Serbia duhet të paditet urgjentisht për GJENOCID në Kosovë!

Serbia duhet të paditet urgjentisht për GJENOCID në Kosovë!
Serbia duhet të paditet urgjentisht për GJENOCID në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 30 April 2021 - 18:23

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Kuptohet se këtu mund të thuhet, dhe ndoshta qëndron, se Kosova nuk është anëtare e OKB-se dhe rrjedhimisht nuk ka të drejtë për të paraqitur akuzë për gjenocide pranë Gjykatës Ndërkombëtare. Kjo ndoshta ka mundësi të ndodhi kur dihen forcat dhe shtetet anti-pavarësise së Kosovës në KS të OKB-se, siç është Rusia dhe Kina. Mirëpo edhe kjo ka zgjidhje! Padinë ka të drejtë ta bënë një shtet anëtar i OKB-së . E këtu vjen në shprehje Shqipëria si anëtare e OKB-se.

Tashmë është e qartë se shteti serb ka bërë gjenocide ndaj popullit shqiptar dhe se atë shtet duhet paditur. Disa janë bazat kryesore:a. Vrasjet dhe masakrimet intensive të mbi 13 mijë vetave për një vjet e gjysmë. b. Djegiet dhe shkatërrimet masovike të qyteteve e të fshatrave me tërë infrastrukturën për të jetuar. d. Masakrimet e 1500 fëmijëve. c. Përdhunimet e mbi 20 mijë femrave shqiptare dhe d. Ndjekjet në mënyrë barbare të mbi 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit. Këto janë faktet. Dhe së këndejmi ngritja e aktpadisë kundër shtetit kriminal serb për gjenocid të kryer ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99 është një çështje shumë e rëndësishme dhe natyrisht se është e domosdoshme të bëhet kjo. Shkaqet pse ka rëndësi kjo janë të nduarduarshme. Megjithatë në analizat e bëra dalin disa rëndësi historike për ta vërtetuar gjenocidin serbomadh në Kosovë. 1. Me akuzën për gjenocid hapet mundësia që edhe një herë të shqyrtohet faktet e dhunës dhe të territorit, vrasjet dhe mbytjet masovike, përdhunimet etj., në mënyrë qe shteti serb nga faktorët e vendosjes në botë, si BE-, Parlamenti i Evropës, Këshilli i Evropës dhe shtetet, deri në OKB të vlerësojnë Serbinë si shtet gjenocidial. 2. Me këtë akuzë fiton e drejta kundër të padrejtës dhe këtu edhe fillon përgjegjësia penale ndaj të akuzuarave serbe dhe shtetit për gjenocid. 3. Me vlerësimin si shtet gjenocidial, shteti serb e humb çdo mundësi që të ketë pretendime ndaj shtetit të Kosovës dhe 4. Me atë fillon përgjegjësia reale penale e shtetit dhe e krimineleve serb të bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Faktet e theksuara kanë rëndësi të madhe dhe të dyfishtë për shqiptarët dhe Kosovën. Ndaj shqiptarëve fiton drejtësia për gjenocidin serb. Ndërsa, Republika e Kosovës e fiton peshën e vetë reale. Por, çështja kryesore është të dokumentohet gjenocidi. Për atë i takon Kuvendit, Qeverisë, Prokurorisë Speciale dhe çdo agjencie vepruese në Kosovë të mbledhin dëshmi dhe fakte lidhur me dhunën, tmerrin, përdhunimet, vrasjet dhe dëbimet masovike. Tëra këto duhet të tubohen nën një mekanizëm profesional juridike dhe të përgatitet e të ngritët padia. Natyrisht se shteti nuk duhet të kursej në luftimin e angazhim të profesionistëve nga vendet mike për të vepruar në llogari të vërtetimit të gjenocidial. Edhe në vetë Gjykatën kompetente ndërkombëtare kërkohen profesionist me renome botërore për të mbrojtur aktpadinë për gjenocid.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".