Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ish-komunizmi i reformuar

Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ish-komunizmi i reformuar
Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ish-komunizmi i reformuar

Skender Kapiti

  • 26 April 2021 - 15:47

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Partia Socialiste e Shqipërisë si parti politike erdhi si një largim apo devijim nga Partia Komuniste e Shqipërisë duke e ndërruar emrin nga PPSH në PS. Reformimi i saj më shumë është një hipokrizi dhe larg realitetit që e karakterizon të majtën europiane. Partia Socialiste Shqiptare, Diktaturën komuniste e zëvëndësoi me autokracinë arrogante, ekonominë socialiste e shtetërore, investimet, tenderimet   ua dhe oligarkëve ishkomunistë që u bënë oligarki edhe politike. 

E majta ekstreme komuniste në Shqipëri , Partia  Komuniste Shqiptare e cila  më pas u konvertua në Parti e Punws e pastaj nga PPSH në Parti Socialiste  ka si përvojë themelimi, ideologjike e praktike komunizmin sllav ruso-serb. Baza e Partisë Komuniste ka qenë Jugu i Shqipërisë, dhe pushtetin në diktaturë Partia Komuniste e Shqipërisë, forumet më të larta partiake, ishbyronë politike, Komitetin Qendror të Partisë, qeveritë,  policinë, ushtarakët dhe ishsigurimin famëkeq  dhe ofiqet e postet më të larta shtetërore ,politike,  e deri dhe ato intelektuale, akademike e shkollore, nomenklaturat e tyre, shumica dhe kryesoret  kanë qenë nga Jugu i Shqipërisë.

Dhe prandaj edhe sot kjo është arësyeja se bastionet e Partisë Socialiste janë në Jug  të Shqipërisë ndërsa nacionalizmi ka bastion Veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë kundërshtar I komunizmit dhe prandaj edhe Veriu i Shqipërisë pavarësisht pasurive të jashtëzakonshme minerare, pyjore e hidrike gjatë diktaturës por edhe pas saj mbeti vëndi më i varfër i Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".