Kjo është prapaskena e pistë e opozitës, në sulmin e saj kundër Qeverisë!

Kjo është prapaskena e pistë e opozitës, në sulmin e saj kundër Qeverisë!
Kjo është prapaskena e pistë e opozitës, në sulmin e saj kundër Qeverisë!

Dardan Grapci

  • 29 April 2021 - 18:14

Shkruan: ANALISTI:Dardan Grapci

Prezantimi dhe miratimi i programit Qeverisës në Kuvend nuk bëhet turr e vrap brenda ditës apo brenda javës, sepse së pari duhet të analizohet tërësisht gjendja e kaluar dhe nevojat për të ardhmen. Planifikim dhe analizë me ekspertët e fushave përkatëse. Materiali i propozuar i prezantohet Kryeministrit dhe Presidentit, dhe në qoftë se pëlqehet, atëherë formësohet në dokument strategjik , miratohet në Qeveri dhe dërgohet për ta marr besimin edhe në Kuvend, për tu votuar. Prandaj kritikat nga opozitës kanë për qëllim që ta detyrojnë Qeverinë të nxitohet e të bëjë gabime, që në të ardhmen përsëri ta sfidojnë duke ia zbardhur ato.

Ish qeveritarët e kaluar, tash në opozitë janë mësuar thuajse çdo 3- 4 vite, e në këto rastet e fundit edhe brenda 2 vitesh, duke bërë fushata elektorale të japin premtime pa mbulesë, duke prezantuar edhe “programe” fantastike të qeverisjes në mandatin e tyre. Pasi i kanë fituar ashti si i kanë fituar zgjedhjet, me plotë mashtrime, të njëjtat premtime kanë orkestruar edhe nga 3- 3 herë në javë nëpër seanca të Kuvendit, por as minimumi i atyre nuk është përmbushur e as që kanë provuar për ti zbatuar në praktike ato premtime e programe sikur që i kanë trumbetuar duke mashtruar qytetarin. Ata ish pushtetar mendonin që janë të përjetshëm dhe kurrë nuk do të rrëzohen nga pushteti, sepse pozitat e tyre ishin forcuar shumë me korrupsion, duke i blerë e shitur tenderët, me para të pista ishin mësuar ti blejnë votat e ti fitojnë zgjedhjet duke premtuar se pa një pa dy do të bëjnë q’mos për hapjen e vendeve të reja të punës, kanë bërë edhe lista duke premtuar se për kaq njerëz kanë kapacitete të siguruara b që ti fusin njerëzit në punë etj. Kështu e bënin ata lojën me programet e tyre mashtruese që i krijonin brenda natës, një praktikë që nuk e morri kopje të keqe VETËVENDOSJE dhe Albin Kurti. Ato programe qeverisëse të cilat bazohen në premtimet elektorale janë flluska sapuni që nuk mbijetojnë as deri në përfundim të fushatës. Programi Qeverisës kërkon ekspertizë dhe analizë shumë profesionale prandaj këtë duhet ta bëjë edhe Qeveria Kurti pa u nxituar sepse janë në pyetje 4 vite mandat. Sa ju përket kritikave të opozitës ndaj Qeveris Kurti në lidhje me mos luftimin e korrupsionit ato janë tërësisht pa vend sepse kemi një qeveri që pos ka marr drejtimin e shtetit dhe akoma nuk është sistemuar e stabilizuar si duhet. Arsyeja tjetër është që korrupsion dhe krim të organizuar, në masë të madhe apo të vogël, ka në të gjitha shtetet dhe me këtë do të ballafaqohet vazhdimisht edhe Kosova, por ballafaqimi me këtë dukuri duhet të jetë i ashpër, i vazhdueshëm dhe shumë transparent. Kryesorja në këtë drejtim duhet të jetë marrja e vendimeve të drejta dhe të pa ndikuara nga ana e gjykatave për çfarëdo rasti që del para tyre. Ashpërsi e pa kompromis duhet të shpërfaqet sidomos në luftimin kundër grupeve kriminale që shkojnë deri atje te kontrabanda dhe tregtimi i drogës, rrjetet e prostitucionit, trafikimi dhe kidnapimi e bixhozi ilegal, sepse përmes këtyre veprimtarive forcohen edhe organizatat terroriste. Çështjet tjera të kriminalitetit të zakonshëm ordiner dhe krimet në fushën e ekonomisë e t ngjashme, duhet të luftohen e parandalohen rrënjësisht sepse janë më të lehtat dhe më të thjeshtat për tu zgjidhur nëse drejtësia funksionin e pa varur dhe profesionale. Prandaj në këtë aspekt duhet të fokusohet me kujdes dhe pa u nxituar edhe programi i qeverisës i kabinetit Kurti 2.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".