Karaçeva e Kamenicës letër institucioneve të shtetit: Të mos lejohet copëtimi i Kosovës

Karaçeva e Kamenicës letër institucioneve të shtetit: Të mos lejohet copëtimi i Kosovës
Karaçeva e Kamenicës letër institucioneve të shtetit: Të mos lejohet copëtimi i Kosovës

Selver Lenjani

  • 26 April 2021 - 09:09

Shkruan: Selver Lenjani

-Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme Nr.Prot 2/4.2021 K. Kamenicë -Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti -Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani- -Për Krye parlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca- Të nderuara, 

Institucione të lart përmendura me anë të kësaj kërkese ,ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar, që nga viti 2001 e deri më sot, ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfaltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë veturë zyrtare e Kosovës.

E kanë të ndaluar rreptësishtë që nga marrëveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999.Ju është servuar faktorit ndërkombëtar kjo marrëveshje e falsifikuar, në atë takim është dorëzuar harta e falsifikuar dhe dokumentet e falsifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.

Mirëpo me ndihmën e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i Nato-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin ndërkombëtar me harta dhe dokumente te falsifikuara. Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt ti falim,të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë.  

Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombëtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës. Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës, sepse ne atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre, që posedojnë dokumentacione, katastrale, hartografike, gjeografike, pedologjike që e dokumentojnë se është pjesë e Fshatit Karaçevë-Territor i Republikës së Kosovës.

Dhe kërkojmë nga ju që të mos lejohet copëtimi i Kosovës. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel. Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".