Top prioritet i administratës së z. Joe Biden në Ballkan çështja e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Top prioritet i administratës së z. Joe Biden në Ballkan çështja e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Top prioritet i administratës së z. Joe Biden në Ballkan çështja e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 01 May 2021 - 10:12

Shkruan:Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Z. Joe Biden ka treguar se në Ballkan e ka prioritet zgjidhja e problemeve me Serbinë duke përfunduar me njohje reciproke. Në 100 ditët e punës së z. BIden në Uashington janë tri intervenime në këtë ane: E para është shprehur në festën e Serbisë në urimin e dërguar nga Biden kriminelit Vucic.

Me atë urim përmendet edhe çështja e Kosovës dhe njohja reciproke e shteteve si bazë e të ardhmes së këtyre shteteve. Hera tjetër ku Biden ka shprehur mendim të njëjtën është urimi për organet në Kosovë ku edhe këtu u thotë organeve të dala nga zgjedhjet se duhet shkuar nga njohja reciproke e shteteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Tash së fundit edhe gjatë takimeve në Bruksel u deklarua Administrata e SHBA-së përnjohje të shteteve. Qëndrimet e tilla tregojnë se SHBA eshte për shtet të pavarur dhe se Republika është akt i pakthyeshëm dhe nuk negociohet në asnjë kohë me shtetin serb.

Me këtë qëndrim të z. Biden është forcuar pozita e Republikës dhe kjo ka marrë një mbështetje të fortë. Aq më shumë që SHBA- të deklaruan se do të jenë aktiv në këtë dialog dhe se këtu nuk ka alternativë. Kjo i ka dhënë forcë të madhe Republikës dhe është nënkuptuar dhe kuptohet se nuk ka kthim prapa.

Rreziku është për Asociacionin serb. Si do te organizohet dhe çfarë kompetencave do të ketë? Këtu duhet thënë se ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Ai duhet të jetë Asociacioni i kuptimit të lidhjes mbi baza të një shoqate pa asnjë pushtet të ri. Kalimi këtyre kompetencave e shndërron Kosovën në vend amorf dhe Republika merr fund. Ketë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".