A do të ketë dialogë serioze në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ?!

A do të ketë dialogë serioze në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ?!
A do të ketë dialogë serioze në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ?!

Ismail Muçiqi

  • 29 April 2021 - 09:19

Shkruan: Ismail Muciqi

Evropa plak asnjehere nuk ka arritur që te ndërtoj kauzë diplomatike për ti normalizuar marrëdhëniet Kosovë Serbi. Dështimi i parë i Shteteve te Bashkimit Evropian dhe te institucioneve ne Bruksel ishte mos përcaktimi i përgjegjësisë të Shtetit Serbë, i cili i ndezi 3 lufta në ish Jugosllavi duke shkaktuar vuajtje, mjerim dhe gjenocid kundër popujve të pa mbrojtur, e sidomos kundër Boshnjakeve dhe Shqiptareve të Kosovës.

Mos uniteti i politikës të Shteteve të Bashkimit Evropian rreth çështjeve globale e sidomos karshi Shteteve të Ballkanit ishin faktorë detriminues të cilët Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëme në konsolidimin e shtetësisë dhe në sovranitetin dhe integritetin e saj.

Politika dy ftyreshe e diplomacisë në Bruksel e cila është zhvilluar që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I ka dhënë shumë favore Serbisë duke e joshur me fonde dhe projekte të cilat kanë qenë stimuluese në të gjitha pikëpamjet politike ekonomike dhe diplomatike për Shtetin Serbë.

Mjerisht Kosova në këto bisedime ishte e hendikepuar vazhdimisht për shkak të mungesës së strategjisë shtetërore dhe përfaqësimit të dobët nga institucionet e shtetit. T

ani kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen ndërmjet dy shteteve. Institucionet e Kosovës përkatësisht Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka vetëm dy rrugë.

1 Kosova duhet kërkojë parakushtin ndaj Serbisë që së pari të ndryshohet kushtetuta e Serbisë e cila e mban Kosovën “në kuadër të Serbisë”. Ky do të ishte hapi i parë për të filluar një dialogë me parime për gjendjen ekzistuese e cila faktikisht është ndërtuar me luftën e UQK-së, me intervenimin e NATO-së kundër forcave serbe me shpalljen e Pavarësisë të Republikës së Kosovës të cilën Pavarësi e legjitimoj edhe Gjykata Ndërkombëtare për drejtësi në Hagë.

Varianti i 2 të cilin po e kalkulojnë diplomatet e disa vendeve ndërkombëtare, duke u ndihmuar edhe diplomacia në Bruksel, dhe në mënyra të ndryshme duke ndërhyrë Rusia dhe Kina është zgjidhje e pa drejtë e cila nuk garanton stabilitet në Ballkan dhe nuk e përjashton konfliktin ndërmjet dy shteteve.

Mendoj se institucionet në Bruksel janë në lajthitje kur është fjala për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ato nuk janë të vetishme apo nuk dojnë të tregojnë për aspiratat fashiste të politikës Serbe kundër Shqiptareve të cilat u zbatuan decenie dhe shekuj me radhë.

Në kohën kur po paralajmërohen takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë politika në Beograd e harmonizuar me kreun e Kishës Ortodokse po lancon deklarata më ogurzezë duke e helmuar popullin Serbë me pretendime territoriale kundër Shtetit të Kosovës. Nuk besojë se në këtë kohë të kësaj klase politike e cila udhëheq në serbi dhe e cila i ka duart e përgjakura duke bërë krime ndaj Shqiptareve dhe popujve tjerë të pa fajshëm, gjendët ndonjë liderë politikë i cili e pranon apo e nënshkruan dokumentin të cilin Serbia e njeh Shtetin e Kosovës.

Këtë duhet ta dinë të gjitha institucionet e Bashkimit e Evropian të cilave institucione ka kohë që ju ka humbur rruga për të marr vendime të mëdha për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Normalizimin e raporteve gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke mund ta bëjë vetëm Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye me Presidentin Biden, dhe aleanca veri atlantike e NATO-s.

Këto dy qendra me përmasa të superfuqive politike dhe të sigurisë mund ta detyrojnë Serbinë që ti kthehet perëndimit ta pranojë Shtetin e Kosovës, dhe sa më parë të heqin dorë nga aleancat me Rusinë dhe Kinën. Prandaj deklaratat e Albin Kurtit dhe platforma e ti strategjike për të vazhduar dialogun me Serbinë, janë kërkesa racionale dhe të arsyeshme të mbështetura në parime të ligjeve dhe normave ndërkombëtare të cilat bazohen në rendin e ri i cili bazohet në të drejtën ndërkombëtare të popujve, e nxjerrur edhe nga asambleja e kombeve të bashkuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".