Ministria e Drejtësisë të dokumenton për gjendjen e trashëguar, abuzimet kriminale të ish-qeverive të kaluara!

Ministria e Drejtësisë të dokumenton për gjendjen e trashëguar, abuzimet kriminale të ish-qeverive të kaluara!
Ministria e Drejtësisë të dokumenton për gjendjen e trashëguar, abuzimet kriminale të ish-qeverive të kaluara!

Arsim Haziri

  • 18 April 2021 - 16:21

Shkruan: ANALISTi-Arsim Haziri

Qeveria e re, normalisht që duhet t’i bëjë një lloj skanimi metalizues të gjitha shpenzimeve të qeverisjes se kaluar, e cila qysh në formim është përcjellë me shkelje dhe keqpërdorime të thella, dhe zv. ministri Blerim Sallahu, ka për obligim meqë ka edhe mandat qeveritar që të hulumtoj rreth shkeljeve masive te ligjeve. Kosova ndryshe nuk ka regresuar, pos në këtë mënyrë, ku prona publike është rrudhur në masë të madhe, duke e shkaktuar pandalshëm krijimin e gjitha kushteve për varfëritë kategorizuese.

Qeveria e re, meqë edhe ka ardhur në pushtet përmes kauzave kundër hajnisë dhe pro-drejtësisë, duhet t’i vë në funksion gjithë mekanizmin shtetëror për të braktisur logjikën destruktive dhe kthimin kah ajo racionale, ku meritokracia të shndërrohet në vlerë dhe parim funksionues. Kosova arrin ta mirëmbaje një lloj paqeje falë mërgimtareve, falë kontributit të tyre të pareshtur, kjo e ka penguar ardhjen e një situate ku shoqërinë ta kaplonte një gjendje pothuaj kaotike, duke e pasur edhe në konsideratë hajninë që është zhvilluar dhe veçse e ka ndihmuar dhe mirëmbajtur gjendjen të paekonomizuar. Albin Kurti, si kryetar I qeverisë, ka gjithë mundësitë për t’i bërë kahe konstruktive vendit, mirëqenia ekonomike, braktisja e dominimit të rendit kleptokratik tashmë varen prej tij, dhe nëse këto elemente arrihet të implementohen ashtu siç duhet, e ardhmja e vendit do të jetë brenda margjinave të një shteti serioz dhe potencial për t’i përmbushur nevojat e veta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".