Pasuria e vjedhur e shtetit nga mafia, t’i kthehet qytetarit

Pasuria e vjedhur e shtetit nga mafia, t’i kthehet qytetarit
Pasuria e vjedhur e shtetit nga mafia, t’i kthehet qytetarit

Arsim Haziri

  • 21 April 2021 - 17:29

Shkruan:ANALISTI-Arsim Haziri

Ligjit anti-mafia, apo përpilimi I një pakoje dekrimianizuese për ish-pushtetarët e kriminalizuar , përbën hapin relevant për kthimin e pasurise publik tek qytetarët, duke e instaluar në shoqërinë tonë edhe logjikën e mirëqeverisjes, dhe progresivtetit, ndryshe kurre nuk bëhet shteti ligjore, derisa ne kete vend nuk mbizotëron barazia para ligjit.

Situata e tanishme është produkt i një degradimi total që vendit ia kanë bërë te gjitha qeverisjet e kaluara te kriminalizuara , e kjo është nje dëshmi që edhe u konkretizua edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, vendi kur filloj të orientohet drejt perspektives se re progresive , dhe të braktisë regresin e neperkembjen shumevjeqare . Kjo qeveri duke ardhur mbi premisa të drejta, dhe duke qenë një lloj shpresë, duhet urgjentisht ti vë në funksion te gjitha mekanizmat relevante për kthim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe klienteliste, kjo është detyra primare që në mënyrë direkt ia ka thënë e dhënë edhe populli më zgjedhjet e fundit. Shteti duhet ti kthehet qytetarit, them në kuptimin e një qeverisje të drejt dhe dinjitoze, veprim që garanton stabilitet funksional dhe konstruktiv është edhe shtyrja e proceseve dekriminalizuese të aktorëve politike. Ligjit anti-mafia, apo përpilimi I një pakoje dekirmianizuese për pushtetarët, përbën hapin relevant për kthimin e publikes tek qytetarët, duke e instaluar në shoqërinë tonë edhe logjikën e mirëqeverisjes, dhe progresivtetit, ndryshe nuk bëhet shteti ligjore, ku mbizotëron barazia dhe liria e njëjte per te gjithe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".