Drejtësia në peshojë

Drejtësia në peshojë
Drejtësia në peshojë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 07 maj 2021 - 08:58

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Të dielën ( 9 maj) të gjithë në protesta për Ilir Konushefcin, me moton -Duam Drejtësi !

Skundër  për  çdo vit, që me plot të drejtë morale, humane dhe ligjore po protestojmë nëpër sheshe të qyteteve të Kosovës për zbardhjen e  fatit të “1647” të pagjeturve tanë, të cilët u ka “humbur” çdo gjurmë Serbia gjenocidale, ashtu të ngrihemi të gjithë në këmbë të protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi edhe për heronjtë e Kosovës, Ilir Konushefci, dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, sepse qe 23 vjet askush prej nesh(përpos familjeve të dëshmorëve), as përfaqësuesit shtetërorë, as organizatat e shoqëritë   civile për liritë dhe të drejtat e njeriut, asnjëherë nuk kanë ngritur zërin,as nuk kanë protestuar e as nuk kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, apo në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg  të Francës, që të hetohet dhe gjykohet rasti i vrasjes së Ilir Konushefcit dhe dr.Hazir Malës, si dhe rasti i Kolonelit Ahmet Krasniqi (hero i Kosovës).

Jo vetëm lotë e vaje në varre, por të kërkojmë DREJTËSI, kush , dhe pse e vrau Ilirin, Hazirin dhe Ahmetin?

Pra, jo vetëm hamzhe, duke hedhur lule pranë varreve të heronjve të Kosovës, Ilir(Halit) Konushefci dhe dr.Hazir Malaj, me rastin e 23-vjetorit të rënies së tyre në krye të detyrës, por të gjthë të ngrihemi në këmbë, duke protestuar në mënyrë paqësore e demokratike në Prishtinë, në Tiranë, në Tetovë etj., me një zë dhe, me një KËRKESË: Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të vrasjes makabër të Ilir Konushefcit dhe të dr.Hazir Malës! -Mjaft, e tepër kemi pritur qe 23 vjet, që të flasin institucionet e drejtësisë në Tiranë dhe në Prishtinë, se kush, dhe pse  i vrau pas shpine bijtë tanë më të mirë, Ilirin dhe Hazirin?

-Mjaft kemi heshtur dhe pritur, nuk do heshtim dhe, nuk do presim më , por vazhdimisht do të kërkojmë drejtësi  deri në zbardhjen e kësaj “enigme” të llahtarshme, që dikush, pa asnjë të drejtë morale dhe ligjore, këtë rast e ka mbërthyer në “sarkofagun” e misterit të katastrofës bërthamore të Çernobilit (1986) për interesa politike dhe mafioze të “nëntokës” .

 Derisa populli shqiptar liridashës nuk kërkon zbardhjen e këtij rasti vrastar, si dhe të Ahmet Krasniqit, edhe institucionet   përkatëse juridike shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë, do të heshtin edhe më tej këto vrasje politike, të bëra  për pushtet dhe për para etj.

“Vrasja e Ilirit  ishte humbje e madhe për UÇK-në !

-Ja vlerësimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Ilir Konushefcin, me rastin e përkujtimit të 22-vjetorit të rënies së tij : “ “Para 22 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij”.

Edhe pse, Hashim Thaçi e vlerësoi lart figurën kombëtare patriotike të Ilir Konushefcit, por, ai as kur ishte kryeministër e as president i Kosovës(2008-2020), asnjëherë nuk kërkoi zyrtarisht nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që ligjërisht t’i zbardhë vrasjet politike të këtyre tre heronjve të Kosovës.

Mbetet për t’u shpresuar se zgjimi i ndërgjegjës sonë (pas 23 vitesh), duke protestuar dhe kërkuar botërisht dejtësi për:  Ilirin, Hazirin dhe Ahmetin, do të ndikojë pozitivisht te lidershipi i sotëm i Kosovës (Vjosa Osmani, presidente; Albin Kurti, kryeministër; Glauk Konjufca, kryeparlamentar dhe Donika Gërvalla, ministre e Jashtme), që t’i aktivizojë institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe të kërkojë nga qeveria shqiptare, të rinisë  procedurën hetimore për  sjelljen përpara ligjit dhe drejtësisë  kriminelët, që kanë vrarë dhe organizuar vrasjen e këtyre tre heronjve të Kosovë në territorin e Shqipërisë (1998).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".