Isa Mustafa zhvishet lakuriq, zbulohen lidhjet e tij me strukturat drejtuese- kriminale të SHIK-ut, Hashim Thaçin e Kadri Veselin!

Isa Mustafa zhvishet lakuriq, zbulohen lidhjet e tij me strukturat drejtuese- kriminale të SHIK-ut, Hashim Thaçin e Kadri Veselin!

Gani Qarri

  • 06 May 2021 - 07:33

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Se në çfarë pozite e lëshoi jugo-komunisti Isa Mustafa LDK-në, e thotë më së miri, vet ish lideri i PDK-së Hashim Thaçi qysh në vitin 2014 kur pas ngërçit rreth 5-6 mujor, Isa Mustafa krijoi "pakt" me Hashim Thaçin, ai deklaronte se pas ardhjes së z.Mustafa në krye të LDK-së, PDK dhe LDK, jo vetëm që kanë orientim të ngjashëm programor por kanë edhe profil të njëjtë, që nënkupton hapur, se Isa Mustafa nga atëherë, siç po dëshmohet edhe sot, për t’u bërë kryeministër, praktikisht e kishte shndërruar LDK-në, në nëndegë të thjeshtë të PDK-së.

Së fundmi vet ish kreu i LDK-s Isa Mustafa, po dëshmon hapur lidhjet e tij të fuqishme e tinëzare që ka pasur në vazhdimësi me strukturat kriminale të SHIK-ut, dhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, duke dalë tani më edhe publikisht në mbrojtje të Thaçit dhe grupit të të akuzuareve tjerë nga Gjykata Speciale për ndërmarrje kriminale dhe vrasje politike, kundër të cilëve në kohë fushatash zgjedhore ai nxirrte zjarr e vrerë duke i treguar me gisht si urdhërdhënës të vrasjeve të aktivistëve të devotshëm të LDK-së, në vitet e pasluftës.

Kurse tani në kohën kur po debatohet me të madhe çështja e mbrojtjes në liri të të akuzuarave nga Gjykata Speciale, avokatinë mbrojtëse pa asnjë lekë, serish ua bënë ministri i Rrahman Morinës dhe bashkëpunëtori i Qeverisë okupatore të Millosheviqit, Isa Mustafa, pikërisht atyre që deri dje i akuzonte ditën, ndërsa bashkëpunonte “natën” në mënyrë tinëzare e kriminale me ta, duke thënë se, ai është i bindur që institucionet e Kosovës duhet të garantojnë për lirimin me kusht dhe mbrojtjen në liri të personave të burgosur nga Gjykata Speciale në Hagë, me akuza të rënda për vrasjen e rreth 100 shqiptarëve dhe të 2-3 serbëve.

Për aq më tepër pas raportimit të rrejshëm “fake” news se kinse Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garanci për ish-krerët e UÇK-së edhe ish kreu i LDK-s, ish kryeministër në koalicion me PDK-në, Isa Mustafa, ia ka kërkuar Qeverisë së Albin Kurtit që të sigurojë për lirimin e tyre, duke thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë edhe pse ata akuzohen për ndërmarrje kriminale dhe përballen me akuza të rënda, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo është edhe njëra nga lojërat më hipokrite e kriminale që mundë ti luaj një ish-mashtrues ordiner, i mbrumur me ide sllavo-komuniste si Isa Mustafa, i cili në kohën e vet, nuk ngurroi tu shërbente edhe organeve të pushtetit okupator të Millosheviqit dhe është përgjegjës për kapjen e shtetit dhe instalimin e krimit të organizuar në të gjitha institucionet e vendit bashkë me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tyre kriminale, po aq sa ata vet, të cilëve deri dje ua drejtonte gishtin dhe akuzonte publikisht, që nga akuzat për plaçkitje, korrupsion, kapje të shtetit e krim të organizuar, e deri të vrasjet dhe likuidimet me karakter politik kundër ish bashkë partiakëve të LDK-së, në vitet e pasluftës.

Ndërsa tani i njëjti sllavo-komunistë me emrin Isa Mustafa, i cili me ndihmën e SHIK-ut ilegal e kriminal kapi pozitën e Kryetarit te LDK-së, atë të të parit të kryeqytetit si dhe të vet Kryeministrit të vendit, duke u mbajtur në këto pozita me ndihmën e SHIK-ut, për me shume se 11-12 vite, tani kur ata i kërkojnë t`ua shpaguaj borxhin, ky del si papagaj, duke bërë thirrje publike qe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’ua kthej argatin për mbajtjen e tij në pushtet, në 12 vitet e kaluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".