Kosovës në Hagë dhe me djegien definitive me VOTE te Isa Mustafës si pjese e atyre strukturave e sherbimeve kriminale serbe , krerët e strukturave të fshehta serbe janë goditur rende , mirëpo i gjithë rrjeti i këtyre strukturave te fhefta serbe është serish aty dhe duke vepruar. Nuk besoj se AKK ka pasur nderin dhe privilegjin që të jetë edhe ajo vet e liruar nga ky kontroll i strukturave te fshehta serbe dhe kesaj duhet t’i besoni . Këto fjale e veprime te tyre  më shumë i kuptoj si nje kuazi- lojë e institucioneve nën kontrollin e regjine e strukturave të fshehta serbe për të mashtruar qytetarët e Kosovës, kinse AKK po i dërgon lëndët , por qe Prokuroria nuk po i trajton, kinse prokuroria po i dërgon lëndët, por gjyqësia nuk po i trajton, kinse gjyqësia po i trajton lëndët, por prokuroria nuk po i përgatitë sa duhet. Krejt kjo është farsë e loje e mirepergatitur e strukturave te fshehta serbe qe i mbajne te kapura te gjitha organet ligjzbatuese, dhe jo vetem ,  dhe mjerisht kjo ka filluar qe nga vitet 1999,2000 dhe qe kurre nuk kane ndaluar deri ne ditet e sotme.

Keto lidhje e ndikime te strukturave te fshehta serbe mbi tere sistemin e drejtesise, dhe jo vetem,   e bejne teper te frikshem e te pabesueshem tere sistemin ligjzbatues  , e te cilin sa me pare duhet rindertuar e ringritur nga e para permes ligjit te VETTING-ut!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".