Plani për ridefinimin e kufijve në Ballkan, loja e marrëveshjeve tradhtare të Thaçit me Vuçiqin

Plani për ridefinimin e kufijve në Ballkan, loja e marrëveshjeve tradhtare të Thaçit me Vuçiqin

Gani Qarri

  • 18 April 2021 - 08:25

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Kështu që megjithëse së fundi, bëri sikur reagoi edhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor duke deklaruar se kinse edhe ai e kundërshton "fuqimisht" ndryshimin e kufijve dhe idenë e shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë, bazuar në faktin se "non-paper" vije si një dokument pa autoresi, lë të nënkuptohet që pas dështimit të marrëveshjeve tradhtare me kuislingun Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe gllabërimin e veriut të vendit tonë nga Serbia, realizimin e të cilave e pamundësoi vetëm burgosja me kohë e kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale, autorja e krejt kësaj ideje, të jetë vet Serbia e Vuçiqit e suportuar edhe nga Rusia.

-Parë në tërësi shfaqjen e problemit më të ri, që ka marrë jehonë në rajon dhe BE, mu në çastet vendimtare të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, moment i cili duket se ka ardhur dhe përfundimisht duhet të ndodhë, unë mendojë se me këtë ide, e cila ende nuk po pranohet si e qenë, por as nuk po refuzohet plotësisht nga vet BE, ajo, jo vetëm që nuk ka pikur nga Qielli, por pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale dhe dështimit të ndarjes së Kosovës, qëllimisht, me të po i bëhet thirrje publike Serbisë, që përfundimisht të orientohet në shkëputjen e Republika Srpska dhe bashkimit të saj me Serbinë. Kjo për vet faktin se pas ardhjes së z. Joe Biden president i SHBA-ve, gjasat për ndarjen e Kosovës, janë pothuajse zero. Dhe përkundër kësaj, nëse edhe më tej, vazhdon të refuzohet pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, si dhe bëhet pengimi i saj, nga shteti serb dhe Rusia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe OKB, Kosova me mbi 95 % shqiptar, popullsia e të cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet origjinal, ku aktualisht kufiri midis Shqipërisë (tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent, bashkimi me Shqipërinë është e vetmja zgjidhje, si kusht për qetësi afatgjate në rajon dhe garanci për paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor. Madje problemi më i madh i Kosovës, tanimë nuk është vetëm planit serbo-rus i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë, por më tepër fakti se, pas kërkesës publike të renegatit Thaçi, para gati tri vitesh, drejtuar ndërkombëtarëve për ndihmë për ndarjen e Kosovës në Alpbach të Austrisë edhe fati i statusit të vendit tonë, megjithëse i vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, ka stopuar të gjitha njohjet në rrafshin global dhe rritur deri në ekstrem mospajtimet për pavarësinë e Kosovës edhe brenda vet Bashkimit Evropian. Kjo për arsyen e thjeshtë se ideja vrastare ndaj shtetësisë së shtetit tonë të brishtë, për ndarjen e Kosovës nga kuislingu Thaçi, u inkorporua aq thellë nga propaganda proserbe e individëve dhe mediave nën kontrollin e tij, si dhe ato të shitura drejtpërsëdrejti tek ai, brenda vet shtetit tonë, sa që pothuajse u bë normale, sikur pavarësia e Kosovës, që me kohë, të ishte shpallur, nën kushtëzimin për ndarje të mëvonshme. Ide tradhtare e shkallës më të lartë, kundër të cilës nuk reagoi as nuk protestoi gati askush në Kosovë, madje as vet populli i shumëvuajtur nën robërinë dhe okupimin e gjatë të Serbisë.

Për aq më keq aventura kuislinge e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës, sidomos tek 5 vendet-mos njohëse brenda BE-së, forcoi edhe më tepër bindjen se pavarësia e Kosovës është e përkohshme dhe as vet populli i Kosovës nuk beson plotësisht në te. Kështu që siç shprehet edhe ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, asnjë diplomat i lartë i BE-së, as sot nuk i referohet Kosovës me termin shteti i Kosovës apo ‘Republika e Kosovës’, që dëshmon se kuislingu Thaçi u dha material të bollshëm jo vetëm 5 vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë, por edhe vet BE që si tërësi të mbajë qëndrim neutral dhe të mos deklarohet asnjëherë se e njeh Republikën e Kosovës. Madje përveç aktualizimit të temës për ndarje, nga vet renegati Hashim Thaçi nën udhëheqjen e neo-komunistes Federika Mogherinit, edhe emisari aktual i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përpos skandalit me hartën e Ballkanit Perëndimor, të shpërndarë nga vet kuislingu Thaçi, në BE, vendet tjera evropiane dhe botërore, ku Kosova figuron si "krahinë" e Serbisë, Lajçak edhe në postimin njoftues për bisedën me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nuk e përmendi fare, jo vetëm si shtet, por as si emër Kosovën. Ndaj përfundimisht kjo vërteton se virusi thaçist për ndarjen e Kosovës, jo vetëm se po rrezikon të ringjallet serish, por po dëshmon edhe një herë më tepër, se është pothuajse i pashërueshëm dhe shumë më i rrezikshëm se vet Covid-19, për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Ndërsa ajo që habit me këtë rast, është fakti se ideja ogurzezë serbo-ruse e tradhtarit me nam Hashim Thaçi, nuk doli serish në shesh nga Serbia, Rusia, Kina apo Greqia, por nga Sllovenia dhe një kundërshtar i vjetër i ish Jugosllavisë si Janez Jansha, por tani si plan i zgjeruar për lëvizjen e të gjithë kufijve në Ballkan, ide kjo fillimisht e nisur nga renegati Thaçi si projekt i kufizuar, vetëm për ndarjen e Kosovës dhe faljen e Veriut dhe pjesëve tjera më vitale të vendit tonë Serbisë okupatore. Kjo letër e dërguar edhe Bashkimit Evropian, publikuar së fundmi nga mediumi slloven “necenzuriano.si’, ekzistenca e të cilës, për momentin nga BE zyrtare, nuk po pranohet publikisht dhe për të zbutur pasojat, aktualisht po cilësohet si “non paper “, për diskutim të brendshëm intern e jozyrtar, përveç ndarjes së Kosovës, tanimë përfshinë në pako edhe copëtimin e Bosnjë Hercegovinës, madje pjesë shqiptare nën Mal të Zi, FYROM etj, ku përshkruhet në detaje plani për ridefinimin e kufijve të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor, që për momentin ka nxitur reagime të ndryshme kundërshtuese edhe në BE e me gjere!. Po në këtë letër, aktualisht të ashtuquajtur “non-paper”, e cila thuhet se mban autorësinë e kryeministrit slloven, përderisa për Kosovën përmendet bashkimi me Shqipërinë, aty ceket edhe ndarja e Bosnjës dhe formimi i Serbisë së madhe përmes bashkimit të saj me mbi 51 % të territorit të Bosnjës të ashtuquajturën “Republika Srpska”, kundër së cilës, formalisht ka reaguar edhe ministri për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme, për rajonin! Ndaj parë në tërësi, unë mendojë se me këtë ide, e cila për momentin nuk po pranohet si e qenë, por as nuk por refuzohet plotësisht nga vet BE, ajo, jo vetëm që nuk ka pikur nga Qielli, por me te, qëllimisht po i bëhet thirrje publike Serbisë, që përfundimisht të orientohet në shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë. Kjo për vet faktin se pas ardhjes së Joe Biden-it president i SHBA-ve, gjasat për ndarjen e Kosovës, janë pothuajse zero, ndërsa nëse vazhdon të refuzohet edhe më tej pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia dhe bëhet pengimi i saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe OKB, nga Serbia dhje Rusia, Kosova me mbi 95 % shqiptar , popullsia e të cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet origjinal, ku kufiri midis Shqipërisë (tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent, bashkimi i shqiptarëve është e vetmja zgjidhje, për qetësi afatgjate në rajon dhe paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor. Ndaj, Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duhet të investojnë kot, kaq shumë për një rrip të vogël toke si veriu i Kosovës, kur ekzistojnë gjasa reale, që Bosnja e Hercegovina, për shkak të mospajtimeve të thella e të vazhdueshme, brenda për brenda vet Bosnjës, ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve dhe pamundësisë së ndërtimit të një shteti vërtetë unik, të Bosnje Hercegovinës, të ndahen secila popullsi me territore të veta dhe tu bashkohen atyre që e ndjejnë veten më afër me ta. Me këtë ide, Serbia dëshiron ta shohë reagimin e opinionit të gjere ndërkombëtar dhe përfitoi përkrahjen e shteteve të mëdha vendimmarrëse, që para se Vuçiq ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si "kompensim" ti miratohet marrja e 51 % të Bosnjës dhe bashkimit të të ashtuquajturës "Republika Srpska" me Serbinë, pasi që edhe ashtu, Bosnja e Hercegovina, që nga paslufta, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të funksionojë si shtet i njëmendtë, por as që pritet të ketë ndonjëherë pajtim të plotë dhe një shtet vërtetë unik të Bosnjës edhe në të ardhmen, fakt që pothuajse e bënë plotësisht utopik ekzistencën afatgjatë të Bosnje e Hercegovinë si shtet i përbashkët dhe imponon 100% ndarjen e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".