E turpshme, dy dekada pas lufte, asnjë veprim nga drejtësia për dëmet dhe krimet

E turpshme, dy dekada pas lufte, asnjë veprim nga drejtësia për dëmet dhe krimet
E turpshme, dy dekada pas lufte, asnjë veprim nga drejtësia për dëmet dhe krimet

Ali Hertica

  • 22 April 2021 - 17:40

Shkruan: ANALISTI- Ali Hertica

Krimet duhet të gjykohen dhe dëmet me vendim gjykate duhet të faturohen. Në një të ardhme të afërt, kur në këtë vend do të sundoj ligji, të gjithë ata që i janë nënshtruar interesit të Serbisë dhe kanë shkelur interesat e popullit shqiptar, ligjin dhe sistemin kushtetues, do të mund të dënohen për tradhti kombëtare e shtetërore, qoftë edhe zyrtare të larte te institucioneve të larta të drejtësisë që kanë punuar në dëm të interesit shtetëror dhe qytetare, me direktiva të politikanëve të shantazhuar e te kriminalizuar.

Mënyra se si është heshtur dhe lënë në harresë politike dhe institucionale, nga drejtësia, çështja e krimeve serbe të luftës në Kosovë si tërësi, është diçka tepër e pa pranueshme. Është shumë për tu habitur se si u bënë plot 22vjet pas lufte, dhe ende nuk ka asnjë veprim të vetëm konkrete nga ana e institucioneve të drejtësisë së Kosovës për trajtimin e padive që kanë ushtruar qytetarët dhe bizneset për kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e Serbisë. Këto padi individuale kanë filluar të paraqiten që nga ditët e para të pas luftës, vazhdojnë edhe sot, së bashku me padit për krimet në njerëz. Edhe pse kompensimi i këtyre dëmeve nuk bije në domenin e përgjegjësisë së shtetit të Kosovës, heshtja dhe injorimi i padive nuk është dashur të ndodhën, por të shpallen gjykimet meritore dhe në bazë të atyre gjykimeve të faturohet kostoja dhe ti nxirret Serbisë përpara në tavolinë të bisedimeve, Përtej kësaj Padia shkon edhe në instancat ndërkombëtare, nëse nuk arrihet pajtimi reciprok, marrja e përgjegjësisë nga shteti serb për krimet dhe dëmet. Duket e pabesueshme të mos veprosh ndaj një armiku i cili gjatë luftës së fundit nuk ka zgjedhur as mjete e as forma për të shkatërruar çdo gjë para vetes që ka qenë shqiptare dhe për mbijetesë të një populli të pa mbrojtur nëse bëhet krahasimi i raportit të forcave në teren. Nëse politika arsyetohet se kjo heshtje është porosi prapa shpatullave nga ana faktorit ndërkombëtarë, atëherë është një nënshtrim i turpshëm, si mund të përpihet kjo padrejtësi e cila bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën. E dihet që për të gjitha ligjet në Kosovë janë kujdesur vet ndërkombëtarët që shteti të bëjë ligje në harmoni me kriteret e BE-së, si dhe t’i zbatoj një për një në praktikë, e kjo nënkupton edhe të drejtën për gjykim të krimeve dhe dëmeve të luftës. Heshtjes duhet ti vije fundi sepse ka një adresë. Adresa mundë të jetë gjyqësori i ndikuar nga ish shërbëtorët e regjimit të kaluar që akoma janë të pozicionuar si mbetje të ditëve të para të administratës ndërkombëtare në drejtësi-UNMIK. Është fjala për shumë individët që gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, periudhës së okupimit, apo edhe gjatë luftës u kanë shërbyer me devotshmëri të lartë kundërshtarëve e armiqve në realizimin e interesave të tyre, dhe në dëm të popullit shqiptar të Kosovës, prandaj të tillët i ka mbajtur nën sqetull politika edhe për interesin e vetë në këto dy dekada. Kësaj praktike duhet ti vije fundi dhe procesi duhet të hapur. Krimet duhet të gjykohen dhe dëmet me vendim gjykate duhet të faturohen. Në një të ardhme të afërt, kur në këtë vend do të sundoj ligji, të gjithë ata që i janë nënshtruar interesit të Serbisë dhe kanë shkelur interesat e popullit shqiptar, ligjin dhe sistemin kushtetues, do të mund të dënohen për tradhti kombëtare e shtetërore, qoftë edhe zyrtar të institucioneve të larta të drejtësisë që kanë punuar në dëm të interesit shtetëror dhe qytetar, me direktiva të politikanëve të shantazhuar e te kriminalizuar .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".