Vjosa dhe Albini, Serbia të përgjigjet për gjenocid !

Vjosa dhe Albini, Serbia të përgjigjet për gjenocid !
Vjosa dhe Albini, Serbia të përgjigjet për gjenocid !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 06 May 2021 - 09:24

*** Kanë plotësisht të drejtë, që urgjentisht të padisin Serbinë për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1989-1999).

**** Mbase de fakto dhe de jure  Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton (shpëtimtar i Kosovës shqiptare), i cili, para gjithë botës, pohoi se: “'KRIZA E KOSOVES ISHTE NJE GJENOCID NE ZEMER TE EVROPES- THE KOSOVO CRISIS WAS A GENOCIDE IN THE HEART OF EUROPE”.

 Pa llogaridhënien e Serbisë për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë, Beogradi kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës. Prandaj, logjikisht dhe realisht nuk mund të pritet kurrfarë kompromisi politik me Serbinë në Dialogun e Brukselit (2011-2021), gjëja për t’i normalizuar marrëdhëniet  me Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu, nëse Serbia rehabilitohet nga OKB-ja dhe nga BE-ja për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1989-1999), ekziston rreziku potencial, që Serbia të përsëritë ndonjë gjenocid të ri në Kosovë. Kjo është arsyeja kryesore, pse duhet ndëshkuar Serbia për gjenocidin e saj në Kosovë, në duam që popujt e Ballkanit të flijnë të qetë dhe në paqe.

 Jemi në vonesë të paditjes së Serbisë !

 Mirëpo, për këtë vonesë, fajtorë kryesorë, që deri më sot nuk është paditur Serbia për kryerjen e krimeve të gjenocidit të saj në Kosovë, pa dyshim se janë kryeliderët drejtues të Kosovës (2000-2021). –Sepse të gjorët, nuk kanë pasur kohë, ngaqë axhenda e tyre prioritare ishte kolltukofagizmi, nepotizmi, pushteti i pakufizuar absolut, krimi, korrupsioni, pasurimi i paligjshëm në kurrizin e popullit dhe të vlerave të luftës së UÇK-së, si dhe karrierizmi i sëmurë i tipit afrikan të viteve të ’60 të shekullit XX.

Rikolonizimi i Kosovës veriore, është formë gjenocidi në kohë paqeje

 Prandaj, as presidenti Aleksandar Vuçiq, as qeveria e as parlamenti i Serbisë nuk kanë asnjë të drejtë ligjore, që të rikolonizojnë Veriun dhe, asnjë pjesë tjetër të territorit të Republikës së Kosovës, duke rikthyer kolonistë serbë. Ndryshe, nëse nuk pezullohet kjo axhendë shfarosëse e shqiptarëve nga territoret dhe nga shtëpitë e tyre, atëherë Prishtina, Tirana dhe Ankaraja zyrtare, do të duhej të kërkonin rikthimin e shqiptarëve në Nish, në Prokuple, në Leskovik, në Kurshumli, në Ballacë, në Prokuple, në Vranjë…etj.

Pra, pa vonuar,  presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ( kanë plotësisht të drejtë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare), duhet  që sa më parë  të ushtrojnë padi denoncuesee institucioneve përkatëse të bashkësisë ndërkombëtare  ( Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë , Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara).

Duke qenë se Kosova ende nuk njihet nga OKB-ja, këtë Aktapdi kundër gjenocidit të Serbisë, duhet të paraqit Republika  e Shqipërisë si anëtare e saj, ashtu sikur vepronte dikur (në vitet '60) Arabia Saudite në emër të Algjerisë, e cila në çdo Sesion të AP-së, në “rende dite” e shtronte çështjen e dekolonizimit dhe të pavarësimit të Alegjerisë nga Franca kolonizuese, jo më pak se “130 vjet”, ashtu sikurse Serbia kolonizuese dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe territoreve të Shqipërisë Etnike, jo më pak se 143 vjet.

Kjo aktpadi kundër krimeve të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, assesi nuk duhet të shmanget nga tryeza diplomatike negociuese mes palës shqiptare dhe asaj serbe nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së ( Jospeph Borel dhe Miroslav Lajçak). Nryshe, ekziston rreziku, që edhe në të ardhmen Serbia prapë të bëjë gjenocid në Kosovë, nëse bashkësia ndërkombëtare sot nuk e ndëshkon për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve në Kosovë (mbi “11.800” të vrarë, mbi “1647” të zhdukur, mbi “22000” gra të dhunuara, mbi “1 milion” të shpërngulur, si dhe qindra, mijëra, milionë e miliarda të shkatërrimit dhe të plaçkitjes së pasurisë luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve.

Në delegacionin e Brukselit vetëm Vjosa, Albini, Galuku dhe Donika !

Ndonëse, kryeministri Albin Kurti mund të zgjedhë çfarëdo “ekipi negociues” (por jo ata të konsumuar dhe karrieristë të sëmurë, që i kemi parë, që nga Rambujeja  dhe, përfundimisht në “Shuttle diplomacy” të procesit negociues të Marti Ahtisarit, të cilët me miratimin e “Planit” të tij “ngulën gozhdat” e decentralizimit-dekompozimit të territorit të Kosovës, duke e shndërruar në komuna katundesh njëetnike, në  enklava dhe në eksklava serbe; në kisha e manastire  serbe me ekstraterritorialitet; me pasuri dhe nën mbrojtjen speciale të pushtetit, si dhe veriun e Kosovës (e ndërkombëtarizuan në një konflikt ndërshtetër), duke ia lënë “teslim” Serbisë me njohjen e lidhjeve speciale (1999-2021), ku atje Serbia ka ndjekur shumicën dërrmuese të banorëve shqiptarë, duke ua grabitur tokat, pasurinë, shtëpitë dhe banesat e tyre me dhunë dhe sipas axhendës së terroriizmit, segregacionit dhe aparteidit. Këtë formë të “re” gjenocidale “moderne” në kohë paqe për ndryshimin e strukturës autoktone demografike shqiptare, e dëshmon  edhe rikolonizimi dhe serbizimi i Mitrovicës veriore, ku Beogradi  ka ndërtuar dhe, përditë po ndërton qindra e mijëra shtëpi moderne për rikthimin e kolonëve serbë atje, thuajse ua ka lënë “tapi të vet” car Llazari dhe Slobodan Milosheviqi!

Sa më sipër,  me palën serbe në Dialogun e Brukselit (2011-2021), temë kyç (numër 1), duhet të jetë ndëshkimi i krimeve të gjenocidit të Serbisë, të kryera në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999.

Këtë e kemi pohuar dhe kërkuar që 20 vjet (2000-2021). Mirëpo, askush nga kryeliderët  e shtetit të pavarur të Kosovës (as nën UNMIK e as pas datës 17 shkurt 2008) deri më sot nuk kanë paraqitur kurrfarë padie zyrtare me shkrim kundër Serbisë për kryerjen e gjenocidit në Kosovë (1989-1999).

Kjo është trashëgimia e politikës së gabuar të Rugovës, të Thaçit, të dreqit e të birit me radhë, të cilët pa e pyetur sovranin, gjithmonë kanë marrë vendime të gabuara politike, duke hyrë në “lluga e xhungla” të politikës kolonialiste antishqiptare të Serbisë gjenocidale, sikurse që është edhe Dialogu fatkeq i Brukselit (2011-2021) për të cilin, me paturpësi gënjenin para popullit të vet dhe para botës, se  gjoja ishte vetëm “dialog teknik,jo politik”!?

-E, tash u ka dalë “dardhë me bisht”, dialog joteknik, por, dialog diplomatik ndërkombëtar, ku Serbia po kërkon revidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) !?

-Kush është fajtor për këtë gabim apolitik dhe adiplomatik, askush tjetër përpos kastës politike pushtetare të Kosovës: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me “bishtat” e tyre lojalë, të cilët , pa marrë pëlqimin e popullit në Refrendum, themeluan dhe miratuan Gjykatën Speciale Evropiane në Hagë !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".