Nuk ka dialog me Serbinë pa i nxjerr në tavolinë të pagjeturit dhe dëmet e luftës

Nuk ka dialog me Serbinë pa i nxjerr në tavolinë të pagjeturit dhe dëmet e luftës
Nuk ka dialog me Serbinë pa i nxjerr në tavolinë të pagjeturit dhe dëmet e luftës

Dardan Grapci

  • 03 May 2021 - 17:30

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Duhet të kërkojmë si qytetar, nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, që nëse BE- ja nuk pranon që në dialog me Serbinë të vendoset me prioritet diskutimi dhe zgjidhja e plagës së madhe të krimeve dhe dëmeve të luftës, për çështjen e të pagjeturve, të vrarëve dhe të zhdukurve në varrezat masive në serbi, që ato viktima të zbulohen dhe kthehen në Kosovës, atëherë pala kosovare të mos merr pjesë por të largohet nga këto bisedime.

Thuajse që nga dita e parë e fushatës para-zgjedhore të datës 14 shkurt 2021, por edhe në zgjedhjet e kaluara, të vitit 2019, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë dhënë premtime të forta dhe të guximshme, ku njëra ndër to ka qenë edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve si dhe kthimi i trupave të tyre në Kosovë, pa lënë anash edhe temën e kompensimit të dëmeve të luftës.

Edhe pse partitë politike në të kaluarën e kanë dhënë të njëjtin premtim, ata në fakt asgjë nuk kanë ndërmarrë për këtë çështje, për gjetjen e trupave dhe kthimin e tyre por as për çështjen e kompensimit të dëmeve. Dialogu me Serbinë duhet të filloj madje pa shumë vonesë, por gjithmonë për gjera konkrete, që mendoj se të parat janë dy pikat kryqe, që janë të nxehta dhe duhet të vendosen në tavolinë, njëra që është zbardhja e fatit të të pagjeturve si dhe pagesa nga Serbia për ta shpërblyer Kosovën për shkatërrimin e thuajse 90% të territorit të Kosovës.

Vetëm në këtë mënyrë duke vendosur kushte konkrete dhe drejtësi, edhe BE -ja do e kuptoj që më Zot shpije nuk është njeriu i kompromiseve të mëdha Hashim Thaçi si President apo Ramush Haradinaj, si ish kryeministër, por Vjosa Osmani dhe Albin Kurti që janë zotuar dhe janë betuar të kërkojnë llogari për krimet nga shteti serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".