Gjykata Kushtetuese e shkeli vetë Kushtetutën!

Gjykata Kushtetuese e shkeli vetë Kushtetutën!
Gjykata Kushtetuese e shkeli vetë Kushtetutën!

Muhamet Kelmendi

  • 17 April 2021 - 10:20

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Ky punim  është  shkruar me rastin e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, më 15.04.2015, për Gjykatën Speciale ne Den Hag, pas votimit ne Kuvend Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës - shkelëse me e rende e Kushtetutës se shtetit te Kosovës! Me vendimin e nxjerrë, me datën 15.04.2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, vendosi themelimin e Gjykatës Speciale ne Kosove.

Ne arsyetim, midis tjerash, theksohet: "(...)themelimi i Gjykatës Speciale nuk i pakëson te drejtat dhe liritë e garantuara ne kapitullin II te aktit me te larte juridik te vendit. Ky arsyetim eshte pikërisht ne kundërshtim me kapitullin II te Kushtetutës se Kosovës.

Ne kapitullin II, neni 21, te Kushtetutës se Kosovës qëndron: "Te drejtat dhe liritë themelore te njeriut janë te pandashme, te patjetërsueshme e te pa cenueshme dhe janë baze e rendit juridik te Republikës se Kosovës". Me poshtë ne Kushtetutën e Kosovës numërohen aktet ndërkombëtare te zbatueshme ne Republikën e Kosovës. Nga aktet e tilla ndërkombëtare nuk dele se një subjekt i tille, si Gjykata Speciale, eshte akt ndërkombëtar dhe i detyrueshëm për Kosovën.

Gjykata Speciale nuk futet fare ne konventat dhe paktet ndërkombëtare qe janë te aplikueshme ne Republikën e Kosovës. Duke u mbështetur ne kapitullin II te Kushtetutës se Kosovës konstatohet se mu ky kapitull shkelet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës me verdiktin e nxjerre. Me aktin e tille juridik injorohet ne mënyrën me injorative akti me i larte i vendit, Kushtetuta e shtetit.

Askund nuk e kemi një rast te tille. As edhe ne shtetin me fashist ne Evropën e pas vitit 1945 (Serbi), shtet qe u kushtoje njerëzimit ne vendet e Ballkanit, mbi 350 mije te vrare, ne mënyrën me gjenocidiale, nuk u be Serbia një subjekt i tille i gjyqësorit te veçantë për te dënuar atë gjenocide serbomadh mbi te tjerët dhe shqiptarët. Edhe 1700 te vdekur shqiptare jenë ne Serbi dhe nuk krijohet as një subjekt juridik gjyqësorit për përgjegjësinë e shtetin serb për gjenocid ndaj shqiptareve te Kosovës.

Kjo nuk eshte e drejte. Dhe ne këtë te vërtetë, Gjykata Kushtetuese konstaton një gjendjeje gjoja kushtetuese, por duke shkelur rende kapitullin II te Kushtetutës se Kosovës. Ajo shkeli:

1. Liritë themelore te njeriu dhe te qytetareve;

2. Pacenueshmërinë dhe papjesëtueshmërinë e lirive themelore nacionale dhe demokratike dhe

3.Shkeli bazën kryesore te shtetit, sovranitetin dhe tërësinë territoriale te vendit.

Ne Kushtetutën e Kosovës qëndron: "Republika e Kosovës eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm" (neni 1 i KK). Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese mu këto parime bazike janë shkelur.

Eshte turpi i kësaj gjykate dhe personalisht te kryetarit te saj, Enver Hasanit, i cili me paturpësi dhe cinizëm, deklaron se themelimi i Gjykatës Speciale na qenka kushtetuese, ndonëse mu sovraniteti dhe pavarësia u shkelen dhe u mohuan nga ky institucion i analfabeteve. Po si ruhet sistemi unik gjyqësor i Kosovës? Tere e dine se kështu thyhet sistemi unik i parapare me nenin 102 te Kushtetutës se shtetit te Kosovës dhe krijohet një subjekt i ri gjyqësor qe nuk i nënshtrohet fare ligjeve te shtetit te Kosovës.

Pra, eshte subjekt i pavarur!??? Eshte tepër e padrejte dhe jo njerëzore mos themelimi i një Gjykate Speciale për shtetin dhe udhëheqjen e Serbisë. Ku shtet i kushtoje vendeve ne Ballkan me 350 mije njerëz te vrare dhe me miliarda dëme!!??E ndaj saj nuk ka gjykate te veçantë. Me tej ne arsyetim te Gjykatës Kushtetuese thuhet: "Gjykata Speciale nuk gjykon luftën"?!.

Luftën e popullit shqiptar, o ju krijesa, nuk ka force qe mund te gjykoje. Ajo lufte eshte organizuar nga populli dhe vetëm popullit te vete i jepe llogari. Mund te gjykohen individët, pasi që eshte forca ne anën e juaj, po kurrë lufta çlirimtare. Por, edhe nëse ka gjykime, kjo fare nuk e zbehe luftën heroike te radhëve shqiptarë nga pas LDB.

Qe nga viti 1945, populli shqiptar, u ngrite dhe u organizua dhe ne fund ne arme ne dore e fitoje lirinë. Falënderimi shkon tek populli i ynë dhe te faktori liridashës ndërkombëtar qe e ndihmoj kombin shqiptar ne luftën e UCK. Për këtë jemi për jete e mot falënderues.! Por kjo nuk i jepe te drejt askujt te robëron tash kombi tone!?Shqiptaret janë një komb dhe ai komb, duan apo jo te huajte, do te realizon aspiratën e vete historike. E ardhmja eshte e kombeve te lira dhe demokratike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".