Rren Ivkoviq, se “Ukshin Hoti  ishte njeri i Amerikës” !?

Rren Ivkoviq, se “Ukshin Hoti  ishte njeri i Amerikës” !?
Rren Ivkoviq, se “Ukshin Hoti  ishte njeri i Amerikës” !?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 04 May 2021 - 09:25

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI

***-Po të kishte qenë ashtu siç gënjen Trivun Ivkoviq, Ukshin Hoti do të ishte gjallë si president i Republikës së Kosovës.

*** Së fundi, më 22 prill 2021 në TV Happy të Beogradit, Trivun Ivkoviq vetë e mohoi rrenën e mëparshme se gjoja “Ukshin Hotin e kanë vrarë shqiptarët”!

*** Edhe pse ne e kemi ditur qe 22 vjet se  Ukshin Hotin e ka vrarë Serbia gjenocidale, JO shqiptarët ! Mirëpo, nuk e kemi ditur se në këtë vrasje paska gisht, edhe Dora e hekurt e Slobodan Milosheviqit, Trivun Ivkoviq, ish-drejtor i Burgut të Mitroivcës së Sremit.

Nuk ka dyshim se Trivun Ivkoviq, duhet të ndiqet penalisht nga gjyqësia e Serbisë dhe e Kosovës, si dhe nga ajo ndërkombëtare, për shkak se ka qenë i involvuar në organizimin dhe në mbështetjen e krimeve penale, të kryera ndaj shqiptarëve të burgosur në “KPD Sremska Mitrovica (1998-1999).

(1) Nën Një, Ivokoviq, duhet të përgjigjet për shkak të veprës penale të abuzimit antiligjor të detyrës, sepse pa lejen e askujt në kundërshtim me ligjin ka sjell,punësuar  dhe paguar kriminelë ordinerë serbë nga rruga për t’i torturuar të burgosurit shqiptarë brenda Burgut, ku ai ishte drejtor famëkeq i “KPD-Sremska Mitrovica”;

(2)Nën Dy, duhet të përgjigjet për torturat psikike dhe fizike ataviste disamujore kundër të burgosurit shqiptar Ukshin Hoti, të cilin më në fund (pas lirimit nga burgu), “300 metra  larg këtij burgu, dyshohet se e kanë ekzekutuar bandat e Arkanit, duke kryer Aksionin e koduar “RUDAR”  për të cilin  ka ditur në detaje, edhe Trivun Ivkoviq, ashtu sikurse Arkani, ku me t’u takuar në burgun e tij, e quan “Gospodin Rudar”!

Sheshit, kjo është vepër e përbashkët e tyre me Kryeshefin e UDB-së federative jugosllave, Milosh Milutinoviq në krye etj. Ndryshe, drejtori i Burgut të Mitrovicës së Sremit, Trivun Ivkoviq nuk do të kishte qenë në dijeni për aksionin e organizuar dhe të planifikuar “RUDAR” për ekzekutimin e Ukshin Hotit.

Ndaj, edhe pse Trivun Ivkoviq është në liri, nuk mund të quhet ndryshe, veçse  kriminel, sepse në mënyrë të orkestruar dhe të dirigjuar me organet policore, paramilitare dhe të sigurisë serbe, të drejtuar nga Kryekrimineli Slobodan Milosheviq dhe nga “bishtat” e tij, ka torturuar deri në vdekje të burgosurit shqiptarë në “KPD Sremska Mitrovica”, posaçërisht, në mënyrën më ataviste ka keqtrajtuar psikikisht  dhe torturuar fizikisht patriotin dhe inteletualin më të madh shqiptar, Mr.Prof.Ukshin Hoti (prill-maj) të viteve 1998-1999.

Rrena më “atraktive” e Ivkoviqit për Ukshin Hotin: -“Upravniqe, za tri meseca Kosova Republikë, Sloba u zatvor” !?

Këtë gënjeshtër të zhveshur Trivun Ivkoviq e përsërit 3 herë (2014; 2015 dhe 2021) në TV Happy të Milomir Mariqit, duke gënjyer se gjoja me Ukshin Hotin kishte pasur “qëndrim kosntruktiv”, madje edhe e kishte gostitur me kafe, gjatë bisedave që i kishte pasur me të. Kjo është rrena më e madhe dhe paturpësia që e bën ai sot për Ukshin Hotin. Kur nga dëshmitë e të burgosurëve të torturuar shqiptarë, mësohet se drejtori famëkeq Trivun Ivkoviq, Ukshin Hotin më shumë e ka mbajtur të izoluar në qeli, duke e torturuar sesa që e ka lejuar në dhomën e përbashkët me të burgosurit e tjerë. - Prandaj, rren e shpif krimineli Ivkoviq se gjoja ka biseduar dhe pirë kafe me Profesorin Ukshin Hoti. Kurrë !

Krimineli Ivkoviq gënjen, kur pohon se “Ukshin Hoti   nuk ishte në anën e UÇK-së”?!

-E, meqë Ukshin Hoti paska qenë paqësor si Rugova, jo militant, atëherë nga e drejta morale dhe ligjore e drejtorit çetniko-fashist Trivun Ivkoviq, që tërë kohën e ka torturuar shtazërisht dhe mbajtur në izolim në qeli?

Pse të përdorej tortura ndaj shqiptarëve paqësorë në burg, kur ata nuk kanë qenë në procesin e zhvillimit të procedurës hetimore, para se të gjykoheshin, por kanë qenë të gjykuar me nga disa vite burg nga gjykatat policore dhe ushtarake serbe të Slobodan Milosheviqit, për shkak se kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre individuale dhe kolektive, që Kosova të fitonte lirinë dhe pavarësinë e saj nga Serbia pushtuese kolonialiste dhe gjenoidale (1912-1999).

Drejtori kriminel Ivkoviq “ e urrente bacën Ukë deri në vdekje”, konkludon E. Dugolli !

Këtë të vërtetë e provon edhe ky rrëfim autentik i shkruar nga Enver Dugolli, i burgosur dhe i torturuar nga krimineli Trivun Ivkoviq në “Hotelin” e tij-KPD-Sremska Mitroivca !(Prill 1998-Maj 1999) !

Ja një fragment të cituar nga shkrimi i gjatë  i Enver Dugollit, ish i burgosur  në “KPD”-Sremska Mitroivca  së bashku me Ukshin Hotin:

„....Drejtori kriminel Ivkoviq, kishte zbatuar lloj-lloj torturash dhe poshtërimesh ndaj Ukshin Hotit! Ai e urrente bacën Ukë për vdekje! Vizitat që na i bënte ky drejtor kriminel me kriminelin e luftës Arkanin, ishin sinjale të këqija për ne! Ato sinjale na përcollën gjithkund, të gjithëve, por me theks të veçantë bacën Ukë! Tani po e kuptoj më shumë prapavijën e torturave që na i bënin me arsyen që ne, UCK-ja nuk e paskemi dëgjuar Rugovën, dhe ja tani çka ju pret!

Shpesh herë kur e rrihnin me mjete të ndryshme dhune bacën Ukë, gardianet bisha të instruktuar, çirreshin duke thënë: ti je ai që po donë me ja nxënë vendin Rugovës, etj...! 

Krimineli Ivkoviq gënjen, kur thotë se Ukshini Hoti „ishte njeri i Amerikës“!?

Kjo nuk është vërtetë, se po të kishte qenë ashtu si gënjen dhe shpif krimineli Ivkoviq, Serbia e Slobodan Milosheviqit nuk do të kishte pasur guximin ta burgoste dhe ta mbante asnjë ditë në burg, Profesorin dhe patriotin shqiptar Ukshin Hoti.

Gjithashtu, krimineli Trivun Ivkoviq shpif marrëzisht kur thotë se „Ukshin Hoti ka qenë i parashikuar nga amerikanët, që të zgjedhej kryetar i Republikës së Kosovës, pas formimit të saj“! Rrenë kjo e propagandës së regjimit shfarosës serb të Slobodan Milosheviqit, me pretekst  që të eliminonte fizikisht Ukshin Hotin.

Gjithashtu, krimineli Trivun Ivkoviq rren kur thotë se, sot shteti i Kosovës ka hapur një vendkalim kufitar me Shqipërinë, i cili quhet „Hoti“ !- Sepse sipas tij, Ukshin Hoti ishte një intelektual dhe politikan i madh dhe i rëndësishëm për Kosovën.  Kjo nuk ka dyshim se Ukshin Hoti ishte një personalitet i pazëvendsueshëm dhe një intelektual i zoti e patriot i madh shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe vepra e tij si Pedagog Universiteti, dhe veprimtar i palëkundshëm i kauzës kombëtare shqiptare, që Kosova të jetë e pavarur dhe e ribashkuar me trevat e tjera të Shqipërisë Etnike. Kjo është arsyeja, pse Ukshin Hotin e kanë likuiduar bandat paramilitare  të Arkanit në aksionin (sipas kodit sekret) „RUDAR“, në të cilin ka qenë i invlovuar edhe drejtori famëkeq i Burgut të Mitrovicës së Sremit, Trivun Ivkoviq, i cili, sot (22 prill 2021 në TV Happy të Beogradit) padit dhe akuzon Milosh Milutioniviqin (Kryeshefin e UDB-së jugosllave) dhe bandat e Arkanit për vrasjen e Ukshin Hotit.  Ndërkaq, për vetëveten nuk nuk tregon asgjë se si e ka torturuar Ukshin Hotin dhe  më se 300-400 të burgosur të tjerë shqiptarë (1998-1999).

Mirpo, Ivkoviq gënjen, kur flet për hapjen e vendkalimit kufitar me mbiemrin „HOTI“ midis Kosovës dhe Shqipërisë, mbase diç e tillë nuk figuron, por këtë, me qëllim e ka ngatërruar me vendkalimin kufitar malazez – shqiptar „Hani i Hotit“ në veri të Shqipërisë londineze.

Burgu i Mitroivcës së Sremit ishte ferr, jo „hotel“ për të burgosurit shqiptarë dhe për Ukshin Hotin !

Sa kriminel që është Ivkoviq ndërron edhe tezat, duke gënjyer opinion se Burgu i tij në Mitrovicën e Sremit “ishte si hotel”, jo shtëpi ndëshkuese kriminale si burgjet nazifashiste të Hitlerit e Musolinit, posaçërisht ndaj shqiptarëve të burgosur

Së fundi, këtë e thotë dhe e pranon vetë krimineli Trivun Ivkoviq, se  Ukshin  Hoti u likuidua nga banda e Arkanit sipas kodit sekret “RUDAR” të UDB-së  federative jugosllave, të planifikuar, të organizuar dhe të urdhëruar nga kryeshefi i saj, Milosh Milutionoviq, i cili sipas Ivkoviqit, duhet të përgjigjet për këtë vrasje.

Kështu deklaroi krimineli Trivun Ivkoviq ( ish-drejtor i Shtëpisë Ndëshkuese Korrektuese në Mitrovicën e Sremit) më 22 PRILL 2021 në  emisionin  me titull “Na pravom mestu” (Krupne ribe su najveci cinkarosi u zatvoru) të  “TV HAPPY”  të Beogradit.

Lidhur me rastin e vrasjes së Ukshin Hotit, Trivun Ivkoviq është pronocuar  në këtë TV, edhe 2 herë më parë, më 13 shkurt 2014 dhe më 26 qershor 2015.

Mirëpo, prononcimi i tretë më  22 prill 2021  ndryshon, kur është fjala për vrasësit dhe për urdhërdhënësit e zhdukjes së Profesorit Ukshin Hoti, ngaqë nga dy intervistat paraprake në  Televizionin e theksuar, krimineli Trivun Ivkoviq ka pohuar se “ Ukshin Hotin e kanë vrarë shqiptarët, ditën e lirimit të tij nga Burgu i Dubravës së Istogut, me t’u larguar 100 metra larg tij, më 16 maj 1997”.

Por, tash, më 22 prill 2021, krimineli famëkeq i Slobodan Milosheviqit, Trivun  Ivkoviq e mohon këtë gënjeshtër, duke thënë se “Ukshin Hotin e kanë  vrarë banditët e Arkanit në Aksionin “RUDAR”, të organizuar dhe të drejtuar nga shefi i UDB-së federative, Milosh Milutinoviq.

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme (2014 dhe 2015), Trivun Ivkoviq thotë se “Pasi e lirova nga burgu, Ukshin Hotin e vranë pa u larguar 300 metra nga burgu”. Pytejta shtrohet nga cili burg, logjika e thotë nga Burgu i Mitrovicës së Sremit, më 17 maj 1999, jo nga “Burgu i Dubravës së Istogut, më 16 maj 1999, pasi është larguar 100 metra larg tij”, siç ka deklaruar Trivun Ivkoviq.

Gjithashtu, logjika e thotë se, po të ishte vrarë Ukshin Hoti në tokën e Kosovës (16 maj 1999), me gjasë qe 22 vjet, do të ishin gjetur edhe mbetjet trupore të tij.

Mirëpo, këtë, duhet ta sqarojë në gjykatën përkatëse Trivun Ivkoviq, i cili e di saktë kohën dhe vendin e ekzekutimit të Ukshin Hotit, mbase sipas intervistës së tij të fundit për TV Happy të Milomir Mariqit (22 prill 2021), lë dyshimin se bandat kriminele të Arakanit në aksionin e tyre “RUDAR”, Ukshin Hotin e kanë likuiduar në afërsi të Burgut famëkeq të Mitrovicës së Sremit “nja 300 metra larg tij”, edhe pse Ivkoviq nuk e  saktëson vendndodhjen, por  vetëm “300 metra larg tij”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".