Kosova nuk e meriton të jetë model i sundimit të bandave të Al-Kapones

Kosova nuk e meriton të jetë model i sundimit të bandave të Al-Kapones
Kosova nuk e meriton të jetë model i sundimit të bandave të Al-Kapones

Ali Hertica

  • 02 May 2021 - 08:21

Shkruan: ANALIST-Ali Hertica

Marrja e një hapi serioz të pastrimit të drejtësisë kishte me qenë sinjal bindës për qytetarët dhe ndërkombëtaret se po tregohet vullneti politik për të sjellë këtë vend në binarët normal të një shteti ku sundon rendi e ligji, dhe jo anarkia nga mafia sepse drejtësia e politika që bashkëjetuan për hiq më pak se dy dekada "në një shtrat të krimit” për interesat e tyre të përbashkëta kriminale bënë shtetin e ri teper jofunksional dhe si model të kontrollit nga grupet me mafioze të Al Kapones, Nostres, ku të fortit dhe nëntoka e bënin ligjin!

Të gjithë jemi dëshmitar për gjendjen e rëndë në institucionet e drejtësisë në Kosovë, në prokurori dhe në gjykata, për shkak të kapjes së tyre me dekada nga dora e zezë e politikës dhe grupeve mafioze. Kapja më e madhe në këtë sistem ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe lirimit të institucioneve tona nga ndikimi i fuqishëm ndërkombëtar. Prandaj gjatë gjithë kohës drejtësia kosovare ka qenë nën vëzhgimin e miqve ndërkombëtar, nga organizata vendore e ndërkombëtare që kanë vlerësuar punën në sistem Institucionet ndërkombëtare vazhdimisht kanë përmendur fenomenin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dështim kapital i sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ndërsa krerët e institucioneve të shtetit vazhdimisht e kanë minimizuar këtë gjë dhe kemi ardhur deri në këtë gjendje kolapsi

Kjo është një arsye pse Qeverisja e re, e cila ka ardhur në pushtet me zotimin për drejtësi të pa varur, rend dhe ligj të barabartë për të gjithë. Duhet të ju përmbahet zotimeve dhe premtimeve, duke krijuar aso baze të fuqishme ligjore që detyron secilin për përgjegjësi dhe llogaridhënie sepse një shtet ku sistemi i drejtësisë është i kapur, ku sektorët e prokurimit të institucioneve qendrore dhe lokale janë të mbushur me njerëz të sjellë nga dora e fuqishme e politikës për të abuzuar me tenderë nuk mund të ketë proces të vazhdueshëm të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk mund të ketë siguri, perspektivë dhe zhvillim, veçse qëndrim në pikën zero.

Është koha e fundit që për kryefjalë të funksionimit të shtetit të kemi reformën e shpejtë dhe të thellë në sistemin e drejtësisë, për të ju prirë reformave gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit. Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin e nxjerrjes në top prioritet të ligjit VETTING, për pastrimin e drejtësisë, prandaj ne do të kujdestarojmë dhe përcjellim çdo lëvizje në këtë drejtim, hap pas hapi.

Parandalimi i korrupsionit ne sistemin e drejtësisë, është me rëndësi të veçantë, sepse në fushëveprimin e vet, ky mekanizëm përfshinë sfera të veprimit primar të cilat përbëjnë dhe ndikojnë pozitivisht apo negativisht në funksionimin e tërësishëm të sistemit kushtetues e juridik, sundimit te ligjit, si dhe zbatimi i tij praktik, pa dallim ne asnjë lloj.

Ne sistemin e drejtësisë, korrupsioni ndikon ne vete pavarësinë e sistemit, duke përfshire aftësinë funksionuese, drejtësia behet private respektivisht preferenciale sipas grupeve kriminale të interesit dhe kjo nuk duhet të lejohet tutje të vazhdohet sepse drejtësia është ajo që e mban të gjallë shtetin dhe organizmat e tij. Mirëpo kur drejtësia nuk funksionon, korrupsioni dhe krimi lulëzojnë, duke kërcënuar pronën private, liritë e individëve tregun e lirë dhe konkurrencën, shkencën dhe kulturën dhe në tërësi zhvillimin ekonomik dhe demokratik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".