KGJK-ja në vend të dënimit për gjyqtarët matrapazë, ka zgjedhur amnistimin e krimit!

KGJK-ja në vend të dënimit për gjyqtarët matrapazë, ka zgjedhur amnistimin e krimit!
KGJK-ja në vend të dënimit për gjyqtarët matrapazë, ka zgjedhur amnistimin e krimit!

Ragip Guraziu

  • 02 May 2021 - 08:17

Shkruan:ANALISTI- Ragip Guraziu

Në raportin e punës së KGJK-së për vitin e kaluar, gjithçka është skandaloze, nuk janë të mjaftueshme masat e marra disiplinore për gjyqtarët abuzues të ligjit, sipas të dhënave të paraqitura nga vetë raporti zyrtar i KGJK-së, është mbrojtje ashiqare e shkelësve të ligjit nga ky institucion, pasi që nuk ka as edhe një rast të vetëm të shkeljes së sanksionuar me pezullim, suspendim nga detyra e, ndalesë të plotë të ushtrimit të profesionit, apo qoftë edhe gjobë më të ashpra materiale, kështu që kjo ndodh vetëm në Kosovë, në sistemin e “padrejtësisë” që ja bënë avokatinë nëntokës kriminale, mafies, shkelësve të ligjit dhe krimit të organizuar.

Është fakt tepër shqetësues kur ndalemi dhe analizojmë se si dhe pse po vazhdon ti mbron dhe amniston KGJK-ja të gjithë gjyqtarët e dëshmuar për abuzim me ligjin dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve të cilët vazhdimisht bëjnë denoncime dhe hasin në vesh të shurdhër, me trajtim improvizues dhe mashtrues të ankesave të tyre, për të cilat janë në dijeni vetë ta që ende sorollaten me ligjin dhe ende janë të lirë dhe askush nuk ju kërkon llogari! KGJK-ja në vend të kërkimit të llogarisë për matrapazët e ligjit, i mbron, i amniston dhe rehabiliton të njëjtit. Këtë të keqe të madhe e zbulon indirekt edhe raporti i punës së KGJK-së për vitin e kaluar 2020. Sipas këtij raporti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga fillimi i janarit te vitit 2020, ka pranuar njëqind e tridhjetë e pesë (135) ankesa disiplinore të ushtruara nga persona fizik dhe juridik ndaj gjyqtarëve, ankesa këto të trajtuara nga autoritetet kompetente dhe Këshilli, por që kryesisht nuk kanë rezultuar me vendime pozitive në favor të palëve të ankuara. Nga këto 135 ankesa, sipas raportit zyrtar, thuhet se Këshilli ka pranuar 126 vendime nga Autoritetet Kompetente me të cilat ankesat janë refuzuar si të pa bazuara, prej tyre katër (4) vendime për refuzim kanë qenë në lidhje me ankesat e pranuara në fund të vitit 2019,si dhe 122 vendime për refuzimin e ankesave të vitit 2020. Nga numri total i ankesave për vitin 2020, KGjK ka pranuar nga Autoritete Kompetente, 20 kërkesa për inicim të hetimit disiplinor, prej të gjitha këtyre kërkesave, 2 ankesa të cilat kanë rezultuar në kërkesa për inicim të procedurës janë pranuar në fund të viti 2019, ndërsa 18 kërkesa janë pranuar gjatë vitit 2020. Raporti zyrtar i KGJK-s thotë se pas shqyrtimit të këtyre kërkesave për inicim të hetimeve disiplinore, KGjK ka themeluar 18 Panele Hetimore, ndërsa për 2 kërkesa KGjK ka pushuar hetimin disiplinor për shkak të vdekjes së subjektit hetimor, i cili ka qenë i njëjti në të dy rastet. Nga të gjitha këto raste, Këshilli në përputhje Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokuroreve, e ka pezulluar me vendim, një gjyqtarë nga detyra për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale. Në këtë drejtim, nga 18 panele hetimore të themeluara, KGjK ka pranuar 13 raporte mbi faktet dhe provat e mbledhura, ndërsa 5 panele tjera thuhet se janë në fazën e hetimeve, ashtu siç parashihet me Ligj. Pra fytyra e KGJK-së është kjo, që për ta nuk ekziston as ligji e as shteti!

Siç thuhet, sipas këtij raporti ka zbuluar se masat tjera disiplinore, sipas raportit, lënë krejtësisht për të dëshiruar, jo vetëm që mungon transparenca në zbulimin e identitetit dhe përshkrimi të shkeljes, pora to masa janë simbolike dhe krejtësisht të pa rëndësishme . Sipas raportit, KGjK, ka mbajtur 20 seanca dëgjimore dhe nga 13 raportet e pranuara ka shqyrtuar gjithsej, 11 raporte mbi faktet dhe provat e mbledhura, si dhe 9raporte të pranuara në vitin 2020, nga panelet hetimore të themeluara në fund të vitit 2019. Ne seanca, pas shqyrtimit të raporteve, janë marr gjithsej19 vendime dhe janë shqiptuar këto masa: Vërejtje jo publike me shkrim2 vendime; Vërejtje publike me shkrim, 1 vendim; Nuk është përgjegjës, liruar nga përgjegjësia13 vendime; Zvogëlim i përkohshëm i pagës prej 10% për periudhën kohore prej 4 muaj, 1 vendim; Zvogëlim i përkohshëm i pagës prej 30%, për periudhën kohore prej 4 muajve, 1vendim; Zvogëlim i përkohshëm i pagës prej 30% për periudhën kohore prej 6 muaj, 1 vendim.

Në raportin e punës së KGJK-së për vitin e kaluar, gjithçka është skandaloze, nuk janë të mjaftueshme masat e marra disiplinore për gjyqtarët abuzues të ligjit, sipas të dhënave të paraqitura nga vetë raporti zyrtar i KGJK-së, është mbrojtje ashiqare e shkelësve të ligjit nga ky institucion, pasi që nuk ka as edhe një rast të vetëm të shkeljes së sanksionuar me pezullim, suspendim nga detyra e, ndalesë të plotë të ushtrimit të profesionit, apo qoftë edhe gjobë më të ashpra materiale, kështu që kjo ndodh vetëm në Kosovë, në sistemin e “padrejtësisë” që ja bënë avokatinë nëntokës kriminale, mafies, shkelësve të ligjit dhe krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".