Kryeministri e dha provimin si burrështetas

Kryeministri e dha provimin si burrështetas
Kryeministri e dha provimin si burrështetas

Arsim Haziri

  • 02 May 2021 - 16:25

Shkruan: ANALISTI- Arsim Haziri


Aktivizimi qytetar gjithnjë ka prodhuar efekte pozitive, i tillë është edhe ky moment kur në krye të Qeverisë  kemi një kryeministër që mbron parime, qëndrime dhe është shumë konsistent. Përmirësimi i cilësisë së qeverisjes në secilin dimension, edhe në politikën e jashtme,   vjen edhe si rezultat i goditjeve direkët politike, të cilat arrijnë ta shkundin autoritetin e caktuar për logjikën që është duke u implementuar deri në atë moment në terrenin publik. Kjo është vlerë e cila duhet të ketë masë të rritjes akoma më të madhe. Për t'u implementuar  një kërkesë e tillë  publike për jetë më të dinjitetshme  kërkohet  pasje të parimeve dhe mbrojtje të qëndrimeve për shtet.


Kompromisi në shkencën filozofike,  logjikën politike dhe diplomatike, sikurse   edhe në jetën e përditshme është  pajtim, pajtimi i domosdoshëm për diçka që është më pak e “keqe” nga dy të këqijat e ofruara si alternativa të detyrueshme. Dhe në  këtë rrafsh, përgjithësi, kompromisi paraqet  të keqen që nuk mundë të shmanget!  Prandaj në një rast të tillë edhe Kryeministrit Kurti ka  sinjale që  po i kërkohet nga Brukseli dhe nga faktor me ndikim ndërkombëtar një formulë e kompromisit  kur është çështje e dialogut me Serbinë. E pikërisht në këtë  drejtim po tregohet i matur, kujdesshëm dhe me qëndrim. Tani më është shumë e qartë që në raport me shtetin serb 'kompromisi' me Serbinë  nënkupton rrezikun e banjëzimit të Kosovës në territorin e saj, që përmban pasurit nëntokësore dhe ujore si dhe pozita gjeopolitike e sigurisë së Kosovës por edhe më gjerë të rajonit. Dihet mirëfilli se si në të kaluarën, Qeveritë e më hershme e kanë krijuar gjendjen para aktit të kryer prandaj kërkohet kujdes në veprim dhe  distancim nga e kaluara. Popullata e Kosovës, por edhe spektri politik në opozitë duhet  të flasin me gjuhë uniteti dhe të konsistencës në mbrojtje të parimeve për shtetin, duhet të përkrahet maturia vepruese  e Qeverisë Kurti në  udhëheqjen e politikës së atillë që në raport me Serbinë ka për qëllim mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Nuk  duhet të pranohet kurrfarë marrëveshje për ndarje të Kosovës nën maskën e kompromisit prandaj në një rast të tillë kritik të gjithë duhet të jemi mbrapa Qeverisë Kurti në mbrojtjen e interesit nacional të shtetit të Kosovës!


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".