Nuk do të thotë se ky gabim është i pakorrigjueshëm!

Nuk do të thotë se ky gabim është i pakorrigjueshëm!
Nuk do të thotë se ky gabim është i pakorrigjueshëm!

Shefik Shkodra

  • 24 April 2021 - 09:21

Shkruan: Shefik Shkodra

S'është çështja për pak para të bëhen debate varg, për para sa një mëngjes i një deputeti, (për dikë shumë vështirë t'i fitojë); problemi esencial për mua është, pse pensionistët janë përherë "gjahu më i lehtë" për qeveritarët. Jo veç lënia pasdore.

Nuk duam të flasim për komoditetin apo ndonjë privilegj të këtyre njerëzve që e kanë krye "shekullin e tyre" në profesionet e ndryshme. Se për t'i çmuar vlerat e tyre duhet angazhim, përkrahje morale dhe investim.

Pak ka mbetur hapësirë për diskutime tjera në këtë kohë, shkaku i gjendjes sociale. Nuk kam kurrfarë ambicie karieriste as preferoj që të ankohem vetëm për veten time. Asnjëherë nuk i kam thënë të gjitha padrejtësitë që i kam përjetuar, nga fakti se dikush e shumëkush ka përjetuar e ndoshta edhe tash përjeton shumë ngarkesa më të rënda. E dyta, nuk dëshiroj që, gjithnjë duke u cijatur të përfitojë ndonjë asht. Dhe këtë e kam heshtur dhe e kam lënë ngarkesë në shpinën time, për të mos i tërbuar të tjerët; për të mos shqetësuar "vetëdijen e koncentrimin" e politikanëve me politikën e tyre. Për të mos ngjallë kërkesat e ngjyrave të ndryshme, madje edhe të atyre që nuk e meritojnë. Shkelje drastike si e drejtë personale e pamohueshme, para pensionimit dhe në të përfunduar të karierës, kam përjetuar⁵ derisa ishin në pushtet LDK dhe PDK. Nuk dua t'i shfletoj tash ato raste shumë markante, për të cilat dokumentet ekzistojnë (që nga Gjykata Themelore e deri te ajo e Apelit), kuptohet që nuk ka mundësi t'i ndjekim në këtë moshë dyert dhe sportelet për Ankesa, të cilat nuk do të miratonin asgjë në favor të palës. Këtë e kanë pasur parasysh pushtetarët, do të thotë, e kanë ditur se drejtësinë e kanë vetëm ata për veten e tyre. Ishte...

*Por, t'i kthehem kësaj të sotmes. Në pushtetin që, pothuajse tashmë është konsoliduar, dhe e kemi menduar, një qeveri për ndryshime dhe vuarje të punëve në binar, edhe pse rregullimi i punëve është i vështirë në të gjthë lëmenjët e jetës, po sado pak gjendja sociale të afrohet dhe të mos shfaqen diferenca të mëdha e shtresime shumë shkallëse në shoqërinë tonë më të re e shumë brishtë.

Tash problemi ka lindur si në gjithë botën me pandeminë. Punët kanë mbetur vazhdë nga ai pushteti i mëparshëm. Të gjithë kanë kërkesa nga Qeveria. Shumë e qartë. Dhe kjo është ngarkesë për këtë qeveri. Sigurisht dëshirojnë t'i përkrahin ato kërkesa më të arsyeshme. Pajtohem. Gjendja është e tillë me të dy sektorët, sidomos më e theksuar në sektorin private. Edhe gjendja me raste sociale është zgjëruar...Kur ia shtojmë edhe problemet politike, kjo bëhet edhe më e rëndë për cilëndo qeveri. Por, të shtojmë...

Më lehtë të "këputet peni ku është më i hollë"

Duke shikuar gjendjen e përgjithshme, nuk na del prova e duhur e ekuacionit. Sepse gjendja sociale për një shtresë gjithnjë është e përshkallëzuar. Nuk duhet koment i gjerë. Dhe sikur kjo gjendje të përafrohej me strukturat tjera shoqërore e politike, do të ndihesha mirë. Kur jemi të gjithë të përafërt. Por kjo fare s'qëndron në shoqërinë tonë.

Kjo do të thotë, kur e mbyllim një vrimë e hapim një tjetër - një prej "fajtorëve" sikur dalin pensionistët

Të "nxirret vjam prej pleshtit", thotë populli, është pak larg domethënies dhe qëllimit. Bie fjala pensionitët (në kràhasim me strukturat tjera), kishin mbetur gjatë kohë si raste sociale dhe në vend se të ngjallen pak nga pak, sikur s'kanë të sigurt asgjë. Pensionistët mund ta kenë ajërin, ndoshta, të sigurt dhe vdekjen gjithsesi. Kjo e fundit e çliron ndoshta edhe klasën politike. Por ata s'vedesin të gjithë menjëherë. Veç kjo pandemi mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Thash nuk kanë të sigurt asgjë pos ajërit dhe vdekjes, sepse elita politike (klasësundimtare), në çdo çast secili prej tyre, përpiqet të sigurojë jetën e vet dhe të familjes. Heqim 20 euro prej secilit pensionist, s'ka rëndësi ku dhe kujt ia japim, por kjo do të thotë, devijim, sepse këto 20 euro kanë mundur t'u hiqen qeveritarëve, deputetëve dhe shërbimeve të tjera, atyre të pasurve. Atyre që kanë nga më shumë burime të ardhurash. Atyre që bëjnë harxhime, por edhe të hyra të shumta

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".