Në Shqipëri fitoi prototipi i Santiago Carilos-Edi Rama

Në Shqipëri fitoi prototipi i Santiago Carilos-Edi Rama
Në Shqipëri fitoi prototipi i Santiago Carilos-Edi Rama

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 April 2021 - 09:23

Barometri diploamtik

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

-Jo populli e as demokracia evropiane-amerikane!

Për humbjen e Opozitës demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri(25 prill 2021), fajtor krysor është  miti i pareformuar socialist në atë demokratik.

Ky është problemi i pakapërcyeshëm deri tani (1990-2021). Për këtë arsye, bëhen shumë lehtë manipulime me votën e qytetarit. Për të thyer këtë mit, që në Shqipëri po mbijeton si prototip i socializmit të Enver Hoxhës, e  që në të vërtetë, është vetëm një imitim i rremë dhe i falsifikuar, sa për t’i mashtruar dhe vjelur votat shumicës dërrmuese, duke  i shtypur dhe shfrytëzuar popullin, në mënyrë që të mos humbasin pushtetin e tyre të “përjetshëm” absolult. Kjo është arsyeja pse Rama me socialistët e tij shtiren si “pauses” të regjimit komunist të Enver Hoxhës, e që në realitet këta mafiozë, plaçkitës, dhunues të së drejtës, të demokracisë, të humanizmit dhe të solidarësisë, nuk kanë asnjë pike takuese referente të doktrinës dhe të praktikës së Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës (1945-1985).

Për t’i fituar votat dhe për ta siguruar kolltukun e vet në pushtet të pakufizuar,  Edi Rama po shtiret si Enver Hoxha, por, në realitet nuk është në asnjë kuptim, mbase është mafioz, burokrat, plaçkitës, varfërues  i popullit dhe antidemokrat, që gënjen popullin, Evropën Perëndimore dhe Amerikën  vetëm për ta mbështetur karrigen dhe pushtetin e tij, të ashtuquajtur socialist, që s’ka asnjë lidhje me konceptin dhe doktrinën shkencore të socializmit.

Politika e Ramës prototip i eurokomunizmit

Duhet pranuar faktin se  imitimi besnik i formulave të dikurshme politike të kryeliderëve socialdemokratë,  eurosocialistë dhe eurokomunistë të shekullit XX , siç ishin Santiago Carilo dhe Felipe Gonzalez(Spanjë), Maurice Thorez, Georges Marchais dhe François Mitterrand (Francë), si dhe  Sandro Pertini dhe Enrico Berlinguer (Itali) “are working smoothly-wonderful” në zbatimin e politikës strategjike të programit të PS-së dhe të qeverive të deritshme të Edi Ramës, pavarësisht nga kritikat e oponentëve të tij demokratë, se Rama “vazhdimisht po i vjedh votat në zgjedhjet parlamentare (2013-2021)”.  Mirëpo, këto ankesa dhe kundërshtime, asnjëherë nuk u verifikuan si të tilla, d.m.th. si antiligjore, antikushtetuese  dhe antidemokratike nga asnjë gjykatë përkatëse e Tiranës.

Veç kësaj, gjithashtu, duhet të pranojmë faktin se përpos dobësive politike të  PD-së, në humbjen e vazhdueshme në zgjedhjet parlamentare, ka ndikim të madh vetëdija e patransformuar ideologjiko-politike e PPS-së, edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga përmbysja e saj,  “kurset” dhe “leksionet” e reformave demokratike kapitaliste kanë problem të madh, që ta zëvendësojnë atë mentalitet të vjetër. Ky është shpëtimi i politikës partiake dhe shtetërore të Edi Ramës. Ndryshe sikur të vinte në shprehje braktisja e vetëdijes eurosocialiste  dhe eurokomuniste e shumicës dërrmuese të qytetarëve, që në vend të recidivave të socializimit, të përqafnin vlerat e njëmendta demokratike evropianoperëndimore, Edi Rama kurrë nuk do të kishte pasur asnjë gjasë që të fitonte  në asnjë zgjedhje parlamentare në Shqipëri.

Për humbjet e njëpasnjëshme të PD-së në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri (2013-2021),  vendimtarë janë dy faktorë: (1) Mentaliteti amorf historik dhe (2) Mentaliteti politik mafioz. I pari, do të thotë përsërtijen e recidivave të së kaluarës së largët shekullore, ku liderët shqiptarë ishin të prirur dhe të gatshëm, që më parë të kalonin në anën armikut për ta ndihmuar për hir të interesave të  realizimit të interesave të tij pushtuese në dëm të interest kombëtar shqiptar, si rrjedhim i përçarjes mes shqiptarëve. I dyti, në rrethana të sotme (shekulli XXI), gjithashtu është i ndikuar nga faktori (1) dhe, verbërazi  për hesape personale, klanore, mafioze, grupore, ideologjike, partiake, shfrytëzuese, karrieriste dhe despotike, në emër të demokracisë së rreme dhe të patriotizmit rilindës të rremë, shfrytëzon egërisht shumicën dërrmuese të popullit (1990-2021).

Mirëpo, me gjithë këtë paradoks dhe absurditet antihuman, antikombëtar dhe antidemokratik, shtrohet kjo pyetje serioze, si është e mundur që qytetarët e Shqipërisë, pothuajse vazhdimisht t’ua hedhin votën shtypësve dhe shfrytëzuesve të tyre (1990-2021)? !

Kjo logjikë është skandaloze, t’u japësh votën atyre që të vjedhin, të shfrytëzojnë dhe të shtypin qe 30 vjet !?

Basha humbi, se s’ka sens politik as diplomatik, e ndershme është dorëheqja nga PD-ja

-Tri herë humbe, lere atë “zanat” nuk qenka për ty. Me zor nuk shkon as politika e as dashuria, me gjithë vullnetin dhe dëshirën.

Duke qenë se  PD-ja i humbi, edhe zgjedhjet e fundit më 25 prill 2021, kjo dëshmon se  Lulzim Basha nuk është lider politik i formatit të Albin Kurtit, i cili ia arriti që ta thyente mitin socialist të LDK-së së Ibrahim Rugovës në popull (pas 30 vitesh), ku më 14 shkurt 2021 fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovës, pothuajse në mënyrë plebishitare, duke ia çjerrur maskën ideologjike të  një politike dështuese nacionale (1989-1999).

Prandaj, nëse Lulzim Basha pretendon që, edhe më tej të garojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, atëherë patjetër do të duhej të bashkëpunonte me kryeministrin Albin Kurti, në mënyrë që të thyente  në popull mitin e rremë socialist të Edi Ramës, i cili nuk njeh kurrfarë interesash të klasës punonjëse qyetare dhe fshatare, por vetëm ato mafioze antiligjore dhe antidemokratike.

Luli nuk është prototip i Sali Berishës !

Këtë e dëshmuan edhe zgjedhjet parlamentare të fundit, se pa kryeliderin Sali Berisha, PD-ja me në krye Lulzim Basha, është vetëm një parti humbëse, që imiton demokracinë, nuk ka  as axhendë e as plaformë strategjike për t’i fituar zgjedhjet parlamentare, me gjithë pengesat dhe shantazhet e tjera, të “gatuara” nga oponentët socialistë të Edi Ramës.

Siç bën të ditur “Oranews” e Shqipërisë, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri , më 25 prill 2021 u mbyllën me këtë rezultat përfundimtar: “PS – 48.81% - 74 mandate; PD-AN 39.53% - 59 mandate; LSI 6.83% - 4 mandate; NTH 0,65% - 0 mandate dhe të tjerë 1.92% - 0 mandate në parlament” 

Sipas kësaj përqindjeje statistikore të KQZ-së del se këto zgjedhje parlamentare i ka fituar PS-ja dhe Edi Rama.

Mirëpo, në bazë të reagimeve të përfaqësuesve të Opozitës (Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi), si dhe të analistit të njohur politik shqiptar Andi Bushati,  rezulton se në procesin e zgjedhjeve  ka pasur parregullësi dhe manipulim  votash.

Monika Kryemadhi denoncoi grabitësit e votave nga socialistët e Edi Ramës

-Ajo  tha se, “grabitja e votave të LSI-së nga PS-ja, ishte tradhtia më e madhe në procesin zgjedhor” !

 Këtë deformim ligjor dhe antidemokratik, e vuri  në dukje edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, më 28 prill 2021, se“Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë oligarkët dhe bandat e Edi Ramës, duke theksuar se në Durrës, Edi Rama ka grabitur mandatin e Elona Gurit vetëm me 139 vota. Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe të Durrësit, mandate, të cilat i janë grabitur LSI-së për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Prandaj 40 vota i hiqet mandati LSI-së dhe i jepet Edi Ramës, pra e kuptoni simbolikën e rëndësishme. Për 150 vota i hiqet mandati Endrit Brahimllarit dhe i jepet Niko Peleshit dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota në sekondë, duke i hequr mandatin Ardit Çelës dhe, duke ja dhënë Blendi Klosit. Prandaj, kjo është tradhtia më e madhe vetëm në 3 mandate, pa llogaritur procesin zgjedhor."(Burimi:(https://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-flet-per-tradhti-dhe-grabitje-mandatesh-ne-durres-ku-eshte-rama--i797524 )

Disfatisti i trefishtë , Lulzim Basha

Ndërkaq, kryetari i PD-së (kryelideri i opozitës), Lulzim Basha (humbës i trefishtë i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri: 2013; 2017 dhe  2021), pas disfatës së opozitës, deklaroi se “këto zgjedhje nuk ishin demokratike. Mirëpo, nuk do të dorëzohemi lehtë, do të vazhdojmë betejën për demokraci”.    

Sipas Bashës, “zgjedhjet nuk ishin demokratike”! –Atëherë, çfarë duhet bërë PD-ja me aleatët e saj, t’i pranojë a mos t’i pranojë ato?

Nëse këto zgjedhje “nuk kishin të bëjnë me demokracinë”, siç është pronocuar Lulzim Basha, atëherë lind pyetja: cila duhet të jetë përgjigjja politike  dhe demokratike e PD-së dhe e aleatëve të saj  ndaj “masakruesve të votave”  të PS-së, siç është shprehur  analisti politik i shquar, Andi Bushati : “Masakër elektorale, shkeljet dolën edhe në raportin e OSBE-ODIHR… Besoj se duket qartë nga shifrat e deritanishme dhe rezultati është i pakthyeshëm. Është konfirmuar se më 25 prill, do kishte një masakër elektorale. Sot jemi në pikën ku masakra ka ndodhur. Masakra ka ndodhur prej kohësh, ka ndodhur, vazhdon të jetë në veprim dhe të ndodhë edhe tani që flasim”, u shpreh Bushati për ”EuroNews Albania”. (Burimi:https://kohajone.com/bushati-masaker-elektorale-shkeljet-dolen-edhe-ne-raportin-e-osbe-odihr/)

Pas  gjithë kësaj “llakërdie” të devijimit të procesit demokratik të këtyre zgjedhjeve, të cilat si Monika Kryemadhi, si Lulzim Basha, ashtu edhe Andi Bushati, i kanë denoncuar si antdemokratike dhe jo të ligjshme, sepse sipas reagimeve të tyre zgjedhësit kanë manipuluar me votat e tyre nëpër qendrat e votimit në Shqipëri, atëherë, Lulzim Basha si kryelider i Opozitës demokratike, do të duhej të mos i pranonte këto zgjedhje parlamentare të parregullta, mbase janë vjedhur dhe falsifikuar votat e qytetarëve,  të cilat siç është shprehur  vetë kryelideri Lulzim basha “nuk kishin të bëjnë me demokracinë”. –Atëherë, ky do të duhej  ta merrte në considerate Deklaratën e peshuar reaguese të filozofit Mark  Marku (fitues i mandatit të deputetit në Lezhë), se “PD nuk do t'i njohë kurrë zgjedhjet, do ta marrim pushtetin nga duart e bandës së Rilindjes…Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do t'i njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.” (Burimi:https://www.oranews.tv/vendi/mark-marku-pd-nuk-do-ti-njohe-kurre-zgjedhjet-do-ta-marrim-pushteti-nga-du-i797488?fbclid=IwAR0XTmxsQe-ezcF-b6kJ1VzD7HUts38c- ).

Çështje tjetër shqetësuse për zhvillimin, për  përparimin dhe për reforimin demokratik, ligjor dhe ekonomik etj. të  Shqipërisë, si dhe për humbjet e vazhdushme të PD-së në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri (2013-2021), është politika e dobët dhe pa strategji programore e kryetarit të saj, Lulzim Basha. Ky është faktori numër një, pse PD-ja (që nga tërheqja e Sali Berishës) qe tre (3) herë radhazi i ka humbur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Për të mos ndodhur humbje të reja politike të PD-së, kjo parti, patjetër, duhet të kërkojë shkarkimin e Lulzim Bashës, që të zëvendësohet me ndonjë kandidat tjetër, që është i pajisur me njohuri elementare politike, me një fjalë që e kupton se ç’është politika dhe interest e saj.

Ndryshe, PD-ja, edhe në të ardhmen, do të ballafaqohet  me disfata të mëtejme politike nga rivalët e saj socialistë dhe eurokomunistë. Shembuj të këtillë kemi pasur edhe në Evropën Perënidmore, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (në Francë, në Itali, në Spanjë dhe në Gjermani), ku socialistët dhe eurokomunistët shpeshherë fitonin zgjedhjet parlamentare. Shembuj të tillë kemi edhe sot në BE-në e integruar dhe demokratike.

 Populli nuk do të duhej t’i votonte mafiozët dhe grabitësit e votave, por, ja që, fatkeqësisht po i voton 3 herë rresht (2013-2021). Ndër të tjera, kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka një opozitë të forte sikundër që ishte Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, e cila 2 herë radhazi ua mori pushtetin. Kjo ndodhi, sepse në krye të saj ishte reformisti Albin Kurti, të cilin e mbështeti shumica dërrmuesve e qytetarëve të Kosovës, sepse ka program ndryshe nga Lulzim Basha.

Këtë analizë , do e përmbyllja me këtë konkluzion të qëndrueshëm  si historikisht, ashtu edhe politikisht të një miku dhe kolegu tim Akademik  E.Y, i cili shkaktarin e humbjes së opozitës demokratike të Lulzim Bashës  në zgjedhjet parlamentare(( më 25 prill 2021), e gjen jo vetëm në aktualitetin e sotëm politik në Shqipëri, por edhe në periudha shumë të hershme historike  të shqiptarëve në Ballkan.

Ndaj, ja po e citojmë  përmbajtjen e këtij Konkluzioni :

« Çfarëdo që të ketë bërë kryebanditi dhe kryehajduti skizofren Rama me votat, kjo nuk e shfajëson dot shumicën e votuesve shqiptarë, të cilët, duke qenë bartës të psikologjisë së nënshtrimit dhe të varfërisë, siç thotë Dostojevski për popullin rus, dëshmuan më së miri se nuk kanë asnjë ndryshim nga popujt e monarkive afrikane. Ju, si një historian i njohur dhe i frytshëm, e dini shumë më mirë se si mbretëria bullgare dhe perandoria bizantine kacafyteshin me njëra tjetrën në trojet pellazgoiliriane dhe iliroshqiptarët mendonin se në shërbim të cilës palë të viheshin, cilës prej tyre t’i shërbenin dhe as që u shkonte ndër mend absolutisht      të bashkoheshin dhe t’u jepnin dërrmën qoftë bullgarëve, qoftë bizantinëve. Kujtoni për një çast, ju lutem, rreshtimin e mirditorëve përkrah agait të Stambolit dhe rreshtimin e Balshajve përkrah car Llazarit në Betejën e Fushë-Dardanisë të 28 qershorit të vitit 1389. Se mirditorët dhe Balshajt nuk mund të ringjallnin dot epokën e famshme skënderbejane dhe të bashkoheshin edhe me princër të tjerë shqiptarë për t’u dhënë dajak edhe serbëve, edhe otomanëve. Më 25 prill, shumica e shqiptarëve truzgjebosur të Shqipërisë së sakatosur, dëshmoi se qëndron vite drite larg formimit psikologjik të shumicës së popullit dardan. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".