Ish-pushtetarët e kanë “mizën” prapa veshit, po i frikësohen furtunës anti-korrupsion e anti-krim!

Ish-pushtetarët e kanë “mizën” prapa veshit, po i frikësohen furtunës anti-korrupsion e anti-krim!
Ish-pushtetarët e kanë “mizën” prapa veshit, po i frikësohen furtunës anti-korrupsion e anti-krim!

Faik Krasniqi

  • 24 April 2021 - 13:05

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Është një fjalë e urtë popullore: E ki mizën nën vesh. Edhe këta janë duke reaguar sepse janë të zhytur thelle e kriminalisht në gjëra të paligjshme. Por nuk është edhe aq e lehtë, është e vështirë të zbulohet pasuria e tyre e paligjshme.

Ka kaluar kohë shumë e gjatë. Edhe nuk kemi ekspertë që bëjnë zbulime ekzakte. Ata i kanë pastruar aq bukur këto para të paligjshme, sa që do të dalin më të pastër se të gjithë. Duhet menduar edhe këtë. Nëse e kemi seriozisht këtë gjë, atëherë duhet kërkuar ndihma e të huajve që kanë përvojë në këto gjëra dhe duhet te punohet me ekspertet nderkombetare.

Ky ligj duhet të votohet sepse e parandalon krimin e organizuar dhe korrupsionin në të ardhmen. Por urgjente tek ne është zhvillimi ekonomik, e veçanërisht hapja e Bankës Zhvillimore që është motori kryesor për zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".