Kryeqyteti i boshatisur-Prishtina e heshtur cfarë po ndodhë në këtë shekull!?

Kryeqyteti i boshatisur-Prishtina e heshtur cfarë po ndodhë në këtë shekull!?
Kryeqyteti i boshatisur-Prishtina e heshtur cfarë po ndodhë në këtë shekull!?

Ismail Muçiqi

  • 22 April 2021 - 08:18

Shkruan:Ismail Muciqi

Në muaji Prill, dita e Pranverës data 22 të vitit 2021. Është koha kur njerëzit dalin në Natyrë për tu freskuar, për ta shijuar gjelbërimin dhe për ti ushqyer sytë me bukurit e luleve të Pranverës. Lulet dhe behari në vitetet e kaluara në këtë kohë i jepnin shkëlqim dhe bukuri Prishtinës.

Diçka po i ndodh edhe Prishtinës?!. Kësaj pranvere Prishtina është e mërzitur, e boshatisur nga qytetaret e të gjitha moshave. Njerëzit te vetmuar ecin me hapa të vegjël të cilët tregojnë molisjen, lodhjen dhe preokupimin se qfarë do të sjellë e nesërmja.

Në këtë muaj të Ramazanit kur Besimtarët Myslimanë agjërojnë Prishtinës i mungon gjallëria e dikurshme të cilës ja krijonin nxënësit studentët punëtorët dhe pensionistët e moshuar. Të gjithë këta i japnin kuptimim jetës në kryeqytet.

Është shqetësuese kur njeriu në mesin e ditës shikon kryeqytetin të zbrazur pa njerëz. Në këtë muaj të Ramazanit dëgjohet vetëm Ezani përmes altoparlantit i cili jehon nga Minaret e larta të Xhamive të cilat i ftojnë besimtarët që ti kryejnë obligimet ndaj Zotit.

Shtrohet pyetja qfarë po i ndodh Prishtinës vallë mos pandemia është shkaktari i cili i detyrojë qytetarët të mbyllen nëpër shtëpitë në këto ditë të pranverës stinë kjo e cila gjithmonë e ka simbolizuar shpresën për të ardhmen e njerëzimit. Këto fenomene të cilat po ndodhin i kanë shkëputur kontaktet dhe vizitat ndërmjet njerëzve.

Shpesh here dëgjoi kolegë të mi të cilët tregojnë se po bëhen një vit kur shumica prej tyre nuk kanë dalur nga shtëpia për shkak të rrezikimit të shëndetit nga pandemia. Kështu kanë filluar të harrohen vizitat familjare dhe miqësore e mos të flasim për ceremonitë e dasmave të cilat dikur i bashkonin njerëzit dhe gjeneratat. Diçka e madhe po i ndodhë njerëzimit. Njerëzit po vdesin nga korona, varrimi i të ndjerëve po bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë e kjo është e dhimbshme. Janë ndërprerë vizitat tradicionale për ti ngushëlluar familjet që përjetuan vdekjen e të afërmeve të tyre.

Jeta tani po zhvillohet athok, nuk i përngjan normalitetit, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit kanë filluar të shqetësohen përshkak edhe të krizës ekonomike. Rrallë here takon njeri që nuk është i traumatizuar. Njerëzit janë bërë të pa durueshëm dhe rrallë janë ata të cilët e kanë ruajtur qetësin shpirtërore dhe normalitetin e sjelljes.

Ne këto ditë të Prillit të stinës së Pranverës nganjëherë me kthehet nostalgjia për të kaluarën për Prishtinën për sheshin e qytetetit për korzën e të rive dhe të rejave të nxënësve dhe studenteve të politikajve të intelektualeve të cilët i dhënin kënaqësi dhe shpresë jetës në Prishtinë. Kanë thënë se shpresa vdes e fundit ndoshta Prishtinës dhe Kosovës do ti kthehet e mbara.

Ndoshta Qeveria e re e dalur nga vota e popullit do të punojë më mirë, ndoshta do të vaksinohet edhe popullsia, ndoshta edhe Zoti do ti ndihmojë njerëzimit për ti larguar të këqijat. E në rend të parë të shpëtojmë nga pandemia, nga pasojat e ndryshimit të klimës dhe dashtë Zoti që ti parandalojë rreziqet nga lufta e tretë Botërore e cila po e kërcënon gjithandej Botën. Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë Shqiptaret kudo qe janë Paqja dhe Rahmeti qofshin gjithmonë për të mirën e njerëzimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".