Masat administrative dhe eksperimentet në parandalimin e pandemisë nuk sollën rezultate

Masat administrative dhe eksperimentet në parandalimin e pandemisë nuk sollën rezultate
Masat administrative dhe eksperimentet në parandalimin e pandemisë nuk sollën rezultate

Ismail Muçiqi

  • 17 April 2021 - 09:58

Shkruan:Ismail Muciqi 

Shkenca e Mjekësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila për mendimin tim ka dështuar plotësisht në zbulimin dhe menaxhimin e Covid 19. Tani është koha që më në fund të ndalen eksperimentet dhe masat administrative të cilat u morën vazhdimisht athok nga ana e Qeverive dhe nuk dhanë rezultate.

Mendoj se e vetmja mënyrë për të dalur nga kjo situatë për ta mposhtur Pandeminë është vetëm vaksionimi i popullsisë. Eksperimentet e ndryshme dhe masat administrative nuk sollën ndryshim pozitivë, nuk e zvogëluan numrin e të infektuarve nuk e parandaluan numrin e të vdekurve por gjithënji e më shumë shtetet po ballafaqohen me kriza më të ndryshe që nga shëndeti i qytetareve e deri tek kriza ekonomike globale. Në

Republikën e Kosovës edhe përkundër masave restriktive që i ndërmorën qeveritë ne trendet e rritjes së numrit të qytetareve të infektuar me Covid nuk u zvogëluan për kundrazi ato u rritën vazhdimisht. Po tregojnë edhe të dhënat ditore te raportit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë në Prishtinë mesatarisht numri i të infektuarve gjatë 24 orëve sillet deri në 500 persona në ditë.

Është shumë shqetësues numri i të vdekurve i cili e ka tejkalua shifrën mbi 2000 persona. Përditë e më shumë po marrim lajme shqetësuese kur dëgjojmë se nga Covidi po vdesin njerëz nga të gjitha moshat e qytetareve të Kosovës. Është vështirë kur dogjojmë shumë emra të njohur intelektual, profesorë, mjekë, shkrimtarëe politikolog, veprimtar dhe publicistë të cilët jua mori jetën Pandemia e Koronavirusit. Sot qytetaret e Kosovës jetojnë me ankth se qfar do të sjell e nesërmja.

Mendoj se mbrojtja shëndetësore e qytetareve të Kosovës duhet të jetë prioritet nacional dhe shtetëror i Qeverisë së Kosovës. Ky problem po shkakton pasiguri për të ardhmen e njerëzimit. Qytetaret e Kosovës me shumë halle, me probleme të përditshme me pa punësi me mungesë të parasë dhe të barnave kanë filluar ta humbin shpresën.

Në këto momente po përballen me vështirësi të shumta për një jetë normale. Menjëherë duhet të dalohen kritikat dhe shpifjet në skenën politike të cilat kanë humbur qdo arsyeje. Grupet Parlamentare dhe Parlamenti i Kosovës sa më parë duhet të nxjerrë një rezolutë për ti bashkuar të gjitha forcat politike institucionale duke hartuar strategjinë e përbashkët në mobilizimin e të gjithëve për të siguruar vaksina të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetareve. Kësaj kauze duhet ti bashkohen të gjithë ekspertët e shëndetësisë si dhe ish Ministrat e Qeverive të kaluara.

Në këtë kohë nuk duhet të ketë opozitë, të gjithë duhet ti bashkojnë forcat dhe dijen për ta vaksionuar sa më parë popullatën. Virusi nuk i kursen partitë në pozitë dhe opozitë. Nuk ka kohë më për të bërë eksperimente duke bllokuar lëvizjen, punën dhe jetën e përditshme të qytetareve të Kosovës. Këto masa po ndikojnë drejt për drejt negativisht edhe në aspektin psikik dhe mental tëqytetareve shumica e të cilëve me muaj janë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre të traumatizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".