Pse ministër...?

Pse ministër...?
Pse ministër...?

Muhamet Kelmendi

  • 23 April 2021 - 12:45

Shkruan:Muhamet Kelmendi

Ministria e Punes dhe e Mireqenjes Sociale nxorti një vendim teper skandaloz dhe ne kundershtim me gjendjen sociale ne vend. Me vendim u hoqen nga 30 Euro te parapara per pensionitet qe kishin 90 Eoro nga 20 Euro. U mbeti vetem shtojca prej 10 Euro.

Ndersa, ata qe e kishin 75 Euro u mbeti baza ne 100 Euro. Rritja e tille ishte per tre muaj. Kjo loje e VV eshte teper qesharake dhe shkon drejtperdrejte ne kundershtim me gjendjen ekonomike e sociale te moshes se vjeter, mbi 65 vjete.

Heqja e shume se tille nuk dihet ku mbeshtetet! Te ardhurat ne buxhet jane rritur. Keshtu u tha nga pergjegjesia financiar te Republikes se Kosoves. Por, perkunder tere kesaj, me vendim u shkele premtimit i perkujdesjes se vecante ndaj moshes se tille. Tash i kane nga 100 Euro. Pas tre muajeve u kthehet shuma ne 90 dhe 75 Euro. Cka mund te behet me keto Euro?

Cdo kush e dine se mjetet e tilla nuk mjaftojne as per medikamente qe u nevoiten shtreses se vjeter. Ne vend qe te te rregullohet me ligj pensioni i pleqerise dhe ai i familjes, sikunder edhe i invaliditetit, duke krijuar baze ligjore qe pensionet te shkojne ne minimum ne 250-300 Euro , ato i zbriten edhe per tre muaj dhe nuk rregullohet ceshtja ne nderkohe me ligj.

Masat ekonomike behet vetem kur fillon pensioni ri te ipet. Pa ate dhe ne kohe te tille ky eshte akt i rende dhe demetone shendetin e moshes mbi 65 vjeqare. Nuk ka fare asnje baze juridiko- financiare e ekonomiko -sociale masa e tilla. Me mjetet e tilla nuk rregullohet buxheti i vendit. Ato jane aq ne shume te vogela sa qe nuk ka asnje rendesi financiare nje mase e tille.

Pse, pra? Kjo nuk duhet!!?? Por duhet thene se eshte papergjegjesi e pushtetit, per te mos thene, nje feminizem i keqe. Zakonisht keshtu veprohet kur pushteti dhe MPMS nuk i dine punet e veta dhe nuk ka prioritete te caktuar. Dhe kjo vjene nga mos paraqitja, diskutimi e votimi i programit Qeverise ne Kuvend. Pa program qeverises veprohet ad-hoc dhe natyrisht se demet jane te larta. Kjo duhet te ndalet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".