Turqia dhe Erdogan nuk ndërtojnë Spitalin modern dhe 500 shtëpi për E. Ramën por për shqiptarët

Turqia dhe Erdogan nuk ndërtojnë Spitalin modern dhe 500 shtëpi për E. Ramën por për shqiptarët
Turqia dhe Erdogan nuk ndërtojnë Spitalin modern dhe 500 shtëpi për E. Ramën por për shqiptarët

Skender Kapiti

  • 22 April 2021 - 12:27

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Dje u inagurua  në Fier Spitali modern i cili është financim 70 milion euro nga shteti dhe qeveria turke. Erdogan realizoi dhe e mbajti fjalen dhe brënda një kohe rekord shqiptaret tani kanë në shërbim të tyre një spital modern.

Nuk erdhi Erdogan për të bërë reklamë e as dukje   pompoze  me rastin e inagurimit dhe as nuk e mbështeti Edi Ramën as edhe nje fjalë për fushatë elektorale siç iu turrën shumë dhe e akazuan ca opozitarë e sidomos turkofobët shqiptarë. 

Po kështu ishte po Erdogan dhe Turqia të cilët ishin të parët që iu gjënden shqiptarëve në ditët e vështira të tërmetit që goditi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2019, dhe po Turqia është ajo e cila po ia ndryshon pamjen Laçit me ndërtimin e 500 apartamenteve të strehimit  atyre që ua rrënoi shtëpitë tërmeti, në një kohë kur vetë Turqia është goditur  rëndë nga një sërë tërmetesh.

Këto shtëpi Erdogan dhe Turqia po i ndërtojnë për shqiptarët dhe jo për shtetarët që kanë pushtetin aktualisht në Shqipëri, pasi edhe ndërtimi i tyre përfundon në Gusht, pra 4 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit, dhe ato do të përfundojnë si ta fitojë pushtetin Rama , e po ashtu edhe si ta fitojë Lulzim  Basha.

Po kështu Turqia ishte edhe i pari shtet që iu gjend pranë shqiptarëve në ditët kur shpërtheu pandamia e koronavirusit në Shqipëri.

U ndala sot vetëm në këto,  pasi ka me dhjetra e dhjetra të tjera fakte të  ndihmës miqësore e vëllazërore që ka kontribuar e akorduar Turqia në ditët më të vështira në  ndihmë e në përkrahje të shqiptarëve, pa marrë parasysh se cila parti apo qeverisje e djathtë apo e majtë ka qenë në pushtet në Shqipëri.Faleminderit Turqia dhe Presidenti Erdogan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".