Të rebelohen edhe qytetarët kundër drejtësisë së kapur nga krimi e korrupsioni

Të rebelohen edhe qytetarët kundër drejtësisë së kapur nga krimi e korrupsioni
Të rebelohen edhe qytetarët kundër drejtësisë së kapur nga krimi e korrupsioni

Ali Hertica

  • 07 May 2021 - 17:22

Shkruan:ANALISTI- Ali Hertica

Me  institucione të kapura, me një pari politike kriminale, me një sistem të drejtësisë  të uzurpuar nga mafio politika e jakava të bardha nuk ka shpresë  në  të ardhmen, prandaj duhet vepruar me urgjencë për të ndryshuar gjendjen dhe pastruar institucionet e shtetit nga lidhja me nëntokën kriminale e cila, lidhje e vendosur tash e dy dekada më parë duke vepruar e pa penguar 

 

Sipas mendimit tim, në luftën kundër krimit ka një mal  të faktorëve që e bëjnë këtë luftë komplekse, jo sistematike, të pa organizuar, të dështuar apo edhe të suksesshme. Në rendë të parë është lidhja e institucioneve ligj zbatuese me  grupet kriminale të interesit dhe politiken, e pastaj në rend të dytë por mjaft të rëndësishëm vjen heshtja dhe indiferentizmi i shoqërisë dhe qytetarisë, si përgjegjësi individuale dhe kolektive. Në shoqërinë tonë ka zënë vend një koncept i deformuar, i njëanshëm për luftën me krimin sepse drejtësia nuk është në nivelin e duhur, Policia, prokuroria dhe gjyqësori sikur bashkëjetojnë me krimin dhe korrupsionin kurse qytetaria nuk reagon.

Nuk ka nevojë fare për sondazh, sepse është e vërtetuar me të gjithë mënyrat e testimit të opinionit, fakti që në shoqërinë tonë nuk ka një koncept dhe përkushtim të vendosur kundër tij, duke e konsideruar atë detyrë eksplicite të shtetit dhe policisë. Angazhimi i shoqërisë duhet të jetë shumë më i përkushtuar dhe aktiv, për të mos jua lana këtë barrë vetëm institucioneve dhe të tjerët të heshtin. Në të vërtetë si qytetarë duhet të jemi të shqetësuar dhe të kërkojmë më shumë  përgjegjësi aktive nga organet e ndjekjes, polici, prokurori dhe gjykata, përndryshe  krimi dhe korrupsioni në Kosovë do të mbesin vetëm në ta akuzave dhe  kritikave por pa veprime efikase  dhe betejë për ta çrrënjosur atë. Indiferentizmin dhe mos veprimin institucional pra organeve të ndjekjes,  duhet ta sfidon  reagimi dhe denoncimi qytetar, sepse me gjithë reformat në polici dhe drejtësi, ndërhyrjet strukturore, organizative dhe bashkëpunuese,  pa presionin aktiv nga qytetaria dhe shoqëria aktive civile, angazhimi institucional çalon, zbeh efektivitetin e luftës kundër krimit. Sado e mirë të jetë policia dhe politikat e saj antikrim, sado të kualifikuar të jenë trupat e policisë dhe kapacitetet profesionale të saj, efikasiteti i luftës gjithnjë do të jetë i ulët, nëse shoqëria jonë nuk kapërcen plagën e indiferentizmit qytetar, sepse ne ende e kemi sindromën e mentalitetit komunist, që qytetari që denoncon krimin dhe ndihmon në identifikimin e kriminelit, quhet “spiun”. Natyrisht, në shoqërinë jonë është kapërcyer mentaliteti i konformizmit dhe spiunimit sipas logjikës totalitare, që i katandisi qytetarët në instrument të bindur të pushtetit. Tashmë nuk ka më kushte të denoncimit të të gjithëve kundër të gjithëve, por duhet të ketë reagim të fuqishëm pozitiv, ndaj kujtdo që shkel ligjet e qytetërimit. Indiferentizmi si mentalitet  i vjetër  qytetar dhe kundërqytetërues, është shkaku që përballë nesh, në pallatet tona, bashkë me ne “jetojnë” edhe kriminelët, ata që vjedhin djersën dhe mundin tonë   në mënyrë legale dhe ilegale sepse drejtësia e kapur nga rrjetet kriminale  nuk e bënë punën e vetë. Reagimi dhe informimi qytetar për kriminelët, keqbërësit, prishësit e rendit publik, hajdutët, trafikantët, nuk janë thjesht të dobishme për “policinë si polici”, por për ne, për qytetarët, jetën tonë të përditshme, që duhet të shërben edhe si presion më i madh për ti detyruar të zgjohen nga gjumi policia antikrim, prokuroria dhe gjykatat. Në asnjë vend të botës, sado të jetë numri i efektivave policore, nuk është e mundur që policia të jetë në çdo rast aty ku ndodh krimi. Media dhe qytetarët janë aleatët më të ngushtë të policisë në luftën kundër krimit. Kjo aleancë në vendet e qytetëruara e ka treguar efektivitetin në luftën kundër të gjithë llojeve të krimeve, që nga ai ordiner deri tek krimi i organizuar i niveleve më të larta  në politikë dhe në institucione.

Kjo duhet të bëhet  një kulturë dhe një aksion që duhet programuar kudo, në familje, në shkollë dhe komunitet, për të kultivuar tek të rinjtë, ndjenjën dhe detyrën qytetare për të qenë aleatë të shtetit të së drejtës në luftën për të përballuar krimin e çdo forme të veprimit. Koha kërkon që shoqëria dhe qytetarët tanë të dalin nga pozita pasive, komode, e kërkesës së llogarisë për përgjegjësinë e shtetit dhe të policisë për të mposhtur krimin në shoqërinë tonë, duhet të kërkohet llogari e përditshme  dhe transparencë nga mekanizmat ligj zbatues kur është fjala te siguria qytetare dhe beteja e përditshme me krimin sepse lufta kundër krimit nuk është çështje personale, por mision nacional për ndërtimin e shtetit, jo për kapjen e pushtetit. Të parët e pushtetit që na kanë udhëhequr për dy dekada u treguan se ishin fruta të “krimbur” nga  paratë e vjedhura nga arka e shtetit, nga ryshfetet, nga grabitja e pronave, nga allishverishet më të ndyta, të krimbur politikisht dhe  moralisht, prandaj mafia Politike në Kosovë ka vepruar si në parajsën  e qejfit, ku të gjithë hanë e pinë e askush nuk ju kërkon llogarinë, prandaj  shteti jon me institucione pasive të drejtësisë gjendet në qorrsokak, në të cilin nuk gjendet asnjë shtet tjetër që doli nga sistemi i mëparshëm si rezultat i shkëputjes tranzicionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".