Arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga specialja , bëri që të shpëtoj edhe Kosovën nga ndarja

Arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga specialja , bëri që të shpëtoj edhe Kosovën nga ndarja
Arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga specialja , bëri që të shpëtoj edhe Kosovën nga ndarja

Gani Qarri

  • 20 prill 2021 - 10:05

Shkruan:Gani Qarri

Ardhja e z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, burgosje e cila bëri që të shpëtoj edhe Kosovën nga ndarja, shkuarja e Trumpit dhe Grenellit, si dhe frika e humbjes së zgjedhjeve edhe nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, me ç`rast krimineli Aleksandër Vuçiq, do të mbetej edhe pa mikun e tij të fundit dhe pazarexhinë kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, ka shuar plotësisht të gjitha shpresat e Serbisë dhe të presidentit serb, për ndarjen e Kosovës.  

Kështu që shërbimet e fshehta serbe, diplomacia e Vuçiqit dhe aleatët e tij rus, janë orientuar përfundimisht në gllabërimin e pjesëve tjera të ish federatës jugosllave,si Bosnja e Hercegovina, për realizimin e planeve hegjemoniste serbe dhe krijimin e Serbisë së Madhe   

Madje burgosja e miqve të Aleksandër Vuçiqit, si Hashim Thaçi me shokë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë,si dhe frika nga humbja e Edvin Kristaq Ramës në zgjedhjet e 24 prillit në Shqipëri, ka bindur plotësisht Vuçiqin dhe Serbinë, se me shkuarjen e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndarja e Kosovë ka dështuar tanimë plotësisht, kështu që shërbimet e fshehta serbe, diplomacia e Vuçiqit dhe aletatët e tij, janë orientuar plotësisht në promovimin e ndarjes së Bosnjës dhe marrjen e mbi 51% të territorit të saj, të përvetësuar nga harambashët serb me  terror e krime masive lufte dhe gjenocid të pa parë mbi boshnjakët dhe kroatët në Bosnje e Hercegovinë, dhe përfundimisht synojnë gllabërimin e të ashtuquajturës “Republika srpska” nga Serbia.   

Përkundër të gjithave, problemi më madhor i Kosovës, tanimë nuk është planit serbo-rus i lëvizjes së kufijve të shteteve tjera ish jugosllave, po aventura e kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë, dhe kërkesa e tij publike për ndihmë, drejtuar edhe ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, kur Thaçi publikisht copëtimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e vendit të vet, pa pikë fytyre e kriteri të politikanit të njëmendtë, pati guxim ta quante edhe si zgjidhje kreative dhe nga ajo ditë e deri më sot, fati i statusit të vendit tonë, megjithëse i vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, është vënë në pikëpyetje globale dhe ka stopuar të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke rritur kështu, deri në ekstrem mospajtimet për pavarësinë e Kosovës edhe brenda për brenda vet Bashkimit Evropian. 

Kështu që nëse edhe më tej, shkaku i kërkesës së kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, vijon të refuzohet pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, si dhe vazhdon pengimi i saj, nga shteti serb dhe Rusia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe OKB, Kosova me mbi 95 % shqiptar autokton, popullsia e të cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet, ku aktualisht kufiri midis Shqipërisë (tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent, bashkimi i saj me Shqipërinë është e vetmja zgjidhje e pranueshme, si kusht për qetësi afatgjate në rajon dhe garanci për paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor.  

Për aq më tepër, bazuar në faktin se pikërisht tani, kur Serbia sheh se mund ta humb tërësisht edhe mbështetësin besnik dhe argatin e vetëm të fuqishëm, brenda vet shqiptarëve, si Edvin Krsiraq Rama, pazargjinë e oferuar disa-miliardësh të ndarjes së Kosovës, papritur në skenë na shpifet një dokument i ashtuquajtur "non-paper", pa “asnjë” autorësi, gjë që lë të nënkuptohet se pas dështimit të marrëveshjeve tradhtare me kuislingun Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe ndalimin e gllabërimit të veriut të vendit tonë nga Serbia, realizimin e të cilave e pamundësoi vetëm burgosja me kohë e kuislingut Thaçi me shokë nga Gjykata Speciale, autorja e idesë më të re makabre për lëvizje kufijsh, duhet të jetë vet Serbia e Vuçiqit e suportuar  gjithanshëm edhe nga Rusia e Putinit.   

Ndaj, parë si tërësi, shfaqja e problemit më të ri, që ka marrë jehonë në rajon dhe BE, mu në çastet vendimtare të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, moment i cili duket se ka ardhur dhe përfundimisht edhe duhet të ndodhë, plani për ndarjen e Bosnjës, sado që ende nuk pranohet publikisht, por as nuk refuzohet plotësisht edhe nga vet BE, jo vetëm që nuk ka pikur nga qielli, por pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale dhe dështimit të ndarjes së Kosovës, Serbia qëllimisht po promovon idenë e re të radhës,tanimë për shkëputjen e “Republika Srpska” dhe bashkimit të saj me Serbinë.    

Kështu që krimineli Aleksandër Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duan të investojnë më vetëm për një rrip të vogël toke si veriu i Kosovës, kur ekzistojnë gjasa reale, që për shkak të mospajtimeve të thella e të vazhdueshme, brenda për brenda, ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve dhe pamundësisë së ndërtimit të një shteti vërtetë unik, të Bosnjë e Hercegovinës, të ndahet përfundimisht ajo, në tri pjesë dhe secila popullsi me territore të veta tu bashkohen atyre që e ndjejnë veten më afër me ta, duke përfituar mbi gjysmën e territorit apo mbi 51% të tokave të saj, vet Serbia.   

 Dhe me këtë ide, Vuçiqi përveçse donë ta shohë reagimin e opinionit të gjere ndërkombëtar, ai këtë plan dëshiron ta promovojë edhe si alternativë, në vend të ndarjes së Kosovës dhe përfitoi simpatinë dhe përkrahjen e shteteve të mëdha vendimmarrëse, që para se Vuçiq ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si "kompensim", atij ti miratohet marrja e 51 % të Bosnjës dhe bashkimit të të ashtuquajturës "Republika Srpska" me Serbinë.

Madje parë edhe nga rrafshi praktik, Republika e Kosovës, duke pasur mbi 95% të popullsisë unike, shqiptar autokton, e cila përkundër të gjitha tradhtive, e ndërskëmbcave të brendshme e të jashtme ndaj shtetësisë së saj dhe vështirësive të panumërta, me ndihmën e SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtar, ka arritur ta konsolidoj shtetësinë e vet në përmasa të qëndrueshme, ndaj dhe ndarja e saj, nuk është edhe aq e lehtë, edhe për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete në rajon. 

Kurse Bosnja e Hercegovina edhe ashtu që nga paslufta e këndej, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të funksionojë si shtet i njëmendtë, por edhe as që pritet të ketë ndonjëherë pajtim të plotë dhe një shtet vërtetë unik të Bosnjës edhe në të ardhmen në këtë vend, ndaj vet ky fakt pothuajse e bënë plotësisht utopike dhe të pamundshme ekzistencën afatgjatë të Bosnje e Hercegovinë si shtet i përbashkët, fakt që imponon 100% ndarjen përfundimtare të saj, për të cilin, qoftë edhe me një të ashtuquajtur “non-paper” Serbia, po dëshmon në mënyrë publike se tanimë ka filluar të punojë me elan të plotë dhe angazhohet seriozisht, gjë që nëse, si rrjedhojë e ndryshimeve rajonale, vije edhe deri te bashkimi i tokave tona etnike, të paktën do të mund ta qonte në njëfarë mase drejtësinë në vend edhe për shqiptarët autokton në Ballkanin Perëndimor. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".